FOTO: Atdhe Mulla
Shkollat e mesme në Kosovë në mungesë të pedagogëve dhe psikologëve
Adoleshentët në shkollat e mesme në Kosovë nuk po e kanë fatin të konsultohen me pedagogë, këta të fundit mungojnë në shumicën e shkollave, madje disa prej shkollave nuk kanë as psikolog.
KALLXO.com ka kontaktuar me dhjetë drejtorë të shkollave të mesme në qytete të ndryshme të Kosovës.
Gjimnazi “Asllan Berisha” në Gjakovë i udhëhequr nga Agim Morina, nuk ka pedagogë.
Morina potencoi se shkolla ka psikolog, por sipas tij nuk kanë pasur rastë për të trajtuar.
“Psikolog ka, nuk kem pas rast që të trajtojmë, ndërsa pedagog nuk kemi, arsyeja është numri i vogël i nxënësve”, tha ai.
Por, shkolla “Hysni Zajmi” në po të njëjtin qytet edhe pse ka mjaftueshëm nxënës 1162 gjithsej, prapë ka mungesë të psikologut, por edhe të pedagogut.
“Shkolla “Hysni Zajmi” në Gjakovë, i ka 30 paralele me 1162 nxënës dhe shkolla nuk ka as pedagog e as psikolog”, tha Isuf Asllani, drejtori i kësaj shkolle.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Bernard Frrokaj në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe TeknoIogjis që në grantin e arsimit të u lejohet publikimi i konkurseve për psikologë dhe pedagogë.
“Jemi shumë të vetëdijshëm për mungesat e psikologëve nëpër shkollat e mesme të Komunës, por ne si Drejtori e Arsimit vitin e kaluar me rastin e pensionimit të mësimdhënësve në fjalë dhe me rënien e numrit të nxënësve nëpër shkolla, kemi hapur konkurse për psikolog në shkolla. Kemi pasur edhe kërkesa të kësaj natyre drejtuar MASHTI në mënyrë që në Grantin për Arsim të na lejohen publikimi i konkurseve për psikolog dhe pedagog në shkollat ku ju keni kontaktuar”, është shprehur ai.
Tutje, gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan nën udhëheqjen e Semir Gashi, ka po të njejtin problem, shkolla nuk ka pedagog.
“Gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan ka gjithsej 1536 nxënës. Nuk ka pedagog shkolla që nga koha e UNMIK-ut kur janë larguar shumica e pedagogëve”, u shpreh Gashi.
Ndërsa, sa i përketë psikologut ai thotë se shkolla ka të angazhuar një psikolog dhe është shumë funksional dhe punon sipas planprogramit.
“Është shumë funksionale. Mesatarisht merret me 6 raste në ditë, gjithashtu psikologia e shkollës është e angazhuar në projekte të ndryshme profesionale që së bashku me psikologët e shkollave tjera synojnë përmirësimin e mirëqenies psikologjike të nxënësve”, potencoi ai.
Shkolla tjetër profesionale “Adem Gllavica” e udhëhequr nga Hajrush Stublla në Lipjan ka mungesë të pedagogut.
Ndërsa sa i përketë psikologut Stublla tha se është në lëvizja, përveç kësaj shkolle, ai punon edhe në shkolla tjera.
“Pedagog nuk ka, ndërsa psikologu është në lëvizje. Është i përcaktuar edhe për disa shkolla të tjera”, u shpreh drejtori.
Tutje, ai thotë se shkolla ka nevojë edhe për pedagogë.
“Unë mendoj se gjithsesi ka nevoj për pedagogë sepse është shkollë profesionale”, potencoi Stublla.
Në këtë shkollë mësojnë 1180 nxënës, me 42 paralele, dhe me nga 20 deri 30 nxënës në klasa.
Edhe gjimnazi “Xhevdet Doda” në kryeqytet ka 1223 nxënës nuk ka as psikolog dhe as pedagog, thotë drejtori Azem Jaha.
“Në shkollën tonë nuk kemi psikolog e as pedagog. Psikolog kemi pasur, por para një viti psikologia pati marr pushim pa pagese dhe tani ka mbetur vendi i lirë”, ka treguar Jaha.
