Pjesëmarrësit në Festivalin e dytë të Rinisë në Kosovë, i cili synon të afrojë më shumë komunitetet. Foto: Fatlinda Daku/United Youth Task Force.

Brezi i viteve 1990 në Kosovë e merr personalisht çështjen e pajtimit

Dy shoqe të reja në Kosovë, njëra serbe dhe tjetra një shqiptare, janë dy nga aktivistet e reja që punojnë në nisma themelore për t’u përpjekur të kapërcejnë ndasitë që kanë vazhduar që nga lufta e viteve 1998-1999.

 

Andjela Mirkovic, një serbe e Kosovës nga Mitrovica, dhe Diellza Geci, një shqiptare e Kosovës nga Prishtina, u takuan për herë të parë në Institutin e Teknologjisë Rochester në Kosovë, një universitet privat në Prishtinë, dhe u bënë shoqe të ngushta.

Të dyja janë nga 22 vjeçe dhe janë përfshirë në projekte që synojnë bashkimin e komuniteteve të dëbuar të Kosovës në një vend i cili është zyrtarisht një shtet multi-etnik, por ku ndasitë janë akoma të mëdha dhe përpjekjet për pajtim pas luftës janë të pakta.

”Uroj ditën kur miqësia dhe bashkëpunimi ynë të mos jetë më histori, por e tillë të mbetet armiqësia jonë. Por ne jetojmë në një shoqëri të ndarë me kufij të padukshëm që na ndajnë – fjalë për fjalë ka kufij, jo të prekshëm, por në formën e ndasive midis grupeve etnike”, tha Geci.

Në mënyrë të pashmangshme, ato kanë prejardhje dhe pikëpamje të ndryshme rreth mënyrës sesi duhet t’i qasemi të kaluarës së trazuar të Kosovës.

Ndërsa Mirkoviç beson se “e kaluara duhet të lihet pas dhe ne duhet të shohim nga e ardhmja”, Geci mendon se është “një gabim të harrosh të kaluarën”.

“Megjithatë, ne duam t’i tregojmë botës dhe brezave të tjerë që të rinjtë nuk mund të përdoren si justifikim për të mos folur me njëri-tjetrin dhe për të mos bashkëpunuar”, tha Mirkoviç.

“Ne besojmë vërtet se mund të bëjmë ndryshime”

Andjela Mirkovic. Foto: Atdhe Mulla

Andjela Mirkoviç është pjesë e ekipit vendimmarrës në United Youth Task Force, një OJQ me anëtarë nga të gjitha komunitetet e Kosovës e cila ka punuar në projekte që synojnë nxitjen e pajtimit.

“Në ekipin kryesor kemi shqiptarë, serbë, turq, romë dhe ashkali dhe ne punojmë pa paragjykuar gjininë apo përkatësinë etnike”, tha Mirkoviç.

“Ne si të rinj mund të shërbejmë si një shembull. Ne jemi e ardhmja e brezit tonë, ndërtuesit e paqes, dhe dallimet tona nuk na ndajnë akoma më shumë, por na bëjnë më të fortë”, shtoi ajo.

Ekipi i United Youth Task Force beson se puna e tyre e përbashkët mund të tregojë se komunitetet e Kosovës mund të jetojnë një jetë normale së bashku.

Në një nga projektet e tyre, të titulluar “Rrëzimi i kufijve përmes artit”, artistë nga të gjitha komunitetet u bënë bashkë për të pikturuar, biseduar me njëri-tjetrin dhe për të krijuar bazën për bashkëpunim.

“Çdo komunitet ka sfida me të cilat përballen dhe ne kemi dashur të bëjmë ndryshime në komunitetin tonë në çështje të tilla si papunësia, mungesa e qasjes në arsim, sidomos për vajzat, dhe në proceset e vendimmarrjes në politikë. Ekzistojnë grupe të margjinalizuara që lihen pas për shkak të paragjykimeve dhe stereotipave. Së bashku ne mund ta ndryshojmë atë”, tha Mirkoviç.

United Youth Task Force argumenton se zërat e të rinjve duhet të dëgjohen në mënyrë që ta ndryshojnë shoqërinë për mirë, por Mirkoviç tha se ndonjëherë nismat e saj nuk merren seriozisht.

“Kur njerëzit, dhe sidomos zyrtarët e qeverisë, shohin se ne po bashkëpunojmë së bashku, ata kanë tendencën të mendojnë se ne po shtiremi. Ishte e vështirë për ne të tregonim se jemi njësoj dhe se vërtet po punojmë së bashku si një. Ende përballemi me këto vështirësi bazuar në prejardhjen tonë të ndryshme etnike”, tha ajo.

Megjithatë, ajo nuk dekurajohet, duke këmbëngulur se “ne vërtet besojmë se mund të bëjmë ndryshime”.

“Të rinjtë tani nuk kanë asnjë përgjegjësi për vitet 1990”

Diellza Geci. Foto: Atdhe Mulla

Një event i suksesshme që Task Force United Youth ndihmoi të organizohej është Festivali i Rinisë i Kosovës, i cili tashmë ka dy vjet që organizohet. Pjesëmarrës të rinj ekspozojnë ushqim dhe veshje tradicionale të komuniteteve të tyre, luajnë muzikë dhe kërcejnë.

Diellza Geci është një nga ekipi i vogël i të rinjve që organizon eventin pas sigurimit të një granti nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, si pjesë e zbatimit të Rezolutës 2250 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili bën thirrje që të rinjtë të angazhohen më shumë në formësimin e paqes dhe të kontribuojnë për drejtësi dhe pajtim.

Qëllimi i festivalit është që të rinjtë nga komunitetet e ndryshme të Kosovës të njihen me njëri-tjetrin duke ndarë së bashku kulturën dhe folklorin e tyre.

Në fillim, reagimi i publikut ndaj festivalit ishte i vakët: “Njerëzit e konsideruan atë një lojë fëmijësh”, tha Geci.

Megjithatë, pjesëmarrja është rritur – në 2018, kishte 90 pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet etnike të Kosovës, por në vitin 2019, numri u rrit në 145.

Geci tha se në Festivalin e Rinisë, u bënë të dukshme shumë ngjashmëri midis komuniteteve të Kosovës, “duke filluar nga materiali dhe qëndisja në veshjet tradicionale. Dhe gjithashtu ushqimi në Ballkan është njëlloj, kështu që sigurisht i tillë është në këtë mini-Kosovë.

“Është interesante të shohësh se si reagojnë adoleshentët nga komunitete të ndryshme kur kuptojnë se kanë sjellë në festival të njëjtin gatim, duke menduar se ai është unik vetëm në kulturën e tyre”, qeshi ajo.

Festivali i Rinisë i Kosovës është vetëm në fillimet e tij, por deri më tani duket se është një fillim i mirë drejt krijimit të një festivali të përvitshëm që bashkon komunitete të ndryshme.

“Të rinjtë tani nuk kanë asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi në Ballkan gjatë viteve 1990. Ne ishim të gjithë foshnja në atë kohë”, tha Geci.

Por megjithatë, e kaluara nuk mund të fshihet, paralajmëroi ajo: “Ka njerëz që janë përgjegjës për disa krime dhe duhet të mbahen përgjegjës nga çdo grup etnik, pa harruar të kaluarën, sepse ata kriminelë do të vazhdojnë të përsërisin veten e tyre.”