Foto: Richard Grenell /Instagram

Anatomia e katastrofës së Samitit për Kosovën

Administrata Trump është nikoqire e Ballkanit këtë javë për të përmbyllur një proces paqeje që ka shkuar keq qysh në fillim, shkruan analisti amerikan Edëard Joseph në një analizë për Foreign Policy.

 

Në mars të këtij viti, administrata Trump ka sajuar me sukses rrëzimin e një qeverie miqësore në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Në vend të një operacion të fshehtë të CIA-s, administrata dhe ambasada amerikane organizuan një presion të hapur. Brenda disa javësh nga pezullimi i ndihmës për zhvillim dhe kërcënimit për tërheqjen e trupave amerikane nga forca paqeruajtëse e NATO-s, qeveria e kryeministrit reformist Albin Kurti ishte rrëzuar.

Ndërsa Uashingtoni ishte i zënë duke ushtruar presion ndaj Kosovës, Moska dhe Pekini po bënin të kundërtën në Serbi: po siguronin një mbështetje ndaj pandemisë, pasi që koronavirusi kishte filluar ta përfshijë Ballkanin. Përveç ngarkesave me material të transportuar me aeroplanë dhe kamionë duke filluar nga pajisjet mbrojtëse personale deri tek ventilatorët, Rusia dhe Kina me shumë zgjuarsi dërguan personelin e tyre për të kryer misione shumë të qarta atje. Ekspertë rusë të luftërave biologjike kanë dezinfektuar spitalet. Ekspertët kinezë të shëndetit publik nga Wuhani i kanë dhënë instruksione zyrtarëve serbë sipas modeleve të testimit dhe karantinimit strikt që u bë bazë për përballjen e Serbisë ndaj koronavirusit.

Rrëmuja e pashpalosur akoma nga pandemia e COVID-19, e cila po kërcënon ta shndërrojë Ballkanin në një zonë ndikimi Kino-Rus, takimin e kësaj jave në Shtëpinë e Bardhë midis Serbisë dhe Kosovës – e faturuar si një progres “historik” – e vendos në një perspektivë të re dhe shqetësuese. Interesat e sigurisë kombëtare të Amerikës mbështeten në heqjen dorë të modeleve ruse dhe kineze në rajon duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët e saj evropianë. Fatkeqësisht, administrata Trump, në një përpjekje të shpejtë për një grushtshtet njëditor të marrëdhënieve me publikun këtë të shtunë, ka shpartalluar unitetin perëndimor në momentin kur Rusia dhe Kina po i bashkojnë fatet e tyre në një agjendë të një përmbysjeje regjionale. Për më tepër, strategjia afatshkurtër ka komplikuar arritjen e një zgjidhjeje për Kosovën, përkundrazi, duke forcuar apelin e saj në drejtim të Beogradit për një shkëmbim tepër problematik të shkëmbimit territrioal. Njoftimi i djeshëm befasues se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paditur për krime lufte ka prishur makinacionet e administratës Trump ndaj politikës kosovare duke vendosur takimin e së shtunës drejt të qenit një fiasko.

Vet Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimet e administratës përmes letrave të dërguara në 2018 dhe 2019 drejtuar presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, duke i nxitur ata të arrijnë një “marrëveshje historike” për një “paqe gjithëpërfshirëse” që do të përfshinte elementin e saj kryesor “njohjen e ndërsjellë.” (Serbia refuzon të njohë ish krahinën e saj, duke e lënë Kosovën jashtë Kombeve të Bashkuara dhe shumicën e organizatave ndërkombëtare.)

Trump e ka emëruar ish Ambasadorin në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e tij special për negociatat në Kosovë dhe Serbi. Grenell u përfshi në detyrën e tij me plot shije, duke u fokusuar në krijimin e vendeve të punës në një rajon i cili po i humb të rinjtë e saj.

Mirëpo marrëveshja e parashikuar e kësaj të shtune për bashkëpunimin ekonomik nuk përputhet me kushtet e vetë Trumpit për sukses – dhe mund të mos shkojë shumë aq larg për të arritur edhe kushtet e Grenellit për sukses. Sipas të dërguarit të Sh.B.A, bazament i bisedimeve do të jenë marrëveshjet për lidhjen ajrore, hekurudhore dhe lidhjen e autostradës midis Serbisë dhe Kosovës. Vizioni i tij është të krijojë “momentum” nga “normalizimi ekonomik”, duke i hapur rrugën zgjidhjes politike.