Për shkaqe procedurale Ministria e Financave nuk lejoj të ketë punetorë të rinjë në listën e pagave, kjo është përgjigjja e zyrtarëve thotë ai.
Në kryeqytet nuk janë vetëm nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda” që nuk kanë pedagog, edhe gjimnazi “Sami Frashëri”, nënudhëheqien e Fetah Zejnullahut ka mungesë të pedagogut.
“Shkolla nuk ka pedagog, dhe njëherit nuk kemi plan që parasheh këtë”, ka thënë Zejnullahu.
Ndërsa, sa i përketë psikologut ai tha se shkolla ka psikolog dhe është shumë funksional në trajnimin e rasteve të ndryshme në këtë shkollë, ku mësojnë 1047 nxënës.
Drejtoresha e Arsimit në kryeqytet, Shpresa Shala për KALLXO.com ka thënë se Drejtoria Komunale e Arsimit nuk mund të punësoj staf mbështetës pasi që numrat e stafit përcaktohen nga Ministria e Arsimit Publik (MAP), dhe nuk mund të tejkalojnë numrat që i përcaktonë kjo ministri.
“DKA nuk mund të punësoj staf mbështetës duke pasur parasysh që numrat për sektorin e arsimit caktohen nga MAP dhe fatkeqësisht nuk e kemi të drejtën e tejkalimit të numrave që i përcakton kjo ministri. Në momentin që do të lejohet kjo ne menjëherë do të procedonim me punësimin e tyre”, u shpreh ajo.
602 nxënësit në shkollën e mesme të Teknikës “Arkitekt Sinani”, në Mitrovicë nuk kanë as pedagog e as psikolog, këtë e ka konfirmuar udhëheqësi i kësaj shkolle Rasim Uka.
“Shkolla nuk as pedagog e as psikolog”, u shpreh Uka
Tutje, ai tha se DKA u ka premtuar që nga shtatori do të angazhoj edhe pedagog, por edhe psikolog sipas nevojës.
“DKA ka premtuar se nga shtatori do të angazhoj sipas nevojes pedagog ose psikolog”, u shpreh ai.
Në anën tjetër drejtori i arsimit në këtë komunë, Egzon Jashari thotë se është i vetëdijshëm që kjo shkollë ka nevojë për anagazhim të psikologut dhe pedagogut.
“Ne nga analizat mbi nevojat e përgjithshme në shkollën e mesem të lartë “Arkitekt Sinani”, kemi kontatuar që është e nevojshme angazhimi i psikologëve dhe pedagogëve si pjesë mbështetës të stafit të rregullt të mësimdhënësve”, është shprehur Jashari.
Gjithashtu, ai tha se gjatë këtij viti do të fillojnë të merren më konkretisht me angazhimin e psikologëve dhe pedagogëve në shkolla të mesme.
“Planifikojmë që gjatë këtij viti të hedhim hapa konkret në këtë drejtim”, ka shtuar drejtori.
Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” në qytetin e Gjilanit, shkollë kjo me 985 nxënës nuk ka psikologë, këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj shkolle Besnik Mustafa.
“Shkolla jonë nuk ka psikolog të angazhuar përvec në ndonjë rast e angazhojmë profesorin i cili jep mësim”, tha Mustafa
Majlinda Hoxha nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan, thotë se në këtë komunë janë pesë psikologë në shkolla.
Hoxha, tha se për shkak të buxhetit të limituar kanë angazhuar psikologë vetëm në shkollat ku e kanë parë më të nevojshme.
“Drejtoria e Arsimit, për shkak të buxhetit të limituar, fillimisht ka angazhuar psikolog në shkollat ku është vlerësuar më i nevojshëm psikologu, për të vazhduar me inkuadrimin e psikologëve tjerë sipas planit të paraparë, ku një psikolog mund të mbuloj më shumë se një shkollë bazuar në numrin e nxënësve”, ka theksuar Hoxha.
