Çmimet e larta, ministria anulon 15 lote të tenderit 4.5 milionësh për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar 15 lote nga tenderi për “Furnizim Emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për Corona-Virus. Ky tender fillimisht ka pasur 18 lote, prej të cilave vetëm për tri lote MSh ka gjetur ofertues të përgjegjshëm dhe i ka nënshkruar kontratat. 10 lote janë anuluar meqë ofertat që ka pranuar ministria e Shëndetësisë ishin substancialisht më të larta se sa vlera e planifikuar për të shpenzuar për to.

Diskrepanca më e madhe ka qenë për lotin katër për blerjen e 88 mijë e 858 copë veshje mbrojtëse për tërë trupin (madhësia XL) për të cilin Ministria e Shëndetësisë kishte planifikuar të shpenzonte 710,864 euro. Por, për këtë lot ministria ka pranuar ofertë në vlerë prej 2,354,737 euro nga biznesi “LEGO Sh.P.K”. Kurse operatori ekonomik N.SH.T “MADE-KOS” kishte ofertuar me 1,082,290 euro, ndërsa kompania “N.P. KO – MED” kishte ofertuar me 1,421,728 euro. Ky lot është anuluar me arsyetimin se ofertat kanë tejkaluar substancialisht buxhetin e planifikuar nga ministria e Shëndetësisë.

Loti i parë për blerjen e 132 copë maska kirurgjikale është anuluar me arsyetimin se ofertat kanë tejkaluar substancialisht buxhetin e planifikuar nga ministria e Shëndetësisë. Kjo ministri kishte planifikuar 66,489.50 euro. Për këtë lot, MSH ka pranuar 3 oferta. Për këtë lot kanë ofertuar: “KO – MED” në vlerë 87,766 euro, Liri-Med ka ofertuar 119,681 euro dhe “Ledo” ka ofertuar me 132,979 euro.

Në lotin 3 ishin planifikuar të bliheshin 74 mijë e 452 copë veshje mbrojtëse për tërë trupin të madhësisë L, në vlerë prej 595,616 euro. Loti tre i këtij tenderi është anuluar me arsyetimin se ofertat kanë tejkaluar substancialisht buxhetin e planifikuar nga ministria e Shëndetësisë. MSh kishte planifikuar të shpenzonte 595,616 euro për blerjen e veshjeve mbrojtëse, madhësia L ndërsa kishin ofertuar tre operatorë: operatori ekonomik “LEGO” SH.P.K kishte ofertuar me 1,972,978 euro, operatori ekonomik N.SH.T “MADE-KOS” kishte ofertuar me 906,825 euro, kompania “N.P. ” KO – MED” kishte ofertuar me 1,191,232 euro.

Në lotin 5 ishin planifikuar të bliheshin 81 mijë e 285 copë veshje mbrojtëse për tërë trupin, madhësia XXL, në vlerë prej 650,280.00 eurosh. Edhe ky lot është anuluar me arsyetimin se ofertat kanë tejkaluar substancialisht buxhetin e planifikuar nga ministria e Shëndetësisë. MSh kishte planifikuar të shpenzonte 650,280.00 euro për blerjen e veshjeve mbrojtëse për tërë trupin, madhësia XXL, ndërsa kishin ofertuar tre operatorë: “LEGO” SH.P.K me 2,154,053 euro, operatori ekonomik N.SH.T “MADE-KOS” kishte ofertuar me 990,051 euro, kompania “N.P. ” KO – MED” kishte ofertuar me 1,300,560 euro.

Në lotin 6 ishin planifikuar të bliheshin 22 mijë e 483 copë mburoja për fytyrë, në vlerë prej 106,119 euro. Edhe ky lot është anuluar me arsyetimin se ofertat kanë tejkaluar substancialisht buxhetin e planifikuar nga ministria e Shëndetësisë. MSh kishte planifikuar të shpenzonte 106,119 euro për blerjen e mburojave për fytyrë. Për këtë lot kishin ofertuar dy operatorë, operatori ekonomik “LEGO” SH.P.K me 121,408,20 euro, ndërsa operatori ekonomik N.SH.T “MADE-KOS” kishte ofertuar me 157,381,00 euro.

