Bislimi: Brenda 6 muajve bizneset mund të marrin kredi në Bankën Zhvillimore

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi në një intervistë dhënë për KALLXO.com ka folur për Bankën Zhvillimore, si një nga premtimet më të mëdha të LVV-së, gjatë kohës së fushatës.

“Kur ka me fillu punën Banka Zhvillimore është problem me thanë tani. Ky është një vendim që i takon Qeverisë. Qeveria duhet të marrë vendime konkrete, se sa duhet të jetë kapitali fillestar dhe sa duhet të jetë rritja e kapitalit të saj brenda 4 viteve të ardhshme, duhet parë kapacitete humane”, ka thënë Bislimi për KALLXO.com.

Bislimi thotë se është çështje e bordit të Bankës Zhvillimore për të vendosur se kush mund të marrë kredi, se cilët sektorë mund të kenë përparësi e të tjera.

Megjithatë, Bislimi beson se brenda 6 muajve mund të funksionalizohet dhe do të filloj dhënia e kredive.

“Kjo bankë do të filloj të lëshoj kredi, më pak se 6 muaj pas formimit të Qeverisë Kurti”, tha tutje Bislimi.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të Besnik Bislimit për KALLXO.com.