Foto: Atdhe Mulla

Biden llogarit në histori si ndihmë për t’i fituar votat e shqiptaro-amerikanëve

Për një kohë të gjatë kauzat shqiptare e kanë gëzuar mbështetjen e dy partive në Shtetet e Bashkuara. Por, a mundet Biden të llogarisë në më shumë vota shqiptare sesa Trump falë historisë së demokratëve për Kosovën?

 

Kur Dua Lipa e bëri paraqitjen e saj si mysafire këtë muaj në një tubim online elektoral me fokus në shqiptaro-amerikanët, ylli britanik i pop muzikës iu rikthye kohës kur ishte e vogël për të shpjeguar se pse shqiptarët ia kanë borxh votat e tyre demokratit Joe Biden. 

“Joe Biden na ka dalë krah kur Kosova po përballej me katastrofë humanitare,” deklaroi këngëtarja 25 vjeçare – e lindur në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës – në prani të mysafirëve në ngjarjen virtuale “Shqiptaro-Amerikanët për Biden-Harris.”

Ishte viti 1999, kur ish-senatori nga Delaware ishte një përkrahës i zëshëm i sulmeve ajrore 11 javëshe të NATO-s – të udhëhequra nga demokrati Bill Clinton – për t’i dhënë fund masakrave dhe dëbimit të shqiptarëve etnike nga forcat serbe, atëbotë, nga krahina jugore, Kosova. Në vitin 2008, edhe një herë Biden doli në përkrahje të deklaratës së pavarësisë së Kosovës si kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit amerikan. 

Tani, kandidati demokrat për President po llogarit në votat e shqiptaro-amerikanëve për t’i ndihmuar të fitojë në shtetin kyç të Michigan i cili në cili në vitin 2016 ishte fituar nga Donald Trump. 

“Komuniteti është rritur në shifra, andaj ka edhe më shumë votues, më shumë shqiptarë janë të përfshirë politikisht, disa i kanë fituar zgjedhjet, për herë të parë, të dy partitë, ajo demokratike dhe ajo republikane, po llogarsin në votat tona sepse në jetojmë në disa prej shteteve kyçe, më së shumti në Michigan,” deklaroi Avni Mustafaj, aktivist breda disaporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara si dhe anëtar bordi i organizatës Germin, e cila inkurajon diasporën që të përfshihet në zhvillimin dhe demokratizimin e shteteve ku jetojnë shqiptarët. 

Shqiptarët ‘më shumë se asnjëherë më parë aktivë në politikat amerikane

Popullata etnike shqiptare në SHBA është më shumë e përqendruar në New York, Michigan, Massachusetts, Illinois dhe Connecticut. 

Megjithatë, përderisa shumë prej tyre mund ta ndajnë një lloj përafrimi me demokratët marrë parasysh rolin udhëheqës të Clinton në intervenimin e NATO-s në Kosovë, kalimi i kohës qysh prej atëherë nënkupton se edhe faktorë tjerë tani janë në lojë kur kemi të bëjmë me preferenca politike – nga mosha deri tek statusi shoqëror, vlerat gjeografike.

Disa ditë pasi demokratët e bënë paraqitjen e tyre, ish shefi i strategjisë së Trump, Steve Bannon, dha pjesën e tij për votën e shqiptarëve gjatë një evenimenti online nën nikoqirllëkun e Kishës Shqiptare Katolike në Michigan.

Bannon, i cili aktualisht po përballet me akuza për shpërlarje parash dhe mashtrim në SHBA, dha një paralajmërim të cilin e përshkroi si “një komplot tinëzar të kurdisur nga demokratët për t’i vjedhur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Richard Lukaj, një investor bankash, konsul nderi në SHBA dhe themelues i Qendrës Rinore Shqiptare në Greenwhich, Connecticut, tha se Shqiptaro-Amerikanët kanë “miq” në të dy anët e ndasisë politike të SHBA. 

Duke e përshkruar komunitetin si “më aktiv se asnjëherë më parë” në procesin elektoral të SHBA, Llukaj paralajmëron përkrahje të dyanshme të “shqiptarëve” për secilin kandidat. 

Shqetësimi i vetëm është se disa Shqiptarë po e përdorin favorizimin e tyre personal si përkrahje e shqiptarëve ndaj kandidatit të tyre të preferuar,” deklaroi Lukaj. “Kjo është paksa e pamatur dhe degraduese për çështjet e komunitetit që kanë miq nga të dy palët.

Biden më i mirë për shqiptarët?

Ruben Avxhiu, kryeredaktor i gazetës Illyria të Manhattan, tha se ishte kënaqësi ti shihje Shqiptaro-Amerikanët të përfshirë në të dy fushatat elektorale. 

Në përgjithësi, do të prisja nga komuniteti që të dalë në përkrahje të Joe Biden sepse ai ka krijuar shumë lidhje me komunitetin tonë për afërsisht një qerek shekulli.

“Sidoqoftë, nëse i ndiqni me vëmendje debatet në internet, komuniteti shqiptar duket se është i ndarë në mënyrë të barabartë ose ndoshta mbështetësit e Trump janë më të dukshëm dhe më të zëshëm.”

Edhe kohëve të fundit sikurse në vitin 2016, para fitores së Trump, Biden po krijonte lidhshmëri me Kosovën, duke bërë një vizitë zyrtare si Zëvendës President i SH.B.A.-së dhe përurimin e një rruge të emëruar sipas djalit të tij të ndjerë, Beau.

Beau Biden, i cili vdiç në vitin 2015 nga kanceri në tru në moshën 46 vjeçare, kishte punuar në Kosovë në vitin 2001, duke ndihmuar në trajnmimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve lokalë si pjesë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE. 

Mustafa, aktivist Shqiptaro-Amerikan, deklaroi se, përderisa kauzat shqiptare në oërgjithësi kanë gëzuar një përkrahje nga të dy partitë në SHBA, presidenca e Biden mund të dëshmohet më përfituese.

“Së pari, Biden është më shumë në dijeni dhe ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive dhe shumë gjatë në çështjet shqiptare”, i tha Mustafaj BIRN. “Po ashtu ne njohim më shumë senatorë dhe kongresmenë demokratë; lufta ndodhi nën administratën  e Demokratëve andaj ka më shumë demokratë të cilët janë më shumë të ndërlidhur me çështjet shqiptare.”

Nën administratën e Biden, thai ai, “kushdo që emërohet Sekretar i Shtetit do të jetë i njohur për ne përmes ndërlidhjeve tona të mëhershme.”

Sidoqoftë, Avxhiu thotë se aktualisht SHBA ka përballë një problem më të madh për ta zgjdhur.

Shtetet e Bashkuara janë shumë të zëna me tema të mëdha që ndërlidhen me Kinën, Iranin, tregun ndërkombëtar etj., andaj shanset janë përsëri që udhëzimet e përgjithshme në Ballkan mund të mos shohin shumë ndryshime,” tha ai.