Në lotin 11 ishin planifikuar të bliheshin 47 mijë e 223 litra dezinfektues në vlerë prej 259,726.50 eurosh. Për këtë lot kishin ofertuar dy operatorë, operatori ekonomik “LEGO” SH.P.K me 519,453,00 euro, ndërsa operatori SH.P.K “LIRI-MED” kishte ofertuar me  448,618,50 euro. Ministria e kishte anuluar edhe këtë me arsyetimin se ofertat ishin më të larta se sa vlera e parashikuar.

Me të njëjtin arsyetim ishte anuluar edhe lotin 12, për blerjen e 64 mijë e 917 copë dorëza sterile, madhësia S për të cilat ishin planifikuar 8,439.21 euro. Për këtë lot kishte aplikuar vetëm operatori ekonomik “N.P. ” KO – MED” me 11, 685,06 euro.

Në lotin 13 ishin planifikuar të bliheshin 149 mijë e 233 copë dorëza  sterile, madhësia M, në vlerë prej 19,400.29 euro. Për këtë lot kishte aplikuar vetëm operatori ekonomik “N.P. ” KO – MED” me 26, 861,94 euro. Ministria e ka anuluar këtë lot.

Në lotin 14 ishin planifikuar të bliheshin 113 mijë e 050 copë dorëza  sterile, madhësia L, në vlerë prej 14,696.50 euro. Loti ishte anuluar meqë kishte aplikuar vetëm operatori ekonomik “N.P. ” KO – MED” me 20,349,00 euro. Edhe loti 15 për blerjen e ‘541 Termometër infra të kuq për ballë’ në vlerë prej 12,713.50 euro është anuluar meqë ofertat kanë tejkaluar substancialisht buxhetin e planifikuar nga ministria e Shëndetësisë. Për këtë lot kishin ofertuar dy operatorë, “LEGO” SH.P.K me 78,445 euro dhe operatori SH.P.K “LIRI-MED” me 81,150 euro.

Ndërsa, MSh i ka anuluar lotet: 8,9.10, 17,18 për mungesë të ofertuesve.

Në lotin 8 ishin planifikuar të bliheshin 435 mijë e 910 copë dorëza të madhësisë S në vlerë prej 26,154 eurosh. Në lotin 9 ishin planifikuar të bliheshin 660 mijë e 943 copë dorëza të madhësisë M në vlerë prej 39,656 eurosh. Në lotin 10 ishin planifikuar të bliheshin 597 mijë e 777 copë dorëza të madhësisë L, në vlerë prej 35,866 euro.

Në lotin 17 ishin planifikuar të bliheshin 1 mijë e 462 copë qese për kufoma, në vlerë prej 43,860 euro.

Në lotin 18 ishin planifikuar të bliheshin 896 kuti për transportimin e mostrave në vlerë prej 89,600 euro. Ministria e Shëndetësisë ka blerë 215 mijë e 911 copë “maska respiratore FFP2” në vlerë prej 1,716,492 euro. Kontrata për këtë lot është nënshkruar me kompaninë “LEGO” SH.P.K.

Kjo ministri e ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Made Kos” për blerjen e 11 mijë e 853 copë syze mbrojtëse në vlerë prej 29,632 euro.

Janë blerë edhe 33 mijë e 741 sete çarçafa për një përdorim në vlerë prej 96,161.85 euro nga operatori ekonomik N.P “KO-MED”.

Furnizimi me këto materiale është paraparë të bëhet për 3 muaj në vazhdim.

Këto tri lote kanë qenë pjesë e një tenderi të madh, në vlerë prej 4.5 milionë euro (4.530.406,30) me gjithsej 18 lote.

15 lote janë anuluar nga Ministria e Shëndetësisë të tenderit “Furnizim Emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për Corona-Virus”, janë anuluar nga ministria e Shëndetësisë për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjshme apo se kanë pranuar oferta që e tejkalojnë buxhetin e planifikuar nga ministria.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).