Rritja e Dobët Ekonomike Tkurr Punësimin

Pavarësisht premtimeve politike për qindra mijë vende të reja pune, rritja e dobët ekonomike e Kosovës, gërshetuar me mungesën e investimeve të huaja, është përkthyer në nivele të ulëta të punësimit.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave (ASK) të Kosovës, shkalla e papunësisë totale ka qenë 35.3 për qind në vitin 2014.

Ndërsa papunësia te të rinjtë, mosha 15-24 vjeç, në nivel të përgjithshëm mbetet shumë e lartë, në masën 61 për qind.

Rritja e zbehtë ekonomike në 5 vitet e fundit, ku Produkti Vendor Bruto (GDP) nga 2013 ka pasur rritje vetëm 1.2 për qind, e pamundëson edhe punësiminin e të rinjve.

http://kallxo.com/rritje-e-zbehte-e-ekonomise-kosovare-ne-5-vitet-e-fundit/

Profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku tha për Gazeta JNK se përmirësimi i punësimit të të rinjve mund të realizohet vetëm përmes inkurajimit të investimeve të jashtme dhe hapjen e reparteve prodhuese të korporatave multinacionale.

Po ashtu Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) radhiti edhe papunësinë e të rinjve ndër problemet kryesore në raportin e fundit për Kosovën ndër pikat kryesore të ekonomisë së dobët të Kosovës.

9 përfundime të nxjerra nga raporti i FMN-së

“Institucionet shtetërore duhet të kujdesen për rritjen e ekonomike, të krijojnë mjedis miqësor për investime në mënyrë që të rritet punësimin, t’i inkurajojnë investitorët e jashtëm si mundësi për hapjen e reparteve prodhuese e korporateve multinacionale”, tha Sadiku.

Pavarësisht se në fushata elektorale të nivelit qendror dhe lokal premtohen vende të reja të punës dhe ngritje e mirëqenies sociale, punësimi është në nivel të ulët.

Eksperti i ekonomisë tha se në Kosovë nuk njihet ndonjë kompani multinacionale (shumëkombëshe) të ketë hapur ndonjë repart prodhues, “andaj situatën më së miri e tregon bilanci tregtar ku tregon se Kosova është nën ndikimin e importit vërshues”.

Punësimi nga viti në vit

Nga viti 2011 deri në 2015 për 5 vite radhazi punësimi është ngritur për 18 për qind – 16 për qind në sektorin privat dhe 2 për qind në sektorin publik.

Punesimi_vite_Ks
Punësimi në Kosovë ga viti 2011 deri në 2015

Të përkthyer në numra për 5 vite janë krijuar 49,306 vende të reja pune. Kjo do të thotë se nga 245,154 të punësuar sa ishin në 2011 ky numër arriti në 291,689 në vitin 2015.

Viti 2012 mund të konsiderohet viti më i mirë sa i takon punësimit në pesëvjeçarin e fundit.

Punësimi në 2012, krahasuar me vitin paraprak 2011, në sektorin publik pati rritje për 5,027 vende të reja pune, kurse në sektorin privat ky numër u rrit për 25,164 vende të reja pune.

Në vitin 2013, sektori publik pati rritje të punësuarve për 907 vende pune, përderisa sektorit privat iu shtuan 7,660 vende pune.

Viti 2014 e gjeti sektorin publik me më shumë të punësuar se sa ishin punësuar në vitin 2013 me 1,343 persona, përderisa sektorit privat iu shtuan 4,711 të punësuar, një punësim dukshëm më i vogël se sa në vitin 2012 dhe 2013.

Në vitin 2015 sektorit publik pati rënie të të punësuarve për 4,569 vende pune, përderisa sektori privat pati një rritje më të dukshme të të punësuarve krahasuar me 3 vitet paraprake për 9 mijë vende të reja pune.

Rritja më e madhe e punësimit vërehet në vitin 2012 krahasuar me vitet tjera pasuese.

Trendi i rritjes së të punësuarve nga viti në vit ka pësuar lëvizje të lehtë në sektorin publik, një trend më të rritur në sektorin privat.

Shifra të dyshimta

Në publikimet e fundit nga ASK-ja, vërehet se ka pasur rritje të bizneseve të reja, kryesisht atyre tregtare, ku 97.7 për qind janë biznese që kanë të punësuar 1 deri në 4 persona.

http://kallxo.com/tregtia-prin-te-bizneset-e-reja/

Të gjitha këto trende punësimi, posaçërisht te sektori privat, vijnë nga vetë punësimi apo mënyra e të bërit biznes si persona individualë.

Por Sadiku thotë se statistikat e papunësisë në Kosovë që dalin nga ASK-ja nuk janë të sakta, janë te bazuara në disa anketa dhe sidomos në vlerësimet e institucioneve financiare ndërkombëtare.

“Vërtet në Kosovë menxi hapen 7 mijë vende të punës dhe kësaj mund t’i shtohen edhe 2 mijë njerëz që shkojnë në pension, që do të thotë se punësimi sillet rreth 9 mijë vende pune në vit”, tha Sadiku.

Eksperti i ekonomisë parashikon se nëse vazhdohet me këtë ritëm të zhvillimit, për të arritur premtimin e koalicionit qeverisës prej 220 mijë vende pune, Kosovës do t’i duhen rreth 20 vite.

“Kush do të pret që në Kosovë të krijohen 200 mijë vende të punës, ku çdo vit në tregun e punës hyjnë 30 mijë persona të kualifikuar të gatshëm për punë”, tha Sadiku.

Ndërkaq, disa studime mbi punësimin e të rinjve kanë gjetur se ndërmjet kurikulave të arsimit dhe tregut të punës në Kosovë, ekziston një hendek i madh.

Kontradiktat mes Arsimimit dhe Tregut të Punës