#DebatPernime për Energji dhe Ambient (TV)

Teuta Sahatçia – LDK: Në mandatin e parë 90% e popullatës do të kenë qasje në ujë të pijshëm. Në mandatin e dytë 100%

“Në mandatin e parë mbi 90 për qind e popullsisë do të kenë qasje në rrjetin me ujë të pijshëm. Në mandatin e dytë që ne do ta udhëheqim, do ta bëjmë furnizimin 100 për qind”, tha Teuta Sahatçija e LDK-së.

Agron Dida – VV: Ne do të ndërtojmë termocentrale vetë, do të prodhojmë energji të ripërtërishme vetë

“Asnjë investitor nuk ka me ardhë me këtë qeveri, me këtë mendësi të dhënies, jepja atij, jepja atij… ne do t’i bëjmë ato me mjete tona. Kemi me ba centralin tonë vetë, kemi me ba energji të ripërtërishme vetë dhe do të jemi pronarë vetë të këtyre kapaciteteve”, tha Agron Dida nga “Vetëvendosje”.

Laura Kryeziu – AAK: PDK-ja ka në listën e ngushtë kompani fantome për ndërtimin e termocentralit

“Ne e dimë shumë mirë se çfarë kompani kanë këta (PDK), kompani fantome, që s’kanë asnjë referencë për ndërtimin e termocentraleve. E dimë shumë mirë se si e kemi lënë ne në vitin 2007 me çfarë kompani gjigante botërore të cilat kanë portfolion”, tha Laura Kryeziu e AAK-së.

Gani Koci- PDK: Gjatë dy mandateve të Thaçit ka pasur rrymë 24 orë

“Është thënë se do të kemi 24 orë energji elektrike dhe 24 orë energji elektrike ka pasur në këto dy mandate të kryeministrit Thaçi”, tha Gani Koci i PDK-së.

Izet Ibrahimi – NISMA: Kosova ka tarifa të komplikuara të energjisë

Fadil Ismajli – AKR: Do ta heqim taksën e qymyrit dhe do ta ulim çmimin e energjisë për 10 për qind

“AKR-ja e ka planin e vet që do të sigurojë energji më të lirë për konsumatorin. Kur AKR-ja të vijë në pushtet, taksën e qymyrit do ta heqë fare dhe kjo ndikon në tarifë për 10 për qind më pak. A po premtoni 10 për qind zbritje të energjisë? Pa dyshim, 10 për qind është fatura më e ulët”, tha Fadil ismajli nga AKR-ja.

PDK-ja harron premtimet për 77 hidrocentrale

Blerim Rexha për premtimet e parealizuara të PDK-së

Jeta Xharra: Cila nga ato 77 hidrocentrale të premtuara është tani në funksion?

Blerim Rexha: Në Deçan është afër përfundimit.

Jeta Xharra: Është 1 prej 77-ve të premtuara…

Blerim Rexha: Shikoni, ne po flasim për një model që po ftojmë investitorë që të vijnë të investojnë në Kosovë të investojnë dhe po investojnë. Kjo është e hapur, do të vijnë të tjerë….

Jeta Xharra: Ju në vitin 2010 i keni premtuar 77 që do të kryhen…

Blerim Rexha: Nuk besoj që kemi premtu…

—–

Izet Ibrahimi – NISMA: Energji nga mbetjetet urbane

Besa Gaxherri- LDK: Do sjellim 600 megavatë tjera deri në vitin 2019

Do të ndërtohet termocentrali me bazë të linjitit-“Kosova C”, me kapacitet instalues 2 herë nga 300 megavatë deri në vitin 2019”, tha Besa Gaxherri nga LDK-ja.

Agron Dida – VV: Kombinimi i sistemeve të energjisë Shqipëri-Kosovë nuk është ëndërr

Ardian Gjini- AAK: Do të bëjmë termocentral 2100 megavatësh me thëngjillin e Sibovcit

“AAK-ja do ta ndërtojë një termocentral prej 2100 megavatësh i cili do t’i shfrytëzojë pasuritë nëntokësore të fushës së Sibovcit që garantojnë prodhim për 40 vjet. Është matë sasia e thëngjillit dhe 2100 megavatëshi nuk është krejt kot”, tha Gjini.

Fadil Ismajli- AKR: Do të kujdesemi për energji që nuk e dëmton ambientin

AKR-ja në radhë të parë kujdeset për sigurinë e furnizimit të energjisë elektrike, pra për furnizim të rregullt dhe me rezerva të caktuara, kujdeset që kjo energji të mos e degradojë ambientin e aq më pak të mos ndikojë në shëndetin e popullatës, këtë strategji e bazon në bashkëpunim të ngushtë dhe treg të përbashkët me Shqipërinë, do ta shfrytëzojë në maksimum efiçiencën e energjisë që nënkupton izolimet e shtëpive dhe kursimin në format tjera”.

“AKR-ja në radhë të parë kujdeset për sigurinë e furnizimit të energjisë elektrike, pra për furnizim të rregullt dhe me rezerva të caktuara, kujdeset që kjo energji të mos e degradojë ambientin e aq më pak të mos ndikojë në shëndetin e popullatës, këtë strategji e bazon në bashkëpunim të ngushtë dhe treg të përbashkët me Shqipërinë, do ta shfrytëzojë në maksimum efiçiencën e energjisë që nënkupton izolimet e shtëpive dhe kursimi në format tjera”, tha Ismajli.

——————————–

Cila është oferta e PDK-së, LDK-së, “Vetëvendosjes”, AAK-së, AKR-së dhe Nismës për energjinë dhe ambientin? Çfarë planesh kanë ato për t’u dhënë fund telasheve të kosovarëve me furnizimin me energji dhe në të njëjtën kohë për ta përmirësuar ambientin?

Për këto dhe çështje të tjera në panelin e sotëm për energjinë dhe ambientin do të marrin pjesë këta përfaqësues të partive politike:

AKR: Sabit Rastelica, Azra Krasniqi dhe Fadil Ismajli;

AAK: Magbule Shkodra, Ardian Gjini dhe Laura Kryeziu;

PDK: Blerim Rexha, Laura Zherka dhe Gani Koci;

LDK: Teuta Sahatçija dhe Besa Gaxherri

“Vetëvendosje”: Agron Dida, Lumnije Morina dhe Faruk Mujka; dhe

NISMA:Izet Ibrahimi dhe Petrit Gashi.