Bislimi: Qeveria Kurti nuk do të jetë 'qeveri kineze'

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bilsimi, në një intervistë dhënë për KALLXO.com ka deklaruar se Qeveria që pritet të udhëhiqet nga Albin Kurti nuk do të jetë “qeveri kineze”, por një “qeveri shqiptare”, që sipas tij nënkupton një qeveri të vogël.

“Sinjali i parë që ne do ta dërgojmë është që nuk ka me qenë ‘qeveri kineze’, por qeveri shqiptare. Qeveri e vogël, që më së miri i përshtatet nevojave dhe mundësive të një shteti të vogël”, tha për KALLXO.com, nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi.

Tutje ai thotë se Qeveria e ardhshme do ta marrë seriozisht çkapjen e shtetit.

“Sinjali i dytë është ajo që e kemi premtuar të dy partitë, që ne kemi me marrë çkapjen e shtetit seriozisht. Ne kemi me u ballafaqu qysh në start me keqqeverisjen e ndërmarrjeve publike, agjencive të pavarura e rregullatorëve. Në bazë të performancës së tyre, ne kemi me marrë vendim pro apo kundër shkarkimit të bordeve dhe emërimin e njerëzve të ri në mbështetje të vazhdueshme të miqve të ndërkombëtarë”, thotë ai.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të Besnik Bislimit për KALLXO.com.