“Artisti” Vjen Sonte në Prishtinë
Në kuadër të Javës së Filmit Evropian, që ka nisur të mërkurën, do të shfaqen 11 filma nga nëntë vende evropiane. Në mesin e këtij programi është edhe filmi “The Artist”, fitues i çmimit më të madh në kinematografi Oscar. Filmi “The Artist” do të rishfaqet ditën e shtunë nga ora 18.
Filmat që janë në programin e kësaj jave janë “The Intouchables”, “Soul Kitchen”, “The Artist”, “Neukölln Unlimited”, “Sessiz – Be Deng”, “The Forbidden Fruit”, “Black Brown White”, “La Prima Cosa Bella”, “The Wedding Photographer”, “Turquaze”, dhe nga Mbretëria e Bashkuar filmat e selektuar nga Bafta 2012.
“Java e Filmit Europian është një mundësi e mirë që kineastët në Kosovë, por dhe gjithë adhuruesit e filmit të shohin prodhimtarinë më të re evropian dhe të vlerësuar në festivale prestigjioze”, ka thënë ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, me rastin e fillimit të kësaj jave kinematografike.
Këta filma, në websajtin ndër më të vizituarit për filma në botë imdb.com, janë të vlerësuar me notë nga 5.8 deri 8.6. Në mesin e tyre, filmi më i votuar është The Intouchables.
“The Intouchables” është komedi-dramë e cila bazohet në jetën e një kuadriplegjiku i cili kërkon një kujdestar për veten e tij. Një kundërvajtës i ri paraqitet në intervistë, por nuk është i interesuar të punësohet. Sidoqoftë, për befasinë e tij ai punësohet. Këta dy meshkuj shoqërohen shumë dhe sjellin skenat komike gjatë gjithë filmit.
Ndërsa filmi tjetër që është pjesë e programit “The Artist”, është fitues i 5 çmimeve Oscar.
Programin e kësaj jave mund ta gjeni në: http://www.facebook.com/media/set/?set=a.500046790016365.109811.463453017009076&type=1