Ka arsye të mira për të qenë skeptik. Së pari, i dërguari special ka reduktuar dinamikën e bisedimeve në favor të palës së papapajtueshme, Beogradit. Për të nisur bisedimet, qysh ne muajin janar Grenell kishte kërkuar që secila palë në mënyrë reciproke të largojë pengesën e saj – heqjen e tarifave nga ana kosovare dhe ndalimin e fushatës së çnjohjes ndaj Kosovës nga pala serbe. (Serbia ka bindur një numër vendesh në zhvillim që të tërheqin njohjen e tyre ndaj Kosovës.)

Në njoftimin e tij për bisedimet e kësaj jave në Shtëpinë e Bardhë, Grenell lëvizi shënjestrat në favor të Serbisë. Përtej heqjes së tarifave, Kosova duhej të pajtohej të pezullonte përpjekjet e saj që të anëtarësohej në organizatat ndërkombëtare. Kjo ishte arsyeja kryesore që administrata amerikane ta largonte Kurtin i cila ka bërë përpjekje të mëdha që pala kosovare të jetë e barabartë me atë serbe.

Koncesioni ishte gjithashtu një gabim trashanik i negociatave. Delegacioni kosovar e kishte të vetmen pikë presioni që pati mbi Beogradin, i cili kishte shpenzuar energji të konsiderueshme diplomatike për ta mbajtur Kosovën jashtë organizatave ndërkombëtare, të tilla si Interpol. Kjo i jep Serbisë një arsye më shumë që të heqë dorë. Dhe Kosova nuk ka fituar asgjë në këmbim të këtij koncesioni, madje nuk ka arritur të fitojë një rritje të ndihmës politike të Sh.B.A-së. Përkundrazi, Grenell njoftoi këtë javë se të gjitha çështjet e vështira politike do t’i lihen Bashkimit Evropian në një dialog dyfazësh, ndërsa Shtetet e Bashkuara të fokusohen ekskluzivisht në ekonomi.

E dyta, insistimi i Uashingtonit për të ndërmjetësuar fillimisht nga vetë ajo bie ndesh me rekordin e suksesit të arritur tashmë. Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve e arritur në Bruksel në vitin 2013 midis Serbisë dhe Kosovës u arrit me bashkëpunim politik të ngushtë të Sh.B.A-së dhe Bashkimit Evropian. Veçanërisht, ishin Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq, tani presidenti i Serbisë dhe ministri i jashtëm, respektivisht, ata që pranuan Marrëveshjen e Brukselit. Përfshirja e tyre është një kujtesë se me një bashkëpunim diplomatik të mbyllur, Perëndimi mund të përdorë ndikimin e saj të fuqishëm.

E treta, pritja se BE-ja më vonë do të udhëheqë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura politike bie ndesh me sensin e përbashkët. Askund tjetër Evropa nuk është e përçarë politikisht më shumë sesa në Kosovë. Pesë vendet e BE nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, përfshirë Sllovakinë dhe Spanjën, vendet e nikoqire të BE aktualisht, përkatësisht, i dërguari special i BE për Serbinë dhe Kosovën, Mirosllav Lajçak dhe Ministri Jashtëm të BE-së, Josep Borrell.

Për shkak të ndarjes, BE madje as nuk flet për njohje, duke kërkuar vetëm që Beogradi “të normalizojë” marrëdhëniet e saj në mënyrë që të kualifikohet për anëtarësim në BE. Duke e cituar këtë dobësi, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përdorur fjalë përçmuese ndaj Lajçak në favor të Grenellit, porse tani Thaçi nuk është më pjesë e kësaj dhe pala kosovare do të duhet të varet nga i dërguari i BE-së, si shtylla kryesore e saj në negociatat politike që tani duken të jenë edhe më të vështira.

Prishtina tani është në një rrëmujë totale, me kryeministrin e ri Avdullah Hotin i cili hoqi dorë nga takimi i orkestruar me Presidentin e Serbisë Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, fuqia politike e të cilit (Vuçiqit) nuk kanë qenë kurrë më e madhe. Ndodh shumë rrallë që një negociatë diplomatike kaq e ndjeshme del të jetë aq e  papërputhshme.

