Presidenti i SHBA Joe Biden /Getty Images

Biden shtyn përpara përpjekjet për t'i dhënë fund sëmundjës së kancerit

Ditën e djeshme, Presidenti amerikan Joe Biden i ka kushtuar disa postime në rrjetet sociale përpjekjës së tij për t’i dhënë fund vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara. Gjatë një fjalimi unifikues në Boston të hënën, Biden u fokusua në iniciativën e tij “Moonshot” një ndalesë që është pjesë e një orari të shtuar të udhëtimit që nxjerr në pah arritjet e administratës së tij përpara zgjedhjeve afatmesme.

Përballë një publiku prezent në Bibliotekën dhe Muzeun John F. Kennedy të Bostonit. Presidenti amerikan tha se qëllimi i tij është t’i ulë normat e vdekjeve nga kanceri me të paktën 50% në 25 vitet e ardhshme. Presidenti tha gjithashtu se dëshiron të “krijojë një përvojë më mbështetëse për pacientët dhe familjet”.

Presidenti, djali i të cilit  Beau, vdiq nga glioblastoma, një formë e rrallë dhe agresive e kancerit të trurit, në vitin 2015, foli me terma personale dhe plot pasion për qëllimin e tij, të cilin ai e quajti “të guximshëm, ambicioz” dhe “plotësisht të realizueshëm”.

Në vitet që kur Presidenti Richard Nixon nënshkroi Aktin Kombëtar të Kancerit në 1971, është shënuar “progres i madh” në luftën e vendit kundër kancerit, tha Biden, duke shtuar se përparimi është rritur me një ritëm më të shpejtë vitet e fundit, me shkallën e vdekjeve për shkak se kanceri ka shënuar rënie me më shumë se 25% gjatë 25 viteve të fundit. Kanceri, megjithatë, mbetet shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në SHBA pas sëmundjeve të zemrës dhe shtoi se si teknologjia mund të përdoret për përpjekjet e mëtejshme për të gjetur një kurë.

“Kanceri nuk diskriminon të kuqen dhe blunë. Nuk ka rëndësi nëse je republikan apo demokrat. Mundja e kancerit është diçka që ne mund ta bëjmë së bashku,” tha Presidenti duke diskutuar përpjekjet e administratës për ta ulur numrin e vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara për 50% gjatë 25 viteve të ardhshme.

Fjalimi i Biden erdhi në 60-vjetorin e fjalimit origjinal të Kenedit “Moonshot”, në të cilin ai e bëri publik qëllimin e tij për ta dërguar njeriun në Hënë.

Për t’i “thyer pengesat” në Kongres, Biden tha se do të përdorë autoritetet e tij si President për t’i rritur fondet që ndërlidhen me hulumtime rreth kancerit.

Zgjedhjet afatmesme janë më pak se 60 ditë larg dhe udhëtimi i Biden në Boston është përpjekja e tij e fundit që synon të përfitojë nga momentumi politik i nxitur nga arritjet e fundit legjislative dhe ulja e çmimeve të gazit./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala