Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka në raportin 9 faqësh të punës së tij, dy faqe ka listuar pikat e rendit të një mbledhje të Qeverisë ku ai kishte marrë pjesë.

Në hyrje të raportit 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, Beka thotë se ka qenë kryetar i Grupit Punues për hartimin e statutit të Trepçës, dhe liston datat e takimeve që ka pasur. Madje ai i tregon në detaje Kryeministrit edhe për ato që kanë ndodhur në takime.

“Në çdo mbledhje iu dha fjala secilit nga anëtarë për të shprehur mendimin dhe për të dhënë sygjerimet e tyre në lidhje me hartimin e Statutit të Trepçës”, thuhet ndër tjera.

Më pas, zëvendës i Valdrin Llukës përmend edhe takimet me Komitetin për Partneritet Publiko Privat. Ai tregon edhe agjendën që kanë pasur në këto takime. Shembull përmend takimin e datës 1 dhjetor dhe liston 7 pikat që ishin në agjendë diskutimi.

E në dy faqe të tjera, ai i tregon Kryeministrit se ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të qeverisë, në vend të ministrit Valdrin Lluka. Në këto dy faqe ai ia ka rikujtuar Kryeministrit agjendën prej 13 pikash që ishte në rend dite.

Në fund, ai përmend prezencën e tij edhe takimin që e kishte Haradinaj në MZHE.

“Gjithashtu, me rastin e vizitës së kryeministrit z.Ramush Haradinaj në Ministrin tonë, ishte prezent në takimin e planifikuar mes Kryeministrit dhe Zëvendësministrave, ku qëllimi i kësaj vizite ishte: te shoh nga afër angazhimin e Ministrisë, dhe të diskutoj rreth planeve të kësaj Ministrie”, ka shkruar ai në raportin e punës.

Si përfundim ish-zëvendësministri thotë se ka qenë pjesë e tryezave të ndryshme dhe se i është përgjigjur pozitivisht ftesave që i janë bërë.

Besnik Beka ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit disa ditë pasi e ka dorëzuar raportin.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Besnik Beka.

 

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Agim Çeku.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale