Debati Vërtetoi Tentimet e Ndikimit në Gjyqësor

Ambasada Amerikane në Kosovë reagoi të hënën duke iu bashkuar qëndrimit të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian, Samuel Zbogar, kundër diskutimit të rastit “Kiqina” në Parlament.

“Debati i së premtes vetëm se konfirmoi kritikat e disave se udhëheqësit politikë të Kosovës tentojnë të ndikojnë në procedurat e sundimit të ligjit dhe të minojnë pavarësinë e gjyqësorit”, thotë deklarat e Ambasadës së SHBA-ve.

“Debati i vazhduar i Parlamentit për një çështje gjyqësore tashmë të gjykuar i shërben vetëm dobësimit të mëtutjeshëm të institucioneve të Kosovës”, vazhdon deklarata.