Ilustrim

Zgjidhja e ri-organizimit të sistemit të shëndetësisë në Kosovë 

E drejta për të kërkuar shërbime kualitative shëndetësore është fundamentale dhe nuk është një lluks për të cilin duhet të arsyetohen qytetarët e Kosovës. Qeveritë e Kosovës që nga paslufta kanë dështuar t’a transformojnë plotësisht sistemin e shëndetësisë .

Sistemi i Shëndetësisë në Kosovë ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Si qendra më e madhe e ofrimeve shëndetësorë në vend Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nevojë për ndryshime të mëdha.

Pavarësimi i klinikave

Për një funksionalizim normal është domosdoshmëri pavarësimi i klinikave në aspektin ekonomik:

1. Çdo klinikë duhet të ketë buxhetin e vet
2. Klinika duhet të planifikojë punësimin e stafit dhe planifikimin e personelit
3. Udhëheqësia e asaj klinike duhet të bëjë aplikimin e protokoleve dhe udhërrëfyesve mjekësorë për sëmundjet përkatëse në klinikat përkatëse të cilat sot nuk i kem ne formen oneline.

Decentralizimi në regjione

Udhëtimi im profesional në disa vende të botës ka bërë që të shoh praktika të ndryshme që kanë dhënë efekte pozitive. Kosova do të duhej ta decentralizojë shërbimin terciar. Pse të mos ndahen qendra që japin shërbime për një rajon dhe kështu ulin numrin e pacientëve, mbingarkesën në punë, dëshirën e madhe të mjekëve për të punuar vetëm në QKUK, pakënaqësinë e pacientëve, rrjedhimisht edhe lëshimet në punë.

Decentralizimi bëhet duke u dhënë shërbime nga të gjitha regjionet e Kosovës qytetarëve.
1.Regjioni i Prishtinës me Ferizajin, Gjilanin, Kaqanikun e  Vitinë
2.Regjioni i Prizrenit që përfshinë, vetë Prizrenin- Suharekën- Gjakovën -dhe Malishevën pastaj

3.Regjioni i Pejës ku bënë pjesë Peja- Deçani ,Klina dhe Istogu
4.Regjisoni i Mitrovicës, ku hynë Podujeva  Vushtrria dhe Skenderaji.

Ideale kish me qenë që në çdo regjion të kemi një qendër referente për qytetarët e vendit, ashtu që qytetarët të mos drejtohen vetëm në një qendër e cila përveç që është e mbingarkuar ka edhe probleme tjera.

Raporti Pacientë- Mjekë

Është shumë me rëndësi që të bëhet një kthesë e madhe në këtë drejtim, nuk mund të ketë progres në asnjë fushë të shëndetësisë nëse nuk krijohen raporte mirëbesimi në mes të personelit dhe pacientëve.

Pacientët duhet të trajtohen me dinjitet, respekt e mirësjellje dhe njëkohësisht duhet siguruar mbrojtja e reputacionit të tyre, është shumë e rëndësishme të krijohen organizata për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve të financuara nga Ministria e Shëndetësisë.

E drejta e pacientit për qasje në informacione rreth gjendjes së tyre është e pamohueshme dhe gatishmëria e stafit për t’a informuar duhet të jetë 24/7.

Përderisa Kosova nuk e ka funksionale Sistemin e Informimit Shëndetësorë atëhere informimi online i familjarëve dhe i pacientëve për informatat që ju interesojnë është projekt i parealizueshëm, por qasja në informacione është e pamohueshme dhe duhet të ketë gatishmëri të stafit për të informuar në çdo kohë pacientin apo familjarët.

Dhuna e shtuar ndaj mantelbardhëve duhet të trajtohet seriozisht

Cilësia e dobët e shërbimeve shëndetësore automatikisht e ndikon edhe mjekun edhe pacientin, cilësia e dobët vjen atëherë kur mjeku nuk e ka mundësinë për të kryer punën e tij si pasojë e mungesave të vazhdueshme të mjeteve të punës.

Unë them se ky konflikt mes mjekut e pacientit është fallc sepse pas mjekut fshihen udhëheqësit që me taksat e qytetarëve që nuk sigurojnë kushte pune për mjeket rrjedhimisht edhe marrje shërbimesh për pacientët.

Anketat kanë treguar se kryesisht mjekët gjinekolog-obstetër, pediatrët, kirurgët, mjekët familjarë dhe mjekët e urgjencës janë më të atakuar prandaj duhet pasur strategji konkrete për sigurinë e tyrë fizike. Për të mbrojtur mantelbardhët duhet marrë disa hapa konkrete.

