Tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore të VV-së në Prishtinë. Foto: VV/Facebook

Vetëvendosje Pritet ta Dominojë Skenën Politike në të Ardhmen

Ndërsa Kosova ende pret krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit, ekspertët po i shqyrtojnë këto rezultate për të kuptuar më mirë atë që duket të jetë një ndryshim i madh në skenën politike të Kosovës, si dhe pasojat e mundshme.

Çuditërisht, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 e kishin ngritur Vetëvendosjen, si partia e vetme më e fortë në Kosovë, duke i dhënë fund pothuajse dy dekadave të dominimit që Partia Demokratike e Kosovës, PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, mbajtën mbi skenën politike lokale.

Të dyja, PDK dhe LDK, kanë garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në koalicionet parazgjedhore me partnerë të tjerë të vegjël në koalicion.

Por tani, derisa po afrohen zgjedhjet komunale të 22 tetorit, të gjitha partitë politike kanë emëruar kandidatët e tyre për kryetarët e komunave të Kosovës, duke treguar se të gjitha do të garojnë në këto zgjedhje në mënyrë individuale.

Ndërsa partitë politike përgatiten për zgjedhjet lokale, analistët në Prishtinë po mendojnë për pasojat e mundshme afatgjata të këtyre ndryshimeve të reja politike.

Shumica besojnë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare me gjasë do të përsëriten në zgjedhjet komunale, duke konfirmuar kështu dominimin e Vetëvendosjes.

Shumica gjithashtu mendojnë se rënia e dy partive kryesore – PDK dhe LDK – do të vazhdojnë në zgjedhjet lokale, edhe pse ritmi i rënies do të varet nga kush do të arrijë ta krijojë qeverinë qendrore.

“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare janë padyshim treguesi më i mirë i asaj që mund të presim në zgjedhjet lokale”, tha Behlul Beqaj, një analist politik nga Prishtina për BIRN.

Megjithatë, të tjerë thonë se votuesit e Kosovës po bëhen më taktikë dhe se votimi i tyre në zgjedhjet komunale do të varet nga kush do të formojë koalicionin qeverisës qendror.

“Rezultatet e zgjedhjeve lokale do të ndikohen shumë nga kush dhe me kë do të formojnë qeverinë në nivel qendror”, tha për BIRN analisti politik nga Prishtina, Imer Mushkolaj.

“Pavarësisht nga rezultatet e mira në zgjedhjet parlamentare, kjo nuk është një garanci se Vetëvendosje do të ketë rezultate të ngjashme më 22 tetor (zgjedhjet komunale), sepse zgjedhjet lokale janë specifike dhe varet shumë se cilët do të jenë kandidatë për kryetarë të komunave”, shtoi Mushkolaj.

Nëse rezultatet e njëjta ose të ngjashme përsëriten në zgjedhjet lokale në tetor, atëherë Vetëvendosje do të marrë kontrollin mbi shumë komuna kyçe që – në kombinim me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare – sigurisht do të kenë një ndikim të madh në zhvillimet e ardhshme në skenën politike të Kosovës, si dhe në partitë individuale, theksojnë ekspertët.

Rezultatet e zgjedhjeve të qershorit ofrojnë konkluzione interesante

Ndryshimet në rezultatet e zgjedhjeve që kanë ndodhur që nga zgjedhjet e parafundit në vitin 2014 dhe ato të fundit në vitin 2017, ofrojnë disa konkluzione interesante.

Në zgjedhjet e vitit 2014, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK dhe Nisma për Kosovën, NISMA, garuan individualisht për pozitat në parlamentin me 120 vende dhe përfunduan  me 37, 11 dhe 6 ulëse respektivisht.

Në zgjedhjet e vitit 2017, këto tri parti u bashkuan në një listë të vetme zgjedhore – PAN (PDK, AAK dhe NISMA) – dhe fitoi vetëm 39 vende.

Ndërsa AAK dhe NISMA mbajtën të njëjtin numër të deputetëve si në vitin 2014, PDK-ja humbi 15 nga vendet e saj, duke e bërë atë humbësin më të madh në këto zgjedhje.