E katërta, madje edhe duke supozuar se teoria e Grenell në lidhje me këtë qështje është e saktë – se normalizimi ekonomik do të rezultojë me një progres politik – i dërguari special i SH.B.A.-së vetëm sa e ka bërë më të vështirë realizimin e vizionit të tij, veçanërisht për një zonë të lirë tregtare. Synimi i vetëm që Serbia dhe Kosova ndajnë me të gjithë fqinjët e tyre është të bëhen pjesë e zonës më të madhe të tregtisë së lirë për të gjithë, Bashkimin Evropian. Heqja e barrierave ekzistuese (para anëtarësimit) mbi tregtinë kërkon njohuri të komplikuar të rregulloreve të BE-së sepse shtetet e Ballkanit janë në faza të ndryshme të harmonizimit me BE-në.

Në vend të një bashkëpunimi në këtë përpjekje të vlefshme, Grenell ka devijuar nga diskursi i tij për ti tjetërsuar evropianët, përfshirë faktorin më të madh ekonomik të Evropës, Gjermaninë. I dërguari i SHBA ka injoruar përpjekjet e BE-së me komunitetet e biznesit, për ti bërë bashkë  krerët e Dhomave tregtare të Serbisë dhe të Kosovës, për shembull. Duke e bërë një gjë të tillë, ai e ka bërë më pak të mundshme që Brukseli të dëgjojë Uashingtonin dhe t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave që aq shumë është i nevojshëm për kosovarët.

E pesta, Grenell injoron ndikimin e rëndë që ka korrupsioni dhe sundimi i dobët të ligjit në ekonomitë e Ballkanit. Eksodi i të rinjve nga ekonomitë e rajonit varet si nga mungesa e punëve të mira, por edhe nga sistemi i paaftë për alokimin e tyre – përmes lidhjeve, dhe jo në bazë të meritave. Nëse rritja ekonomike dhe vendet e punës ishin me të vërtetë prioritetet e Grenellit, ai asnjëherë nuk do ta rrëzonte nga posti kryeministrin Kurti, i cili veçse kishte filluar ndërmarrjen e hapave të guximshëm për luftë ndaj korrupsionit dhe fuqizimin e transparencës në Kosovë.

E gjashta, madje edhe nëse supozojmë se Shtetet e Bashkuara i tejkalojnë të gjitha këto pengesa dhe i menaxhon ato, si e vetme apo me ndihmën e BE, për ta vënë në lëvizje zhvillimin dhe tregtinë midis Serbisë dhe Kosovës, kjo ende nuk do të ndryshojë fuqinë e tyre bazë si dhe madhësinë çekuilibruese. Një zhvillim tregtar me Kosovën – sado e dëshirueshme dhe e lavdërueshme – nuk ka gjasa që ndonjëherë të bëhet dicka tepër e rëndësishme dhe vendimtare për Serbinë.

E shtata, dhe më e rrezikshmja, kemi shumë pak shembuj nga regjioni të një interesi ekonomik që ka nxitur një marrëveshje politike. Për shembull, Greqia ka qenë prej kohësh një investitor i madh në Maqedoninë e Veriut, dhe megjithatë për gati tre dekada Athina ka vepruar kundër interesit të saj financiar, duke e mbajtur fqinjin e saj më të dobët verior larg nga NATO dhe BE, në po të njëjtën mënyrë qysh Serbia e mban të izoluar Kosovën.

Në vend të tregtisë apo rritjes ekonomike, progreset më të mëdha politike në regjion kanë ardhur si rezultat i në presioni apo një stimulimi të përbashkët nga Perëndimi (si në vitin 2013) apo nga udhëheqja vizionare, siç u dëshmua nga kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili mblodhi forcat për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen për emrin e Maqedonisë në vitin 2018.

