Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

ZKA gjeti kritere që disfavorizuan studentin e drejtimit deficitar nga Komuna e Lipjanit

Drejtoria për Arsim e Komunës së Lipjanit nuk kishte vlerësuar të nevojshme vendosjen e kriterit për drejtime deficitare për ndarjen e bursave të komunës.

Kështu është thënë në raportin e auditorit për Komunë e Lipjanit për vitin 2021.

Sipas auditorit, në konkursin e datës 19 tetor 2021 për ndarjen e bursave për studentë të komunës së Lipjanit, nuk ishte vendos kriteri për vlerësimin me 10 pikë për drejtime deficitare.

“Si pasojë e mos vendosjes së kriterit në konkurs, për pikët për kuadro deficitare, studenti i kuadrit deficitar ishte eliminuar nga përfitimi i bursës”, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti Drejtoria për Arsim e Komunës së Lipjanit nuk kishte vlerësuar të nevojshme vendosjen e kriterit për drejtime deficitare për ndarjen e bursave të komunës.

“Mos vendosja e kriterit për vlerësimin e 10 pikëve për drejtimet deficitare ka ndikuar në eliminimin e studentëve të kuadrit deficitar”, thuhet në raport.

Auditori ka dhënë rekomandim që kryetari të sigurojë që kriteret e përcaktuara në konkurse të jenë në pajtueshmëri të plotë me rregulloren e brendshme.

Me këtë koment janë pajtuar Komuna.

Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Lipjanit për vitin 2021 mund ta gjeni KËTU.