Tutje, ajo thotë se psikologia e Drejtorisë së Arsimit bashkëpunon me psikologët tjerë për t’i ofruar ligjërata, debate e shfaqje dhe se në shkollat ku mungonë psikologu nxënësit këshillohen nga psikologu i Drejtorisë së Arsimit.
“Në shkollat ku mungon psikologu, nxënësit këshillohen nga psikologu i shkollës si dhe psikologu i Drejtorisë së Arsimit. Psikologia e Drejtorisë së Arsimit në bashkëpunim me të gjithë psikologët që punojnë aktualisht, organizojnë javën e psikologjisë duke mbajtur aktivitete vetëdijesuese me nxënës si ligjerata, debate, shfaqje”, tregoi ajo.
Gjithashtu, Hoxha tha se në bashkëpunim me policinë e komunitetit si dhe akterët tjerë organizojnë ligjërata me temat të cilat propozohen nga këshilli i nxënësve.
Nga gjimnazi në Gjilan e tek gjimanzi në Kaçanik, ku edhe kjo shkollë nuk ka as psikolog dhe as pedagog.
Drejtori i gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik Ibush Vishi, ka thënë se nuk kanë as psikolog dhe as pedagog.
“Psikolog dhe pedagog, nuk ka. Me gjithë shqetësimin dhe kërkesën e ngritur vazhdimisht, jo vetëm nga ne, si edhe premtimet nga MASHTI, arsyeja është referuar te mungesa buxhetit”, ka thënë Vishi.
Në këtë gjimanz mësojnë 722 nxënës.
Të njejtin problem e ka edhe shkolla profesionale “Feriza Guri dhe vëllezërit Çaka”, në Kaçanik e udhëhequr nga Zekirja Baftiu, ku ai thotë se këtë nevojë e ka shprehur edhe në këshillim e arsimit.
“Nuk ka psikolog, në mbledhjen e këshillit të arsimit së shkollës e kam shprehur nevojën për psikolog”, ka thënë Baftiu.
Në këtë shkollë mësojnë 539 nxënës.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Zahir Doda, thotë se nevoja është edhe për 5 psikologë dhe 4 pedagogë, por për shkakë të numrit të kufizuar në arsim dhe financave nuk ka pasur mundësi të rrisë numrin e psikologëve dhe pedagogëve.
“Në nivel komunal kam nevojë edhe për 5 psikologë dhe 4 pedagogë, por për shkak të kufizimit të numrit të punëtorëve në arsim dhe formulës së financimit, nuk kam mundësi me pranu punëtorë të rinjë”, u shpreh ai për KALLXO.com.
Ai thotë së në shtator do të shpallet konkurs për dy psikologë dhe një pedagog, dhe shpreson që në vitin 2021 të krijoj hapësirë edhe për më shumë të tillë.
Çka thotë MAShTI për këtë problem?
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, thotë se angazhimi i pedagogëve dhe psikologëve është kompetencë e komunës, duke i respektuar kriteret.
“Bazuar në legjislacionin në fuqi, angazhimi i pedagogëve dhe psikologëve në shkollë është kompetencë e komunës, duke respektuar kriteret e përcaktuara nga MASHTI. (Kjo fushë rregullohet edhe me UA nr.26/2013 “Zgjedhja e nëpunësve për ofrimin e shërbimeve profesionale në institucionet edukative- arsimore para universitare“ dhe UA nr. 34/2014 “ Funksionalizimi i shërbimit ped-psikologjik ne shkolla“)”, thuhet në përgjigjen e kësaj Ministrie.
Tutje, thuhet se shkolla e cila ka mbi 1000 nxënës duhet të ketë psikolog ose pedagog, por 5 nga 10 shkollat e hulumtuara kanë mbi 1000 nxënës disa prej tyre kanë mungesë të psikologut e disa të tjera kanë mungesë të pedagogut.
Madje gjimnazi “Xhevdet Doda” në kryeqytet edhe pse ka mbi 1000 nxënës nuk ka as psikolog e as pedagog.