Ngjashëm, LDK-ja ka rënë nga 30 vende, të cilat kontrollohen në vitin 2014, në 23.

LDK-ja po ashtu është në listën e përbashkët me Aleancën Kosova e Re, AKR dhe Alternativa, e cila fitoi respektivisht 4 dhe 2 vende, duke e çuar numrin e përgjithshëm të LAA Koalicioni (LDK-AAK-Alternativa) me 29 vende.

Nga ana tjetër, Vetëvendosje, e cila garoi e vetme , fitoi 32 vende, që shënoi një rritje të madhe në popullaritetin dhe fuqinë e partisë në krahasim me 2014, kur arriti të fitonte vetëm 16 vende.

Një vështrim më i thellë në rezultatin e zgjedhjeve tregon se Vetëvendosje fitoi ose ishte shumë afër fitores në të gjitha qendrat më të mëdha urbane të Kosovës.

Rezultatet gjithashtu treguan se partia doli më e fortë sidomos në të gjitha komunat në Kosovën lindore.

LDK, e cila ka fituar shumicën e komunave në vitin 2013, tani rrezikon të humbasë disa prej shpërblimeve më të mëdha të vitit 2013, duke përfshirë komunat e Ferizajt dhe Gjilanit.

Vetëvendosje mbizotëronte në kryeqytetin e Prishtinës që nga zgjedhjet e fundit lokale dhe pritet të mbajë besnikërinë e votuesve të saj në votimin e ardhshëm lokal.

Partitë PAN, duke përfshirë PDK-në dhe AAK-në ka të ngjarë të mbajnë mbështetjen e tyre në qytete më të vogla në dhe në qendrat rajonale të Kosovës Perëndimore, por PDK mund të humbasë qytetin e dytë më të madh të Kosovës në Prizren, ku Vetëvendosje ka shtyrë rrugën e saj nëpër radhët e LDK-së dhe ka dalë e dyta, duke iu afruar fundit të dominimit të gjatë të PDK-së në qytet.

Partitë në LAA, duke përfshirë LDK-në dhe AKR-në, mund të jenë humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve të ardhshme komunale.

Duke gjykuar nga rezultatet e zgjedhjeve të qershorit, AKR duket se do të humbasë Gjakovën, ndërsa në Mitrovicë Vetëvendosje dhe PDK janë të mbyllur në një garë të ngushtë në të cilën LDK mund të përfundojë si fituesi.

Rënia e LDK-së dhe PDK-së kryesisht interpretohet si rezultat i qeverisjes së keqe që nga pavarësia, pakënaqësia e votuesve kosovarë me zhvillimet e përgjithshme duke rezultuar me votë ndëshkuese ndaj këtyre partive.

“Rezultati i Vetëvendosjes duhet të shihet si një shfaqje e pakënaqësisë me qeverisjen e PDK-së, e karakterizuar nga shumë skandale që nga viti 2008. Në fakt, PDK dhe LDK kanë paguar faturën për qeverisjen e tyre të keqe”, tha Mushkolaj për BIRN.

Nëse ky momentum do të mbahet deri në zgjedhjet lokale, Vetëvendosje do të përfitojë dhe mund të jetë në gjendje të konsolidojë pushtetin e saj në nivel lokal duke hapur rrugën për dominimin e saj në politikën e Kosovës.

“Trendi i ndryshimit dhe ai i votimit ndëshkues do të vazhdojë, veçanërisht në disa komuna të cilat ende konsiderohen si bastione të partive të caktuara politike”, tha Mushkolaj.

“Njerëzit e shohin Vetëvendosjen si mundësinë e fundit për të provuar qeverisjen e ndryshme, si dhe një shpresë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me pushtetin”, shtoi ai.

Derisa zgjedhjet lokale afrohen, sjellja e tillë elektorale mund të shtrihet edhe në zgjedhjet komunale më 22 tetor.

“Koha midis zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjeve lokale është shumë e shkurtër për të pasur rezultate të ndryshme,” tha Beqaj për BIRN.