Bullgaria Demaskoi Planin

Kjo u zbulua nga ish ministrja e jashtme e Bullgarisë, Nadezhda Neynski në një dokumentar rreth “Operacioni Patkoi” e transmetuar në kanalin televiziv privat bullgar, bTV.

“I kam dhënë një raport ministrit të jashtëm Gjerman Joschka Fischer – respektivisht NATO’s – e cila ishte në zotërim të qeverisë bullgare që e bëntë të qartë që ekzistone një plan, “Patkoi” I përgaditur me kujdes nga shërbimet intelegjente të Serbisë dhe të liderit të athershëm Milosevic që kishte caktuar dy qëllime.

E para, për të ahkatërruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe e dyta, të ‘pastronin’ Kosovën nga shqiptarët etnik. Qëllim I përgjithshëm I këtij plani ishte deportimi I masës së madhe shqiptare nga Kosova. Kishte filluar në fund të muajit shkurt, 1999,” Neynski, aktualisht deputete në parlamentin bullgar, zbuloi në dokumentarin e titulluar “Historia  fshehtë e planit Patkoi”, shkruan agjencia e lajmeve të Sofies, Novinite.com.

Dokumentari nxjerr në pah që informata rreth planit të Milosevicit “Patkoi” ishte rrëmbyer nga intelegjenca ushtarake e Bullgarisë dhe I është dhënë qeverisë bullgare e udhëhequr atë kohë nga partia djathtiste UDF (Union of Democratic Forces), dhe kryeministri Ivan Kostov (1997-2001), shkruan Novinite.

Dokumentari po ashtu shpreh fokusin mbi çështjen e refuzimit e Bullgarisë për pranimin e refugjatëve nga Kosova gjatë krizës së vitit 1999 duke theksuar që pozita e qeverisë ishte “plotësisht i drejtë”.

“Ju e dini se kishte presion të madh në Bullgari që të pranonte refugjatët”, thotë Neynski, duke theksuar se autoritetet e atëhershme bullgare ishin të shqetësuara për “palestinizimin” e mundshëm të konfliktit të Kosovës.

Atë kohë, Bullgaria kishte refuzuar duke u frikësuar se konflikti mund trë zgjerohej edhe më shumë duke thënë se ‘fatkeqësisht, në Ballkan këta njerëz do të mund të kenë qasje të lehtë në armatim dhe të fillonin sulme nga kufijt tjerë duke përfshirë edhe shtetet fqinje në konflikt.

Neynski gjithashtu komentoi pohimet se “Plani Patkoi” i Milosevicit, për spastrimin etnik në Kosovë, nuk ka ekzistuar por se është fabrikuar nga inteligjenca perëndimore për të arsyetuar bombardimet kundër Serbisë.

“Ky plan ka ngritur shumë emocione, sepse në esencë ka legjitimuar luftën në Kosovë – domethënë, për të gjetur një shpjegim për çështjet për të cilat janë brengosur, nëse shkalla e madhe e eksodit është shkaktuar nga bombardimet apo diçka tjetër.

Përgjigja është se ato janë shkaktuar nga diçka tjetër dhe se ky ishte ‘Plani Patkoi’ i shërbimit inteligjent serb”, shpjegon ajo, duke shtuar se dëbimi masiv i shqiptarëve etnikë nga Kosova ka filluar rreth 25 shkurt 1999, “kur nuk kishte logjikë që këta njerëz që të largohen nga Kosova”.