Rezonanca e Rezultateve Nëpër Komuna

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, vetëm 9 komuna me shumicë shqiptare i kanë shpëtuar balotazhit. 4 nga këto komuna i ka marrë LDK-ja, duke përfshirë këtu Pejën, Lipjanin, Fushë Kosovën dhe Vitinë, të cilat i kishte qeverisur edhe mandatin e kaluar. AAK ka ruajtur kontrollin e Deçanit dhe Junikut sikurse PDK e ka rikonfirmuar qeverisjen në Drenas për katër vitet e ardhshme. PDK ka fituar Drenasin në raundin e parë ndërsa dy kandidatë të pavarur Bekim Jashari (Skenderaj) dhe Rufki Suma (Hani i Elezit) gjithashtu kryen punë me t’parën.