Blloku i ekstremit të djathtë e shpallë fitoren në zgjedhjet e Italisë

Që nga nata e mbrëmshme liderja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në Itali dhe pritet gjerësisht të formojë qeverinë më të djathtë të Italisë ndonjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo do të alarmojë pjesën më të madhe të Evropës pasi Italia është ekonomia e tretë më e madhe e BE-së.

Megjithatë, pas votimit, zonja Meloni tha se partia e saj ‘Vëllezërit e Italisë’ do të “qeverisëpër të gjithë” dhe nuk do ta tradhtojë besimin e njerëzve.

“Italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë”=- u tha ajo gazetarëve në Romë, duke mbajtur lart një tabelë ku shkruhej “Faleminderit Itali”.

Ajo parashikohet të fitojë deri në 26% të votave, bazuar në rezultatet e përkohshme, përpara rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Aleanca e krahut të djathtë të zonjës Meloni – e cila përfshin Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit dhe qendrën e djathtë të ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi, Forza Italia – tani duket ta ketë kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve, me rreth 44% të votave.

Suksesi dramatik i partisë së saj në votim e vuri në pah faktin se aleatët e saj performuan dobët, me partinë e z. Salvini që ra nën 9%, dhe Forza Italia e ish kreministrit Berlusconi edhe më poshtë. Katër vjet më parë, ‘Vëllezërit e Italisë’ fituan pak më shumë se 4% të votave, por këtë herë përfituan nga qëndrimi jashtë qeverisë së unitetit kombëtar që u shpërbë në maujin korrik të këtij viti.

Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë i takon presidentit Sergio Mattarella dhe kjo do të marrë kohë.

Edhe pse Giorgia Meloni ka punuar shumë për ta zbutur imazhin e saj, duke e ëvnë theksin tëk mbështetja e saj për Ukrainën dhe duke e zbehur retorikën anti-BE, ajo udhëheqë një parti të rrënjosur në një lëvizje të pasluftës që u ngrit nga fashistët e diktatorit Benito Musolini.

Në fillim të këtij viti ajo i përshkroi prioritetet e saj në një fjalim të zhurmshëm për partinë e ekstremit të djathtë të Spanjës Vox: “Po familjes natyrore, jo lobit LGBT, po identitetit seksual, jo ideologjisë gjinore… jo dhunës islamike, po për të siguruar kufijtë, jo për migrimin masiv… jo për financat e mëdha ndërkombëtare… jo për burokratët e Brukselit!”

Aleanca e qendrës së majtë ishte shumë prapa të djathtës me 26% të votave dhe liderja e Partisë Demokratike Debora Serracchiani ka dkelaruar se kjo është një mbrëmje e trishtuar për Italinë. E djathta “e ka shumicën në parlament, por jo në vend”, këmbënguli ajo.

E majta dështoi ta krijonte një sfidë të qëndrueshme me partitë e tjera pasi qeveria e unitetit 18-mujore e Italisë u shpërbë dhe zyrtarët ishin të dobët edhe para votimit. Lëvizja ‘Pesë Yjet’ nën udhëheqejen e Giuseppe Conte fitoi një vend të tretë bindës.

Pjesëmarrja ra në një rekord të ulët prej 63,91% – nëntë pikë më pak se në vitin 2018. Nivelet e votimit ishin veçanërisht të dobëta në rajonet jugore, përfshirë Siçilinë.

Italia është një shteti themelues i Bashkimit Evropian dhe anëtar i NATO-s, dhe retorika e zonjës Meloni për BE-në e vendos atë pranë liderit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orban.

Aleatët e saj të dy kanë pasur lidhje të ngushta me Rusinë. Berlusconi, 85 vjeç, tha javën e kaluar se Vladimir Putin ishte detyruar që ta pushtojë Ukrainën, ndërsa Salvini ka vënë në pikëpyetje sanksionet perëndimore ndaj Moskës.

Zonja Meloni dëshiron t’i rishikojë reformat italiane të rëna dakord me BE-në në këmbim të pothuajse 200 miliardë eurove në grante dhe kredi për rimëkëmbjen pas Covid-it, duke argumentuar se kriza e energjisë ka ndryshuar situatën./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala