Çfarë dihet dhe nuk dihet për Komunitetin Politik Evropian (EPC)

Më shumë se 40 liderë evropianë pritet të mblidhen sot në Pragë për takimin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian (EPC), por shumë mbetet e paqartë se çfarë përfaqëson dhe mund të arrijë kjo organizatë e re.

Ky takim i parë po mbahet vetëm pesë muaj pasi Emmanuel Macron foli për herë të parë për këtë komunitet si një përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe rishikimit të plotë gjeopolitik që shkaktoi në kryeqytetet evropiane.

Ky format i ri ka për qëllim gjithashtu t’i qetësojë nervat e qarqeve në dhomën e pritjes për anëtarësimin në BE, të cilat ishin shqetësuar nga aplikimet e shpejta të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë për t’iu bashkuar BE-së pas pushtimit rus të Ukrainës.

Macron theksoi se Komuniteti Politik Evropian (EPC) nuk duhet të jetë një alternativë ndaj antaësimit, por përkundrazi të lejojë bashkëpunim më të thellë me vendet demokratike në të gjithë kontinentin.

Për Steven Blockmans, drejtor i kërkimit në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane (CEPS), shpejtësia me të cilën u organizua ky takim sugjeron se ka “çështje këtu që i tejkalojnë mosmarrëveshjet dypalëshe dhe që kanë të bëjnë me të ardhmen e sigurisë evropiane.”

Gjithashtu i bën me dije “Rusisë dhe Bjellorusisë se pjesa tjetër e Evropës në thelb është duke u bashkuar në mbrojtje të atij rendi evropian të sigurisë,” shtoi ai.

Një forum i ri për ta diskutuar të ardhmen e kontinentit

Shumica e komenteve të shkruara që nga njoftimi i Macronit për Ditën e Evropës kanë qenë mjaft pozitive në lidhje me propozimin.

Sikurse pandemia e COVID-19, ashtu edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, kanë rezultuar në akuza se BE-ja ka qenë shumë e vetëkënaqur për varësitë e veta dhe për ndikimin e aktorëve të huaj, të tillë si Rusia dhe Kina në oborrin e saj.

Prandaj, kjo organizatë e re do të ishte një “shtesë e mirëpritur për organizatat ndërkombëtare dhe konferencat e tjera ndërqeveritare që ekzistojnë”, tha Blockmans.

Shumica e vendeve evropiane tashmë i përkasin një ose disa organizatave duke përfshirë BE-në, aleancën ushtarake të NATO-s, Këshillin e Evropës, i cili synon t’i mbështesë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në vendet e tij anëtare, dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) mandati i së cilës përfshin çështje të tilla si kontrolli i armëve, liria e shtypit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Mirëpo këto dy të fundit kanë qenë joefektive në regjimin politik në Rusi.

Moska u largua nga Këshilli i Evropës disa orë përpara një votimi për përjashtimin e saj, ndërsa OSBE, vendimet e së cilës merren në bazë të unanimitetit, “është rrëmbyer në dy vitet e fundit nga Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia, në adresimin e çështjeve të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të zgjidhjes së konfliktit”, sipas Blockmans.

Komuniteti Politik Evropian ose EPC, siç u parashikua nga Macron dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në fjalimet e fundit, në vend të kësaj do të ofronte hapësirë ​​për diskutime politike dhe strategjike për të ardhmen e kontinentit.

“Ky komunite me të vërtetë e ka potencialin për të ndërtuar një forum të ri për shkëmbimin strategjik dhe politikëbërjen në një shkallë pan-kontinentale, gjë që është shumë ajo që kërkon situata gjeopolitike për momentin,” Daniela Schëarzer, drejtoreshë ekzekutive për Evropën dhe Euroazinë në Open Society Foundations, tha për Euroneës.

“Ne e dimë se Evropa nuk ka investuar mjaftueshëm në lagjen e saj për një kohë të gjatë,” vazhdoi ajo. “Pra, nëse ky Komunitet Politik Evropian bëhet një forum dhe një vend për politikëbërje, kjo në fakt u tregon fqinjëve të BE-së se është interesante për partneritet më ngushtë me BE-në, kjo do të krijojë më shumë stabilitet në fqinjësinë e BE-së.”

Çfarë dihet për EPC?

Megjithatë, pak dritë është hedhur që nga fjalimi i Macronit më 9 maj mbi formën dhe shtrirjen që EPC do të ketë përpara.

Një nga gjërat e pakta që është publikuar është lista e të ftuarve të pjesëmarrësve të ftuar me 44 emra.

Të 27 vendet e BE-së, çuditërisht, janë ftuar, si dhe vende të treta aktualisht në faza të ndryshme të anëtarësimit në BE – Shqipëria, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Ukraina – ose që kanë aspirata për t’u bashkuar me BE-në: Gjeorgjia dhe Kosova.

Aleatët e ngushtë të BE-së, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda gjithashtu janë të ftuar, ashtu sikurse aleati i BE-së Britania e Madhe dhe udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit. Së fundi, ishin të ftuar edhe presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Këshilli Evropian, i cili e bashkëorganizoi këtë takim të parë me Republikën Çeke, tha në letrën e ftesës se ky takim synon ta sigurojë një platformë për “koordinim politik” duke i vendosur liderët “në baza të barabarta”.

