Basti i humbur i Aleksandar Vuçiqit në Donald Trumpin. Çfarë më tutje?

Pasojat nga zgjedhjet në SHBA të 8 nëntorit 2016, ishin kruciale dhe shumë reagime emocionale në të gjithë globin luhateshin midis zemërimit dhe mohimit. Mirëpo, kur Donald Trump e pati mundur Hillary Clinton në garën për president të Sh.B.A-ve vite më parë, elita politike në Beograd nuk ndjehej e pikëlluar. Atëherë kishin ishin ndjenja gëzimi, shkruan EuroNews.

“Perceptimi ishte që e pamendueshmja kishte ndodhur,” tha Jasmin Mujanovic, shkencëtar politik dhe bashkënikoqir i një transmetuesi online ‘Sarajevo Calling’.

“Një president amerikan ishte zgjedhur dhe i cili ishte vetë një nacionalist, një shovinist dhe një ksenofob, [dhe] kishte kandiduar në një platformë e cila në dukje dëshironte ta mbështeste dhe të përmbyste, në tërësinë e saj, politikën e jashtme amerikane. Ata me të vërtetë menduan: ‘Ky është personi i duhur me të cilin mund të arrijmë këtë”.

Katër vjet më vonë, më 4 shtator, 2020, kjo pritje u shpagua. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte në Shtëpinë e Bardhë duke nënshkruar marrëveshje me kryeministrin kosovar, Avdullah Hotin, që do të shihte të dyja vendet- që luftuan mes vete në vitin 1998 – teksa rivendosnin lidhjet e tyre ekonomike, duke i dhënë fund detyrimit të Serbisë për të njohur Kosovën, e cila e shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008

Ishte një fitore për Beogradin, i cili është vënë nën presion për dy dekada për të pranuar një Kosovë të pavarur, jo më pak nga Bashkimi Evropian, i cili e ka vënë këtë njohje si kusht të anëtarësimit të Serbisë në bllokun evropian. Trump dhe i dërguari i tij Richard Grenell, nuk kërkuan që Vuçiq të kapërcente atë Rubikon. Ishte Vuçiq ai të cilit i takoi madhështia dhe ceremonia e një marrëveshjeje paqeje në Shtëpinë e Bardhë, por pa paqen vetë.

Në fakt, Serbia dhe Kosova nuk kanë qenë në luftë për 20 vjet, pavarësisht nga komentet e Trump në lidhje me “vrasjet e jashtëzakonshme për një periudhë të gjatë kohore”. Megjithatë, mosmarrëveshjet shumë reale mbi territorin në pjesën veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe nuk ishin gjithashtu pjesë e marrëveshjes, e cila, në kuptim të asaj që ishte rënë dakord, ishte e barasvlershme me diçka që ishte e lehtë për t’u arritur.

“Nuk e di se dikush beson se ka ndonjë lloj merite, tha Mujanoviq.” Ajo për të cilën ata ranë dakord është një numër i vogël i lojërave ekonomike, sigurisht që nuk ka asgjë të denjë për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë.”

Në një moment gjatë konferencës me media ndërmjet Trump, Hotit, Vuçiqit dhe Grenellit, presidenti amerikan bëri një digresion dhe filloi të flasë për Novak Gjokoviqin, tenistin serb dhe pastaj për numrin e basketbollistëve serbë në Ligën e Basketbollit.

“Ata janë të gjatë po aq sa ti,” tha Trump, duke iu drejtuar Vuçiqit, “madje edhe pak më të gjatë, ndoshta.”

Sado e çuditshme të ketë qenë krejt kjo çështje, prapë se prapë ky ishte një takim i Shtëpisë së Bardhë për të cilin Serbia kishte bërë përpjekje të shumta për ta arritur. Beogradi ka bërë gjithçka në mundësinë e tij që nga viti 2016, duke iu afruar rrethit të njerëzve të Trump në Uashington. Përmes një grushtshteti të pangjashëm diplomatik por, megjithatë, të mirëspikatur në vitin 2019, Tiffany Trump, vajza më e vogël e presidentit, vizitoi Beogradin për Pushimet Pranverore.

