Autoriteti i Konkurrencës Heton “Sharrcemin”

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur hetimet ndaj kompanisë së çimentos “Sharrcem” në Han të Elezit, lidhur me vendimin për Masat e Përkohshme Mbrojtëse për importin e çimentos, i ndërmarrë nga MTI. Sipas këtij autoriteti, vendimi ndikoi në çrregullimin e tregut të çimentos dhe bie ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.