“Institucioni edukativo-arsimor në bazë të legjislacionit, duhet të ketë psikologun ose pedagogun, nëse numri i nxënësve është mbi 1000. Por, një psikolog-pedagog mund të angazhohet edhe në disa institucione arsimore në një komunë, atëherë kur disa institucione së bashku arrijnë numrin 1000 nxënës”, thuhet tutje.
84 pedagogë dhe psikologë janë të angazhuar, ndërsa MAShTI ka planifikuar të angazhoj edhe 50 vende të punës për shërbimet profesionale pedagogjike- psikologjike.
“Aktualisht, në të gjitha institucionet arsimore në Kosovë janë të angazhuar 84 pedagogë dhe psikologë, ndërsa MASHTI, duke u bazuar në Ligjin e Buxhetit për vitin 2019 ka planifikuar 50 vende të punës për shërbime profesionale pedagogjike-psikologjike”, ka shkuar tutje MAShTI.
MASHTI është në kontakt të vazhdueshëm me DKA-të, në mënyrë që të plotësohen nevojat e institucioneve arsimore me pedagogë dhe psikologë, pasi që dihet roli i rëndësishëm i tyre, thuhet tutje.
Sa janë të rëndësishëm Psikologët dhe Pedagogët për nxënësit?
Sipas ekspertëve psikologët dhe pedagogët janë tejet të rëndësishëm për edukimin dhe mësim-nxënjen tek nxënësit.
Psikologia Azize Daku, për KALLXO.com ka treguar rolin dhe rëndësin e psikologut në shkolla.
Sipas saj, roli i psikologëve përfshin fushat psiko- edukimin, vlerësimin psiko- edukativ, këshillimin.
“Roli kyq i psikologëve shkollorë përfshin fushat sikurse psiko- edukimin, vlerësimin psiko- edukativ, këshillimin, intervenimin në zvogëlimin e sjelljeve të papërshtatshme, hulumtimet dhe administrimin”, tha Daku.
Ajo tutje tregon se psikologët shkollorë ndikojnë edhe në arritjen e edukimit.
“Psikologët shkollorë janë pjesëtarë të kualifikuar të shkollës të cilët mbështesin nxënësit në procesin e të nxënit dhe më gjerë. Ata i aplikojnë eksperiencat e tyre në shëndetin mendorë, të mësuarit, sjelljet me anë të cilën i ndihmojnë fëmijët dhe nxënësit të kenë arritje edukative”, u shpreh ajo.
Psikologu duhet të ofrojë trajnime ose aktivitete jo-formale të cilat do të ndikonin në ngritjen psikologjike, tregoi Daku.
“Në kuadër të rolit të tij, psikologu i shkollës duhet të ofronte trajnime ose aktivitete të formës jo-formale, dhe në këtë pjesë do të ndikonte në ngritjen psiko- edukim, psiko- social. Në Kosovë numri i psikologëve është i vogël dhe trajnimet si rrjedhojë mungojnë”, shprehet tutje ajo.
Ndërsa në anën tjetër Nezir Çoçaj nga Instituti Pedagogjik i Kosovës thotë se Pedagogët janë të domosdoshëm.
Kritikat për sitemin në arsim viteve të fundit kanë qenë të mëdha, duke u nisur nga dështimi në garën për arsim PISA ku Kosova është radhitur e treta nga fundi.
Çoçaj, rëndësinë e pedagogut e ndërlidh edhe me këto rezultate, kur thotë se pedagogët janë të rëndësishem veçanarisht në kohën kur rezultatet në shumë teste po dalin jo të mira.
“Padyshim që rëndësia e shërbimit pedagogjik në shkolla është e madhe, duke pasur parasysh detyrat dhe punën që kanë pedagogët në shkollë dhe mëse e domesdoshme angazhimi i tyre, sidomos në këtë kohë kur rezultatet në shumë teste po dalin jo të mira”, tha ai.
Pedagogët sipas tij ndikojnë shumë në procesin edukativo-arsimorë, dhe ata ndikojnë në të gjitha fazat mësimore.
“Pedagogu ndikon jashtëzakonisht shumë në procesin edukativo-arsimorë. Ndikimi i tyre është në të gjitha fazat që nga planifikimi dhe zbatimin e planit mësimorë, në vlerësimin e rezultateve të të nxënit”, potencoi ai.
