“Burri i Gruas Sime”, Premierë në Gjakovë (TV)

Leka nga Gjakova dhe Toni nga Durrësi, dy karaktere të ndryshme burrash, ishin të martuar njëkohësisht me të njejtën grua, e cila i bind se të dy i dashuronte njëkohësisht.

Por Eva përveç dy burrave kishte edhe një dashnor.

Toni një burrë serioz dhe me një karakter më të fortë, vije në shtëpinë e ortakut të tij në Gjakovë, dhe të dy mësojnë për njëri tjetrin se janë burri i gruas së tyre.

Duke mos mundur të bënin ballë largimit të Evës nga jeta e tyre, ata tentonin të bënin marrëveshje se cili do ta marrë Evën.

“Burri i gruas sime”, është quajtur komedia e dhënë premierë në mbrëmjen e së enjtes në Teatrin Profesional të Gjakovës, nën regjinë e Fatmir Hysenit e me tekst të autorit kroat Miro Gavran, ku luajtën aktorët Jahja Shehu, Ahmet Bakija dhe Miradije Muriqi.