Banka Botërore e Ndarë për Energjinë, thotë Kim

Në një takim të me temën për Ekonominë dhe Zhvillimin Global, kryetari i Bankë Botërore, Jim Yong Kim ka folur edhe për përfshirjen e organizatës në Kosovë.

Kim ka thënë se pyetjet rreth energjisë janë gjithmonë të vështira dhe se në bordin e Bankës Botërore, BB ka pikëpamje të ndryshme për mënyrën e shfrytëzimit të energjisë.

Ai tha se një grup i bordit mendon se duhet të mbrohet mjedisi ndërsa grupi tjetër mendon se vendet e varfra kanë nevojë për energji.

“Njëri grup thotë se mjedisi duhet mbrojtur, dhe grupet tjetër thotë, prisni pak, ju gjithashtu shfrytëzoni thëngjillin, dhe këtë ua thonë shteteve të pasura, ju përdorni thëngjillin dhe mendoni se zhvillimi juaj bëhet në bazë të thëngjillit”, tha Kim.

Ai shtoi se ekziston nevoja për energji për të luftuar varfërinë dhe ngrit prosperitetin në shtetet e varfra dhe në ndërkohë duhet të mbrohet mjedisi.

“Kështu që, ne duhet në mënyrë të vazhdueshme të balancojmë këto nevoja dhe interesa”, tha ai. 

Kim ka filluar mandatin e tij pesë vjeçar në krye te BB nga 1 korrik, 2012.