Arrestohet për Ryshfet Tekniku i Pyjeve

Gjatë arrestimit, atij i janë gjetur në veturën e tij edhe 500 euro të marra ryshfet, kanë konfirmuar për Gazetën Jeta në Kosovë, burime nga Prokuroria dhe Policia në Gjilan.

Rasti ka ndodhur në fshatin Hogosht të Kamenicës, ka saktësuar burimi. Vokshi bënte damkosjen e drunjve te rrënjët.

Me vendim të prokurorit, Vokshi është ndaluar në mbajtje prej 48 orësh.

Policia në Gjilan ka konfirmuar se hetuesit e krimeve ekonomike dhe të korrupsionit kanë arrestuar të dyshuarin B. V. (1967), teknik i pylltarisë në Agjencinë Pyjore, zyra në Kamenicë.

“Policia përmes procesit hetimor ka siguruar informata se i dyshuari ka pranuar të holla në vlerë prej 500€ nga një qytetar me qëllim të rregullimit të dokumentacionit në agjencinë pyjore për 100m³ dru. I dyshuari është ndaluar derisa ishte duke drejtuar automjetin dhe gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit janë gjetur të holla në vlerë prej 500€ të cilat janë konfiskuar nga policia”, ka njoftuar policia.