Kjo bëhet me qëllim që të nxisë bashkëpunimin në fushat me interesa të përbashkëta dhe në këtë mënyrë ta forcojë “sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës në tërësi”.

Udhëheqësit do të fillojnë duke u takuar në një seancë plenare në orët e para të pasdites përpara se të ndahen për diskutime në tryezë të rrumbullakët që do të mbulojnë tema duke përfshirë paqen dhe sigurinë, energjinë dhe klimën, situatën ekonomike, migrimin dhe ndrysueshmërinë.

Më pas ata do ta kenë mundësinë të mbajnë takime dypalëshe përpara se të mblidhen për një seancë plenare përmbyllëse të mbajtur gjatë darkës.

Çfarë nuk dihet për EPC?

Pothuajse gjithçka tjetër kërkon debat.

Këshilli Evropian ka thënë tashmë, për shembull, se nuk do të ketë një deklaratë të përbashkët të lëshuar në fund të takimit për të përshkruar nëse udhëheqësit arrijnë një konsensus mbi temat e diskutuara ose për të ardhmen e vetë organizatës.

“Rezultati më i mirë i takimit të parë do të ishte, mendoj, të bien dakord për një lloj termi minimal të referencës, në të cilin kusht ata do të takohen përsëri, sepse ekziston një nevojë reale për t’i ripërcaktuar marrëdhëniet e BE-së me fqinjët e saj në një mënyrë të re. “tha Schëarzer.

Si do të strukturohet EPC?

Rreziku është se ky takim mund të jetë një sukses i njëhershëm pa një strukturë të duhur, si p.sh. një sekretariat që do të kryente punën administrative dhe do t’i organizonte takimet pasuese.

Këshilli i BE-së është i mendimit se drejtuesit e EPC duhet të takohen dy herë në vit. Skenari i kompromisit do të ishte që ai të modelohet në bazë të G20-ës me samite të organizuara me rotacion nga secili vend pjesëmarrës, ku vendi nikoqir do të alternohet midis një shteti anëtar të BE-së dhe një vendi të tretë.

Si do të merren vendimet?

Ekziston gjithashtu një çështje e buxhetit dhe nëse duhet të ketë apo jo një buxhet i përbashkët financiar për të paguar për projektet e ndryshme që mund të ndërmerren ose nëse vendet thjesht duhet të vendosin në varësi të interesave të tyre.

Dhe kjo çon në mënyrën se si merren vendimet: A duhet të merren si një grup prej më shumë se 40 vetash apo duhet të lejohen të ashtuquajturat “koalicione të vullnetarëve” të vazhdojnë me projektet e tyre?

Shumë do të varet gjithashtu nga lloji i votimit që kërkohet për marrjen e vendimeve: unanimiteti ose shumica e cilësuar.

Kjo është aktualisht subjekt i shumë kërkimeve në BE, ku vendimet për politikën e jashtme, duke përfshirë sanksionet, si dhe për mbrojtjen, anëtarësimin dhe buxhetin kërkojnë mbështetjen e secilit shtet anëtar. Kritikët e votimit me unanimitet thonë se kjo e ka ngadalësur bllokun e BE-së për t’u përshtatur dhe për t’iu përgjigjur krizave dhe disa liderë kanë bërë thirrje tani për një rishikim të traktateve për ta hequr këtë rregull.

“Unë mendoj se nuk duhet të ketë ambicie për të organizuar gjithçka në grupe me mbi 40 vende,” tha Schëarzer.

Kriteret për përfshirje

Se cilat vende duhet të përfshihen dhe mbi çfarë baze mbetet ende e paqartë.

Vendet kandidate për në BE, për shembull, pritet ta mbështesin një linjë të ngjashme në politikën e jashtme, veçanërisht kur bëhet fjalë për sanksionet. Megjithatë, Serbia, e cila ka negociuar anëtarësimin në BE që nga viti 2014, deri më tani ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës për pushtimin e saj në në shkallë të plotë të Ukrainës.

Për Schëarzer “një kusht për vlerat themelore të mishëruara në traktatet e BE-së, Kartën e të Drejtave të Njeriut, të Këshillit të Evropës, dhe pjesëmarrja në politikën e sanksioneve ndaj Rusisë duhet të jetë një parakusht.”

Ndërkohë, Blockmans argumentoi se lista e pjesëmarrësve të ftuar tregon se “referencat fillestare të Macronit për t’i bashkuar vendet demokratike të Evropës rreth tryezës gjithashtu kanë mbetur prapa, përndryshe, nuk do të shiheshin liderët e Azerbajxhanit, potencialisht edhe të Turqisë, rreth tryezës” dhe se fokusi i EPC po kalon nga një aleancë demokratike në një aleancë gjeopolitike.

“Dhe, sigurisht, gjeopolitika nuk përcaktohet domosdoshmërisht në përputhje me liritë themelore dhe demokracinë, por në termat e fuqisë dhe aftësisë për të ushtruar pushtet,” theksoi ai./Euronews