Cenzura që Shpërfaq Rrezik më të Gjerë

Vendimi i televizionit publik të Kosovës (RTK) për mostransmetim të intervistës së Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) me gangsterin me nam Enver Sekiraqa për shkak të implikimeve të mundshme ligjore ishte një kërcim i pamenduar në censurim. Kjo tregoi se shumë njerëz në gazetarinë e Kosovës jetojnë si në izolim në kohën kur mediat përreth botës merren me tema shumë më të ndjeshme dhe diskutueshme siç janë Wikileaks, skandali i përgjimit të telefonave në Britani dhe gjykimi i vrasësit masiv Anders Breivik.

Intervista me Sekiraqën, i arratisuri më i kërkuar në Kosovë gjersa u dorëzua në policinë e EULEX-it më 28 shtator, doli me pjesë vetëm në Gazeta Jeta në Kosovë dhe në Koha Ditore.

Ajo elaboron përfshirjen e dyshuar të Sekiraqës në vrasjen e policit kosovar Triumf Riza në vitin 2007; pretendimet për aktivitetet e tij si mbledhës i votave për Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK; dhe më kundërthënësja, ndalimin e tij në një burg të improvizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) në Llap në vitin 1999. Sekiraqa po ashtu diskuton ekzekutimin e dyshuar të disa bashkëvuajtësve të burgosur nën urdhrat e oficerëve të cilët tani janë anëtarë të partisë në pushtet, Partisë Demokratike të Kosovës – PDK, për çka ai pretendon të ketë informuar Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Nuk është se ka qenë gjykim i lehtë, por është edhe në interes të publikut që të tregohen lidhjet e supozuara mes politikës dhe nëntokës kriminale përmes një interviste me një nga njerëzit më të frikshëm dhe famëkeq të Kosovës. Dilema në Kosovë ishte nëse mediat duhet t’i japin hapësirën një personi të akuzuar për krime të rënda dhe nëse kjo mund të ndërhyjë në gjykimet e ardhshme.

Nuk është e pazakontë që një transmetues të jetë i shqetësuar për intervista me potencial të rrezikojnë një gjykim të drejtë apo të implikojë të tjerë të cilët mund të ngrehin padi, në mes çështjeve tjera. Por në rastin e Sekiraqës, intervista u botua në Koha Ditore dhe në Gazeta Jeta në Kosovë dhe asnjë prokuror nuk ngriti shqetësim ligjor. Kështu që çështja e transmetimit të emisionit u bë etike: se a do t’i sjell ajo glorifikim të krimit në llogari të familjeve të viktimave.

Dilema nuk është unike. Por në shumë shkrime të rëndësishme në mediat perëndimore, redaktorët kanë vendosur në të mirë të interesit të gjerë të publikut.

Dilema nuk e ka ndaluar BBC-në për të transmetuar tash së fundi një raport të Paul Mason në lidhje me daljen e partisë politike ekstremiste të krahut të djathtë në Greqi, Golden Dawn. Ai kishte intervistuar një udhëheqës që mburrej në lidhje me dhunën e kryer kundër emigrantëve, duke përfshirë edhe shqiptarëve.

Transmetuesi amerikan i lajmeve ABC ka transmetuar publikuar intervistën e John Miller-it me Osama bin Laden në vitin 1998, ku udhëheqësi i Al Qaeda-s jepte argumentet e tij për xhihad kundër SHBA-së. Intervista ishte ri-transmetuar shumë herë në SHBA pas sulmeve të Shtatorit 2011. Kjo nxit pyetjen: nëse publiku amerikan mund të përtyp të shohë një intervistë me një njeri që dyshohet se është prapa sulmeve terroriste më të këqija në historinë e SHBA-së, pse kosovarëve nuk u lejohet të dëgjojnë nga Sekiraqa, krimet e dyshuara të të cilit janë larg të pakrahasueshme.

Vitin e kaluar, televizioni suedez ka transmetuar intervistën me Julian Assange ndonëse në Suedi ai ishte i kërkuar nga policia dhe prokurorët për akuza të dhunimit. Madje edhe RTK ka aplikuar një gjykim redaktorial të ngjashëm kur i ka lejuar BIRN-it që të transmetojë intervistën në nëntor me Nazim Bllacën, një vrasës i vetë-deklaruar i cili po ashtu është dëshmitar në një gjykim të rëndësishëm në lidhje me disa vrasje të pas-luftës me motive politike. RTK-ja kishte vendosur të transmetonte programin përkundër ankesave dhe kritikave të cilët thoshin se pretendimet e Bllacës nuk ishin të verifikueshme dhe se transmetimi i intervistës do të glorifikonte një vrasës.

Por, atyre që mendonin se intervista e Bllacës ishte vetëm spektakël, iu vërtetua se e kishin gabim. Gati një vit më vonë, Fahredin Gashi dhe Hysni Rama u dënuan e burgosën bazuar në dëshminë e Bllacës. Pesë të tjerë ende janë në gjykime ku Bllaca është dëshmitar.

Ne që punojnë në media duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të masim vlerën e prezantimit të rrëfimeve të njerëzve kontroversë në publik. Por ne, në anën tjetër, nuk kemi të drejtë të censurojmë informacionet vitale për interesin e publikut kinse duke u thirrur në standarde etike. Kur e bëjmë këtë, rrezikojmë të humbim besimin e publikut që do të dyshojë se mediat po mbrojnë njerëzit e fuqishëm para se të ta bëjnë kryejnë punën për të cilën janë të thirrua – vënien në spikamë të atyre që kanë pushtet dhe kërkimin e llogaridhënies prej tyre.