1. Të rriten kompetencat e Odës së Mjekëve.
2.Të ketë marrëveshje efektive në mes të Prokurorisë së Shtetit, Avokatit të Popullit dhe Odës së Mjekëve që të dallohen gabimet nga komplikimet e mundshme gjatë trajtimit të pacientëve.
3.Qasja e mediave nëpër spitale duhet të rregullohet me një rregullore të veqantë e jo siq është tani me leje speciale të filmimeve. Kjo rregullore do parasheh standardet e raportimit përfshirë rregullat e ruajtjes së privatësisë për stafin dhe pacientët. Në bashkëpunime me shtëpitë medialekëto që do ju distribuohen gazetarëve ndërsa stafi mjekësor duhet të jetë i gatëshëm të ofroj trajnime profesionale për gazetarët. Paralelisht me këtë sistemi shëndetësor duhet të ndërtoj kapacitete për luftimin e lajmeve të rreme dhe adresimit në mekanizmat rregullues dhe në gjykatë të rasteve të shpifjeve.

4.Numri i punëtorëve të sigurimit dhe rregullat e hyrje daljeve të pacientëve dhe familjarëve duhet të jenë shumë strikte duke u respektuar koha e vizitave.

Ikja e kuadrove mjekësore

Një shteti që i ikën mjekët po i ikë truri prandaj kjo duhet të jetë shqetësim i jashtëzakonshëm. Ndërkohë që Ministri në largim i Shëndetësisë Uran Ismaili në vitin 2018 pati deklaruar se 99 mjekë nga shkurti deri në gusht kanë marr çertifikatë që lëshohen nga Oda e Mjekëve për të ikur dhe punuar jashtë vendit, asgjë konkrete nuk është bërë që ata mjekë të ndërojnë mendje ose së paku që mjekët tjerë të mos e marrin rrugën e njejtë.

Fatkeqësi hala më e madhe është fakti që 73 përqind e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë janë deklaruar se janë të gatshëm për të punuar jashtë vendit, ndërsa për tre vjet të fundit Kosova i ka humbur rreth 400 mjekë.

Mjekët kanë nevojë t’a kthejnë dinjitetin dhe respektin e tyre e kjo bëhet atëherë kur mjekët do të jenë të lirë nga ndikimi politik dhe biznesor për të punuar vetëm me pacientin, do të kenë kushte të punës dhe pagë të dinjitetshme në bazë të përformancës.

Spitalet private

Licensimi i spitaleve private duhet të bëhet nga Oda e Mjekëve të Kosovës, të gjitha spitalet private duhet të kenë mundësine e bashkëpunimit publiko-privat.

Një pjesë e madhe e operacioneve të planifikuara mund të kryhen në spitale private dhe koston për shpenzime duhet t’a paguajë Ministria e Shëndetësisë apo Fondi për Sigurime Shëndetësore  dhe një përqindje nga pacienti, kjo me qëllim që të ulet numri i pacientëve kosovarë që dërgohen për trajtim jashtë vendit, rrjedhimisht duke dhënë miliona euro nga buxheti i Kosovës  dhe buxheti familjarë i qytetarëve.

Rëndësi të madhe ka që të bëhet një kontrollë e madhe e mjekëve të huaj që punojnë në Kosovë pa referenca të odave përkatëse të vendeve prej nga vijnë.

Shëndetësia në Kosovë ka nevojë për ndryshime të mëdha të cilat bëhen në rast se ka përkushtim nga akterët shtetërorë.

Armend Agolli është Neurokirurg Spinal spitalin Södrasjukhuset  në Stokholm-Suedi.
Armend Agolli është Neurokirurg Spinal spitalin Södrasjukhuset  në Stokholm-Suedi.

Armend Agolli është Neurokirurg Spinal spitalin Södrasjukhuset  në Stokholm-Suedi.

Shënim: Artikulli është pjesë e serisë së analizave që ofrojnë zgjidhje për problemet më të mëdha të Kosovës që presim t’i shohim në programe politike gjatë këtyre zgjedhjeve. Këto analiza shkruhen nga ekipi ynë i ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm që kanë më shumë se 10 vjet përvojë pune në teren në fushën për të cilën po shkruajnë. Nëse ka njerëz tjerë me ide për zgjidhje të problemeve, e që janë jashtë partive, po i ftojmë të na shkruajnë analiza të ngjashme në ditët në vijim. Po e botojmë këtë seri me qëllim që të ushqejmë programet e partitë politike me ide për zgjidhje të problemeve. Qytetarët e Kosovës meritojnë të dëgjojnë më shumë se zhurmë, huti dhe prognoza koti prej shoqërisë civile e mediave, andaj po ofrojmë ide për gjithë ata që e kanë seriozisht garimin në këto zgjedhje me program. Me këto analiza nuk po e luajmë vetëm rolin e kritikut dhe përshkruesve të mirë të problemeve, por, nëse lexoni deri në fund, do të shihni sugjerime për zgjidhje të problemeve. Të gjitha idetë janë të hapura për t’u inkorporuar në programe të partive politike dhe për t’u përdorur nga qytetarë e gazetarë për të zhvilluar debate substanciale gjatë zgjedhjeve.