Një befasi e vogël, pra, që në prag të zgjedhjeve më 3 nëntor, Vuçiq doli publikisht në përkrahje të Trump. Aleati i tij, udhëheqësi serb boshnjak Milorad Dodik shkoi edhe më tej, duke e quajtur Bidenin një “urrejtës serb” dhe duke i nxitur serbo-amerikanët të votojnë për Trump. Se ishte Biden ai që fitoi Shtëpinë e Bardhë – edhe nëse Trump akoma refuzon ta pranojë këtë fakt- është një lajm i keq për Vuçiqin dhe aleatët e tij.

“Sigurisht, fitorja e Biden është një goditje për Vuçiqin,” tha Florian Bieber, analist në Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Graz. “[Vuçiq] ka vënë bast për qasjen e negociueshme në mosmarrëveshjen me Kosovën dhe gjithashtu në një administratë amerikane e cila i shpërfilli aleancat e vendosura prej kohësh, duke përfshirë mbështetjen për Kosovën.”

Kryeministër i Serbisë nga viti 2014, Vuçiq u zgjodh president në vitin 2017, duke kandiduar në një platformë populiste që përfshinte një angazhim për anëtarësimin evropian. Si udhëheqës, ai arriti ti bëjë për vete Brukselin dhe Moskën, duke e vizituar kryeqytetin rus për bisedime me Vladimir Putinin në vitin 2017 dhe duke u zotuar se Serbia kurrë nuk do të pranonte sanksione ndaj Rusisë.

Mirëpo kritikët thonë se nën Vuçiqin, Serbia është bërë gjithnjë e më autokratike, me rënie të ndjeshme të lirisë së mediave qyshkur Vuçiq u bë kryeministër në vitin 2014 dhe një rritje në sulmet fizike ndaj kundërshtarëve politikë. Në vitin 2018, një sulm ndaj kreut të Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviq, shkaktoi protestat më të mëdha në Beograd që nga rënia e Slobodan Millosheviqit.

Në qershorin e vitit 2020, partitë opozitare serbe bojkotuan për shkak të shqetësimeve nëse këto zgjedhje do të ishin të lira dhe të drejta, veçanërisht duke pasur parasysh pandeminë COVID-19. Si rezultat, Partia Progresive Serbe e Vuçiq fitoi 188 nga 250 ulëset në parlament. Nën presionin e BE, Vuçiq është zotuar t’i mbajë zgjedhjet e reja parlamentare deri në prillin e vitit 2022.

Vuçiq ka deklaruar publikisht disa herë se ai nuk beson më në ideologjitë e krahut të djathtë nacionalist të rinisë së tij, përfshirë konceptin e një Serbie të Madhe që do të përfshinte Kosovën veriore, pjesë të Kroacisë, Malit të Zi dhe Republikës Srpska, shteti i vogël me shumicë serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë që u themelua sipas Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995.

Megjithatë, fqinjët e tij nuk janë aq të sigurt në pohimet e Vuçiq. Kur opozita pro-serbe u ngjit në pushtet në Malin e Zi – e cila ka shpallur pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2006 – në gushtin e vitit 2020, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e akuzoi Vuçiqin për manipulimin e një grindjeje lidhur me pronësinë e Kishës Ortodokse Serbe duke e inkurajuar lëvizjen që fundosi qeverinë e tij.

“Politika zyrtare e Beogradit, të cilën edhe të verbrit mund ta shohin, ishte përpjekje  për të krijuar një atmosferë në të cilën Mali i Zi do të bëhej pjesë e botës serbe,” tha Gjukanoviq.

Në Bosnjë, Vuçiq është aleat i Dodikut të lartcekur, i cili ka deklaruar publikisht se dëshiron të shohë krahinën me shumicë serbe të shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina, duke e shthurur në mënyrë efektive Dejtonin, marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA që i dha fund luftës në Bosnjë. Për këtë, Dodik është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i SHBA.

Me zgjedhjen e Biden, Vuçiq e ka zëvendësuar një president i cili ka të ngjarë të përpiqet që ta referojë Bosnjën në një hartë me një të tillë që ishte e përfshirë ngushtësisht në përfundimin e luftërave në Bosnjë, dhe – si një senator amerikan – i jepte mbështetje bombardimit të Serbisë në vitin 1999 për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë. Biden shihet si “simpatik” si për Sarajevën ashtu edhe për Prishtinën.