Një tjetër profil për guximin, Presidenti Malazez Milo Gjukanoviç, pas një kthese vendimtare drejt Përendimit, i kërkoi falje Kroacisë në vitin 2000 për bombardimin e Dubrovnikut. Në të dy rastet, progresi politik hapi rrugën për, pikërisht atë që Grenell po e kërkon për Kosovën dhe Serbinë: pajtim të sinqertë  midis armiqve të hidhëruar dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Fatkeqësisht, Presidenti i Serbisë Vuçiq nuk pranon të ndërmarrë një hap vendimtar të ngjashëm që ndërmori Gjukanoviç drejt Perëndimit, në vend të “balancimit” të marrëdhënieve të Serbisë me BE dhe Sh.B.A nga njëra anë me Kinën dhe Rusinë nga ana tjetër. As ai nuk është i gatshëm, ashtu siç ishte Tsipras, të ruajë nderin kombëtar përmes respektit të ndërsjellë dhe një fryme të mirëfilltë kompromisi. Ndërkohë që Vuçiq flet për kompromis, ai nuk pranon të hedhë bazamentin për atë kompromis, në vend që të inkuadrojë kërkesën e tij esenciale si kompensim për një humbje të hidhur.

Autokrati Vuçiq kontrollon pothuajse plotësisht mediat dhe narracionin në Serbi dhe nuk përballet me ndonjë kundërshtim të rëndësishëm politik, megjithatë ai kurrë nuk ka qenë në ndjekje serioze “të dialogut të brendshëm” të premtuar për Kosovën që do të hapte pranimin e përgjegjësisë së madhe serbe për bllokadën ndaj Kosovës dhe do të pajtohej për një zgjidhje përfundimtare. Njoftimi i sotëm nga Dhomat e Specializuara në Hagë për akuzat shokuese ndaj Thaçit dhe bashkëpunëtorit të tij, kryetarit të PDK, Kadri Veselit, nënkupton vetëm nevojën e një vetë-ekzaminimi të detajizuar të Serbisë.

Tash kur tabuja (ndalesa) në Kosovë për të folur për krime kundër serbëve më në fund është thyer, e njëjta gjë do të duhet të bëhej edhe me të kaluarën e heshtur të vetë Serbisë, duke u rikthyer tek akti origjinal i shfuqizimit të autonomisë së Kosovës dhe të krijimit të një politike represive atje. Nevoja, si në Serbi po ashtu edhe në Kosovë për t’u përballur me të kaluarën është po aq e vonuar dhe thelbësore po aq sa janë edhe përpjekjet për rritje ekonomike – dhe tani, me faktet tashmë të ditura, e ditura shumë më arritshme po ashtu.

Kohë pas kohe, ka shumë pak progres sa i përket pranimit, siç është ndjenja në rritje për siguri në mesin e serbëve të Kosovës si dhe preokupimi i tyre i zbehur lidhur me çështje ndër-etnike. Çuditërisht, Beogradi duket se ka humbur interesin për krijimin e një Asociacioni/Bashkësie të komunave me shumicë serbe të Kosovës, dikur kjo një kërkesë kryesore për të cilën kosovarët e kishin vënë nënshkrimin e tyre.

I ulur pranë Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, javën e kaluar Vuçiq shprehu kërkesën e tij më të qartë për kompensim në këmbim të njohjes së Kosovës, duke deklaruar qartë se vetëm anëtarësimi në BE nuk do të ishte i mjaftueshëm. Tash e një kohë të gjatë diplomatët ia kanë rrahur shpatullat Vuçiqit në lidhje me çështjen e kompensimit, duke e ndihmuar atë drejt shkëmbimit të diskutueshëm territorial për të cilin thuhet se Vuçiq ka rëne dakord me homologun e tij, Thaçin, vitin e kaluar. Mirëpo një pazar territoresh mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton gjithashtu pazarin e popullsisë, një problem shqetësues në Kosovë, ku më shumë se gjysma e serbëve të Kosovës do të përfundonin në “anën e gabuar” të kufirit të ri.

Ndarja e Kosovës do të ngjallte impulse të ngjashme etno-territoriale në rajon, arsyeja kryesore që i dërguari i BE Lajçak së bashku me figura të tjera evropiane e ka përjashtuar atë si opsion. Grenell insiston që shkëmbimi territorial nuk është pjesë e planit të tij. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë që Grenell t’ia ketë kundërvenë presionin e tij mbi Prishtinën me diçka të ngjashme mbi Beogradin, një hap që do të mund të frenojë apetitin për kompensim.

