Shfaqja ‘Bretkosa’, rrëfimi për të dhimbshmen e Kosovës së pas luftës  

Trajtimi skenik  i pasojave që ka lënë lufta e fundit e Kosovës tek njerëzit e saj, në shfaqjen “Bretkosa” të Teatri Kamertal të Kolegjit AAB, shpërfaq të vërtetën e dhimbshme, e cila po i përcjell të gjitha shtresat e shoqërisë kosovare edhe 20 vjet pas luftës.

Me skena të ndryshme herë – herë komike, e më shumë tragjike, shfaqja “Bretkosa” ballafaqon përpjekjet e njerëzve për të shpëtuar nga traumat dhe pasoja që kanë lënë e lufta. Përmes dialogjeve të personazheve, shpaloset historia e dhimbshme e kryepersonazhit të shfaqjes, Zekës, një ish luftëtari idealist, i cili shfaq traumat dhe pasoja e trashëguara nga lufta, gjatë bisedave më të tjerët, pavarësisht, arsyetimeve të veprimeve të tij dhe kërkimfaljeve të rralla.

E ndërtuar mbi dramën e kroatit Dubravko Mihanoviç, me të njëjtin titull, por e adaptuar në mënyrë brilante për realitetin kosovarë, rrëfen realitet, ku askush nuk ka durim për të dëgjuar tjetrin dhe komunikimi duket i pamundur, edhe për gjerat që janë më të thjeshta. Mbi të gjitha shfaqja është e liruar nga monotonia dhe tematika, e që trajton e cila në fakt, siç janë shprehur kritikët dhe krijuesit skenik, shpërfaq nuanca të zhanreve të ndryshme, e po e mbush sallën kamertale të  AAB, sa herë shfaqet.

Njëjtë ishte edhe të enjten e kaluar me shfaqjen e reprizës së radhës së kësaj shfaqje, ku rezervimi i biletave ishte i pashmangshme për të siguruar një vend për të parë shfaqjen.

Trajtim ndryshëm i pasojave të luftës

Për regjisori Kushtrim Koliqi, është teksti i shfaqjes ai që duhet veçuar, pasi tekste të tilla po i mungojnë skenës teatrore kosovare, dhe falë tekstit “Bretkosa” nuk është një shfaqje tipike melankolike, por një shfaqje me nuanca të zhanreve të ndryshme,  por që pasqyron tragjedinë e disa njerëzve për shkak të pasojave të luftës.

“Për këtë arsye shfaqja e ka efektin e saj dhe të prek për shkak të temës që trajton, ku ke momente ku buzëqesh, momente ku je shumë serioz, por edhe momente që të shtynë me mendu në fund se me të vërtetë substanca e asaj që trajtohet në shfaqje është tragjike”, ka thënë Koliqi pë Kallxo.com.

Sipas tij, dramaturgjisë sonë po i mungon ky lloj trajtimin skenik, dhe se është e dhimbshme që dramaturgët kosovarë shkruajnë shumë pak drama të cilat i trajtojnë këto tema.

“Shfaqja komunikon shumë mirë me dramën tonë. Kam bindjen se gjeneratat e reja kanë nevojë me pa më shumë shfaqje të tilla, pasi ata nuk kanë nevojë me kriju mendimin e vetë për të kaluarën nëpërmes diskursit të politikës, që është bardhësi, sepse shumë më mirë atë e marrin përmes shfaqjeve e teksteve të shkruara nga profesionist që i kanë hulumtuar këto ngjarje”, ka pohuar ai.

Protagonistët

Ndërkaq aktori Ilir Tafa, i cili pas një dekade i kthehet skenës kosovare falë këtij teksti ka pohuar për Kallxo.com se publikut i është ofruan një shfaqje e realizuar dhe mjaft provokuese, e cila edhe po e mbush sallën e teatrit kamertal.

“E dua rolin që e luaj në këtë shfaqje, pavarësisht se është rol i vështirë, sepse ka situata të ndryshme dhe duhet të reflektoj, sidomos kur luhet në teatër kamertal ku publik është shumë afër”, ka thënë ai, duke shtuar po ndodhë ajo që duhet, që përherë të parë në Kosovë publiku po i kthehet teatrit.

Ndërkaq Valmir Krasniqi, që në shfaqjen “Bretkosa” luan rolin e librashitësit ka pohuar për Kallxo.com se nuk, pavarësisht vështirësive në skenë ndihet i sigurt pasi interpreton përkrah parterëve me përvojë, të cilët ia ndihmojnë lojën.

“Kur është partneri i mirë dhe gjithçka e bënë më të lehtë dhe në një teatër kamertal, kur ke publiku afër e krijon një afërsi dhe ndihem më ngrohtë në një farë mënyre. Unë për vete e dua këtë lloj teatri sepse automatikisht ta jep mundësi të jesh më i natyrshëm dhe jo shumë teatër”, ka thënë Krasniqi.

Në shfaqja luajnë: Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala, Valmir Krasniqi.