Bordet si Mundësi e Militantëve Politikë

Fundi i muajit dhjetor mund të sjell jo vetëm festën e Vitit të Ri por edhe dhurata më thelbësore për militantët politikë. Bordet e gjashtëmbëdhjetë ndërmarrje publike janë duke u riemëruar dhe vëzhguesit presin që partitë politike do të vendosin njerëzit e tyre prapë nëpër to. Gazeta Jeta në Kosovë sjell një hulumtim të beneficioneve dhe përkatësive politike të anëtarëve të deritashëm të bordeve.