Ironikisht, ndërkohë që presidenti serb bëhet më dominues brenda Serbisë – pas zgjedhjeve të së dielës, të cilat u bojkotuan nga opozita, partia dhe bashkëpunëtorët e Vuçiq tani kontrollojnë praktikisht krejt parlamentin serb – kërkesat e ndërkombëtareve ndaj tij tani janë më të pakta. Ky trend duket se do të vazhdojë. Vuçiq gëzon mbrojtjen e fqinjit të tij, kryeministrit hungarez Viktor Orban. Orban është partneri më i ngushtë i Vuçiqit në BE dhe zëri i fuqishëm i  anëtarësimit të Serbisë në BE. Deri më tani, Orban është i vetmi udhëheqës i BE-së që i ka dërguar mesazh urimi Vuçiqit për fitoren e tij të dyshimtë në zgjedhjet e së dielës.

Orbani i ofron Vuçiqit një model politik që shpie në përqafim të Rusisë dhe Kinës ndërsa e mban BE-në sa më larg. Beogradi tashmë ka ndërmarrë një kthesë alarmante drejt Lindjes, veçanërisht kur Kina mbështetet në “diplomacinë e saj maskë” të COVID-19. Marrëdhëniet Kino-Serbe kanë kaluar përtej nënshkrimeve, investime të paqarta të financuara nga Kinezët, në fushën e sigurisë kombëtare dhe madje edhe në fushën e vlerave kombëtare.

Po e citoj një shembull shqetësues, Beogradi ka kontraktuar me kompaninë kineze Huawei për të instaluar 1.000 kamera sigurie në Beograd. Ky hap vjen pasi Vuçiq ka arritur të marrë kontrollin e gjerë partiak mbi aparatet e sigurisë, hetimit dhe inteligjencës së Serbisë, përfshirë instalimin e personave besnikë ndaj tij në nivele të larta, madje ne nivele operacionale, duke rritur mundësinë e abuzimit nga Beogradi apo edhe Pekini po ashtu.

Rusia dhe Kina, që të dyja  gëzojnë një tretman mjaft të favorshëm në mediat serbe në krahasim me BE-në, të cilën Vuçiq e kritikoi qysh në fillim kur u shpall pandemia për reagimin e saj fillestar si vetë-centriste. Autokrati Vuçiq ndjen një lloj kënaqësie teksa shpërfaq lajkatimin e tij jo edhe aq të mirë siç ishte rasti me puthjen e flamurit kinez dhe shenjëzimin e Serbisë me billborda të një bashkëdyzimi kulturor me ato të Serbisë duke shprehur mirënjohjen për “Vëllaun Xi”.

Vuçiqi sapo është kthyer nga Moska dhe takimi e tij të 18-të me presidentin rus Vladimir Putin të cilin Vuçiq e ka falënderuar në mënyrë të pakursyer dhe udhëzimet e të cilit si duket se po i ndjek. Pabarazia e mjerë që ka të bëjë me trajtimin midis Perëndimit dhe Lindjes ka pasur një ndikim të ashpër në opinionin publik në Serbi. Pothuajse 3 në 4 serbë gabimisht besojnë se Rusia dhe Kina janë partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Serbisë, megjithëse më shumë se dy të tretat e tregtisë së Serbisë bëhen me BE.

Për dallim nga Perëndimi, Kina dhe Rusia nuk tregojnë shenja rivaliteti ndaj Serbisë. Në të kundërt, pandemia e koronavirusit i ka afruar ata edhe më shumë ndërkohë që projekti i gabuar i administratës Trump në Kosovë ka nxitur një tjetër pengesë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Ndërkohë që një takim gjithnjë e më i luhatshëm ne Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës po afrohet, është koha që zyrtarë të lartë, siç është nikoqiri dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, të ketë një vështrim më të afërt ndaj projektit të Grenell.  Objektivat e deklaruara nga vetë Trump – ndaj Kinës dhe vetë Kosovës – janë në rrezik.

 

Edward Joseph ligjëron në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare Johns Hopkins. Ai ka shërbyer për disa vjet në Ballkan, përfshirë edhe si Zëvendës Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!