Arrestohet Shoku i Bllacës

I ndodhur në arrati që nga 17 dhjetori 2012 Driton Hajdari është prangosur të mërkurën nga Policia e Kosovës. Hajdari është në kërkim nga policia që nga dita kur gjykata shpalli verdiktin në rastin e njohur si Bllaca 2. Në këtë rast Hajdari akuzohej për tentim vrasjen ndaj Adem Salihajt, në vitin 2000.