“Asnjë president amerikan më parë nuk ka qenë kurrë aq i afërt me rajonin se sa Joe Biden,” deklaroi Mujanoviq. “Sipas kësaj, është një pozicion i keq në të cilin je futur dhe nëse je një Aleksandar Vuçiq.”

Për aq kohë sa Biden ka kohë për një politikë të jashtme thelbësore duke pasur parasysh pandeminë COVID-19 dhe ndasinë e hidhur politike të cilën e shpërfaqën zgjedhjet e nëntorit edhe një herë në Amerikë, ka të ngjarë që – ndryshe nga Trump – ai nuk do të jetë i gatshëm të anashkalojë shtetet evropiane në negociatat e tij me Beogradin. Kur bëhet fjalë për Kosovën, ky mund të jetë një lajm veçanërisht i keq për Vuçiqin.

“Do të jetë një lajm i keq për Vuçiq nëse [Biden dhe shtetet evropiane] koordinohen në presionin ndaj Vuçiqit për të njohur Kosovën pa ofruar ndonjë koncesion te cilin ai mund t’ia shesë elektoratit të tij të brendshëm”, tha Vuk Vuksanoviq, nga instituti (thinktank) i politikës së jashtme të Shkollës Ekonomike londineze, IDE LSE.

Sidoqoftë, edhe me Biden në Shtëpinë e Bardhë ka të ngjarë të jetë SH.B.A. ajo që merr udhëheqjen e marrëdhënieve të ardhshme midis Serbisë dhe Kosovës më parë sesa Bashkimi Evropian, tha Vuksanoviq. BE ka humbur besueshmërinë në rajon që kur Bullgaria vuri veton në bisedimet midis Brukselit dhe Maqedonisë së Veriut, dhe megjithëse anëtarësimi i Serbisë teorikisht mund të ndodhë, një gjë e tillë prapë po duket të jetë gjithnjë e më e larg marrë pasur parasysh hezitimet e liderëve të tillë si Emmanuel Macron i Francës.

“Pa një perspektivë të qëndrueshme zgjerimi, BE nuk ka asnjë ndikim në rajon,” tha Vuksanoviç.

Mirëpo një fitore e Bajdenit nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën. Rritja e Trump ishte e rëndësishme për Vuçiqin në të njëjtën mënyrë që ishte e rëndësishme për populistët e tjerë të djathtë ose qeveritë në Evropë të perceptuara si autoritare duke përfshirë Poloninë, Slloveninë dhe Hungarinë. Ngritja e Trump e popullarizoi dhe legjitimoi një retorikë politike nativiste (anti-emigruese), nacionaliste dhe aftësinë për të thënë atë që më parë do të kishte qenë një tabu.

“Sigurisht që është një goditje për populistët në Evropë, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Ky është rasti edhe kur Trump ndihmoi si një model dhe justifikim dhe gjithashtu pasi politika e tij e jashtme nuk promovoi dhe favorizoi demokracitë liberale,” deklaroi Bieber.

Për Mujanoviq, diçka si kjo është kyçe. Serbia nuk është Hungari dhe Vuçiqi nuk është Orban. Ai mund të jetë në gjendje të projektojë pushtetin në Ballkanin Perëndimor, por Serbia është një vend i vogël, i varfër dhe nuk ka fuqinë ekonomike ose politike që Vuçiq të jetë një lojtar në skenën botërore. Nuk do ti duhej shumë mund Shtëpisë së Bardhë, thotë Mujanoviq, për ta kthyer Aleksandar Vuçiqin ‘përsëri në kutinë e tij’.

“Vuçiq edhe mund ta zhvendosë peshën e tij në Ballkanin Perëndimor sepse i gjithë rajoni është i tillë, është margjinal dhe i varfër, dhe Serbia është ‘shtet i rëndësishëm’, por jo ekonomikisht. Ekonomia e saj është më e vogël sesa ajo e Sllovenisë dhe Kroacisë,” deklaroi ai.

“Në bazë të kësaj logjike, ai është bërë shumë i madh për pantollonat e tij dhe pak zmbrapsje nga amerikanët – lëre më evropianët – do të kërkonte një rrugë më të gjatë.” /Marrë nga EuroNews

Përgatiti: Nuhi Shala