Avokati i Popullit publikon raportin për ndotjen e lumit Graçankë

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar një raport në lidhje me cënimin e të drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm, si pasojë e ndotjes së lumit Graçankë.

Sipas njoftimit, raporti ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e autoriteteve kompetente për nevojën e ndërmarrjes së menjëhershmë të masave si obligime pozitive për mbrojtjen e lumit Graçankë nga ndotja.

“Raporti argumenton në njërën anë përgjegjësitë e shtetit për evitimin e efekteve të dëmshme nga ndotja e lumit dhe në anën tjetër mos arritjen e autoriteteve për të përmbushur obligimet e tyre, në pengimin e ndikimit të ndotjes në të drejtat e njeriut, respektivisht në të drejtën për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm dhe të drejtën e privatësisë”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Raportin e plotë të Avokatit të Popullit mund ta gjeni Këtu.