Arrestohen Ferdije Zhushi- Etemi dhe Armend Muja

Rreth orës 11:00 hetuesit e policisë dhe njësitë speciale janë parë duke dalë nga zyrat e Agjencisë së Akreditimit. Së bashku me ta nga këto zyra ka dalë edhe drejtoresha Ferdije Zhushi, e cila ka hipur në një makinë të policisë.