Befasi Kosovës më 28 Nëntor

Sipas faqes contactmusic.com, Rita planifikon një befasi për vendlindjen e saj duke u paraqitur në një show për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Jam ftuar nga Presidentja e Kosovës që të shkojë më 28 Nëntor gjatë festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë kështu që unë mund të bëjë disa këngë akustike për ta si befasi”, Ora i ka thënë BANG Showbiz-it.

Zëdhënësi i Presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu, tha të dielën për Gazetën Jeta në Kosovë se ai nuk është në dijeni të kësaj ftese.

Albumi i saj “Ora” do pritet të dalë në treg më 27 gusht, ndërsa kjo është hera e parë që ajo viziton Kosovën që prej se është bërë shumë e njohur në mediat botërore.

“Shkoja shpesh në Kosovë gjatë verës, por tash nuk kam qenë qe tri vjet”, tha Ora, duke nënvizuar lidhjen që ka me vendlindjen e saj. “Gjëja më e preferuar për mua atje janë njerëzit, dashuria e tyre për jetën dhe mënyra se si kënaqen. Më mbështesin dhe e vlerësoj këtë”.