Borxhet e ndjekin ‘këmba këmbës’ buxhetin e Ministrisë

Edhe në raportin e Auditimit për vitin 2019, për Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Auditori dha opinion të pa modifikuar, ku sipas raportit, pasqyrat financiare të përgatitura nga ky dikaster qeveritarë pasqyrojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet material për dallim nga  e kaluara ku kishte theksim të çështjes sa i përket besueshmërisë së regjistrit të pasurisë pastaj shpalosjes së pasurisë dhe detyrimeve.

Nga viti 2014 e këndej kishte mbi 80 rekomandime të dhëna nga Auditori për këtë dikaster qeveritar lidhur me të gjeturat dhe rrezikun e vlerësuar për to. Për nga numri i rekomandimeve të dhëna, në vitin 2019 u dhanë gjithsej  dymbëdhjetë, pra në nivelin e njëjtë për nga numri rekomandimeve me vitin 2015 dhe 2016 përderisa më së shumti rekomandime pati në vitin 207 gjithsej 21.

Dobësi në angazhimin e stafit

Sipas nenit 12 pika 4 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil, emërimet me afat të caktuar për një periudhë më të shkurtër se gjashtë muaj do të bëhen në bazë të kontratave të quajtura “Marrëveshje për shërbime të veçanta” të cilat i nënshtrohen Ligjit për Detyrimet dhe për të cilat zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Në vitin e kaluar, Ministria kishte angazhuar 88 zyrtarë përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta, ku më shumë se gjysma e tyre ishin angazhuar në Ministrinë e MBPZhR ndërsa të tjerët ishin angazhuar në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësorë dhe të APK.

Në këtë raport, auditori evidentoi se në disa raste kishte ku nuk ishin respektuar procedura të thjeshtësuara të prokurimit, pastaj kishte raste ku angazhimi i punonjësve ishte më i gjatë se gjashtë muaj.

Kjo praktikë e punësimit të njerëzve ka qenë edhe në vitet e mëparshme, madje në vitin 2017, disa zyrtarë kishin marrë edhe shtesa prej 30 eurove.

Madje në vitin 2014, në bazë të një marrëveshje në mes të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë dhe Fakultetit Ekonomik, ishin angazhuar studente e këtij fakultetit për inspektim në teren fermerët përfitues të pagesave direkte.  Kjo marrëveshje bashkëpunimi parashihte edhe një kompensim për prej 230 euro për student, mirëpo përkundër pjesëmarrjes së tyre AZhB nuk e kishte realizuar pagesat ndaj studentëve që kishte vlerën e 22,450 euro.

Prokurim, Ministria dha tender për analizat qe mund t’i kryente vetë

Përkundër se Ligji për Prokurim Publik me ndyshim-plotësime, parasheh që para çfarëdo aktiviteti të prokurimi ZKA duhet të sigurojë vlerësimin e nevojave dhe rezultatet e këtij vlerësimi duhet ë bëhet me shkrim, mirëpo duket se Ministria e MBPZhR nuk kishte bërë një vlerësim të tillë lidhur me tenderin për analizat e tokës, pasi kishte lidhë kontratë me një kompani private me çmim të kontratë 176 mijë euro për të bërë analizat e tokës përkundër se këtë mund të bënte edhe vetë ministria përmes Institutit Bujqësorë të Kosovës (IBK), që operon në kuadër të ministrisë.

Në anën tjetër për laboratorin të cilin mund të bëheshin analiza, MBPZhR kishte zhvilluar aktivitetin e prokurimit për projektin kapital për ngritjen e kapaciteteve  laboratorike të këtij instituti, mirëpo njoftimin për nënshkrimin e kontratës e kishte publikuar pas 32 ditëve kalendarike përkundër se me ligj të prokurimit bren dy ditëve pas nënshkrimit të kontratës autoriteti kontraktues duhet të përgatisë njoftimin  për nënshkrimin e kontratës.