Çoçaj thotë se pedagogët ndihmojnë në planifikimin e punës së shkollës, ndihmon mësimdhënësve në planifikimin mësimorë, në vlerësimin e dijes tek nxënësit si dhe një sërë obligime të tjera.
Ai tutje thotë se Drejtoritë Komunale të Arsimit janë treguar të papërgjegjshme për të angazhuar mësimdhënës në vend të shërbimeve pedagogjike.
Grevat dhe ‘humbja e mësimeve’ nga mësimdhënësit në Kosovë
Në janar të vitit 2019 mësimdhënësit në Kosovë filluan grevën, grevë kjo e shpallur nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, dhe zgjati tre javë.
Greva ishte mbajtur në shenjë proteste, kështu duke shprehur paknaqësit e tyre për Projektligjin e Pagave, sipas tyre ky ligj ka qenë diskriminues për për punetorët e arsimit.
Sipas këtij projektiligji mësimdhënësit e shkollave të mesme kanë koeficioentin 2.30 ku paga e tyre do të ishte 513.85 euro, kurse për mësimdhënësit për shkollat fillore 2.0 dhe paga e tyre do të ishte 478 euro.
Sipas eksperteve e gjith kjo grevë në atë kohë erdhi si pasoj e premtimeve që u jepen mësimdhënësve në kohë të zgjedhjeve.
Për këtë grevë më të dëmtuarit ishin fëmijët, të cilët detyroheshin të qëndronin në shtëpi, kështu duke humbur mësimet.
Këshilli i Prindërve të Kosovës u shprehën të pakënaqur me zvarritjen e mësimit që u bëhej fëmijëve.
Orët e humbura me vendim të Ministrisë së Arsimit u kompensuan në pushimin e pranverës, të shtunave si dhe u zgjatë viti shkollorë.
Pesë ditë u zëvendsuan në pushimin pranveror, prill 2019, pesë ditë të shtunave gjatë vitit shkollorë 2018/2019, si dhe pesë ditë u zgjatëpërfundimi i vitit shkollorë 2018/2019.
Sipas statistikave të vitit 2019/2020 të nxjerra nga Ministristria e Arsimit, në Kosovë janë 77 mijë e 907 nxënës të arsimit të mesëm të lartë, ku 39 mijë e 747 prej tyre janë meshkuj dhe 38 mijë 160 vajza, ndërsa 5 mijë 255 janë mësimdhënës së niveli të mesëm të lartë, ku 2 mijë 988 janë meshkuj dhe 2 mijë 267 vajza.
Nga kërkesa për rritje të rrogës tek kërkesa për punësim, psikologët e specializuar kërkojnë punë
Për dallim nga mësimdhënësit që kërkonin rritje të pagës psikologët e specializuar kërkonin të punësoheshin, këtë kërkesë psikologët e shprehën në formë të protestës vitin e kaluar.
Psikologët protestuan para Administratës së Shërbimit Spitalor Universitarë të Kosovës.
Madje, ata pretendonin se iu është bërë padrejtësi, ku në një konkursë për psikologë kanë pranuar persona të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret.
Edhe pse në shkollat në vend mungesa e psikologët edhe dukshëm e theksuar prap psikologët janë të papunë.
Paknaqësia e psikologëve dhe kërkesa e tyre për punë ka qenë e theksuar edhe në vitin 2016, ku protestuan për të njejtën arsyje, pra kërkun të punësohen.
Në këtë protestë e cila u mbajtë para Ministrisë së Arsimit, Shkëncës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, psikologët theksuan që përveç se kanë nevojë të punësohen edhe shkollat kanë nevojë për psikologë.
Si rezultat i kësaj nxjerrim përfundimin që para katër viteve ka qenë kërkesa e njëjtë, punësimi i psikologëve dhe anagzhimi i tyre në shkolla, edhe sot në 2020 është po e njejta kërkesë, punësimi i psikologëve dhe angazhimi i tyre në shkolla.