Gjithashtu si në vitin 2018 ashtu edhe në  2019-ën është evidentuar problem i njëjtë me vonesa por kësaj radhe në realizimin e projekteve duke shkaktuar edhe shpenzime shtesë, këto vonesa ishin shkaktuar në projektet e sistemit të ujitjes në disa fshatra.

Në dy vitet e fundit radhazi kjo kishte ndodhur si pasojë e hartimit të dobëta të projekteve dhe specifikimeve teknike nga njësia kërkuese.

Tutje për vitin që shkoi, mangësi në vendosjen e specifikimeve teknike pati edhe në tenderi për përkthim.

Vlen të përmendet se edhe ne vitin 2014, lidhur me programin e ujitjes së vreshtave Ministria e MBPRZh-së, nuk kishte subvencionuar disa komuna pasi që ato kishin zhvilluar procedurat e prokurimit pa aprovimin e Ministrisë dhe si pasoj kishte vonesa në zbatimin e programit për vreshtat.

Subvencione ‘pa afat’

Në vitet e mëparshme Auditori kishte evidentuar parregullsi në procesimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve, madje në vitin 2015, në opinionin e pamodifikuar të auditori ishte tërhequr vëmendje pasi kishte kontrolle jo efikase në shqyrtimin e aplikacioneve për subvencione.

Në anën tjetër në vitin 2014, Auditori kishte gjet se për shkak të kontrolleve jo të duhura, Ministria kishte vlerë të madhe të obligimeve të pa paguara për fermerët përderisa kishte subvencionuar dy Organizata Jo Qeveritare (OJQ) të cilat nuk ofronin shërbimet të cilat kërkoheshin në thirrjen për aplikim.

Tutje, kishte raste ku ishin realizuar pagesa të dyfishta si pasoj e mungesës së stafit pastaj ishin iniciuar procedurat për kthimin e mjeteve dhe ato ishin kthyer.

Për dallim nga vitet e kaluar ku ishin arritur të adresoheshin disa rekomandime të natyrës së subvencioneve, në vitin 2019 u evidentuan se nuk kishte specifikim të afateve në grante, pastaj në udhëzimin për pagesat direkte si dhe vonesa në aprovim.

Vetëm dy auditime nga 13 të planifikuara nga Auditimi Brendshëm

Në vitin e kaluar, Auditori evidentoi se pati mangësi në realizimin e planit vjetor në AZhB. Sipas raportit, ishin planifikuar të realizoheshin 13 auditime për vitin 2019 megjithatë kishin përfunduar vetëm dy audime për atë vit. Kjo kishte ndodhur si pasoj e mungesës së stafit duke rrezikuar kështu mos identifikimin e mangësive në sistemin e kontrollit.

Por nuk është risi e dy viteve të fundit pasi çalime në auditimin e brendshëm kishte edhe në vitet e mëparshme sa i përket rekomandimeve të dhëna nga kjo njësi audituese dhe atyre të zbatuara nga menaxhmenti.

Borxhet dhe borxhlinjtë e Ministrisë

Vlera e borxheve që  qytetarët e Kosovës i kanë Ministrisë, sipas pasqyrave të financiare për vitin 2019 ishin në vlerën e 3,447,906.00 euro ku pjesa më e madhe e tyre janë të tyre borxheve është që operatorët ekonomik i kanë APK-së. Mirëpo kjo vlerë sipas Auditorit ishte mbivlerësuar për 114,100 euro si rezultat e mungesës së kontrollit.

Në anën tjetër, borxhet që ministria i ka kalojnë 8 milionë euro, respektivisht 8,100,870.00 euro ku 97 për qind e këtyr mjeteve janë borxhe ndajë fermerëve nën arsyetimin e shlyerja e këtyre borxheve nuk ishte kryer për shkak të pranimit me vonesë të disa faturave dhe dokumentacion të pa kompletuar.

Ndryshe, përmes letër konfirmimit nga kjo ministri drejtuar Zyrës Kombëtare të Auditimit konfirmohet se e kanë pranuar raportin e auditimit të Pasqyrave Financiare Vjetore  të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2019, pajtohen me të gjeturat duke mos i komentuar ato.