Daniel Serwer

Rënia e Albinit mund të jetë rënia e Hashimit

 

Kryeministri i Kosovës Kurti humbi votën e mosbesimit me 25 mars, duke u  braktisur nga partneri i tij kryesor i koalicionit LDK. Ai mbetet si kryeministër në detyrë, megjithëse mbetet akoma e paqartë për mua nëse ai do të pësojë një tjetër plasaritje në formimin e një qeverie.

Më shumë gjasa ai do të detyrohet ose t’i dorëzohet dikujt tjetër ose ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Kjo e fundit vështirë se do të mund të bëhej marrë parasysh situatën me Covid-19.

Administrata Trump-it e mirëpriti rrëzimin e qeverisë Kurti, pasi ai po refuzonte t`i përkulej kërkesës së tij që ai t`i shfuqizonte në mënyrë të njëanshme të gjitha taksat që paraardhësi i tij i kishte vendosur për mallrat serbe, në shenjë hakmarrjeje për fushatën e Beogradit kundër njohjes së Kosovës.

Uashingtoni ka braktisur politikën tradicionale amerikane të mbështetjes për demokracinë dhe integritetin territorial të Kosovës dhe tani po i nxitë mbështetësit politik në Prishtinë në favor të një marrëveshjeje me Serbinë që do të ishte e dëmshme për të dy dyja palët. Ka pasur shumë momente të shëmtuara në Kosovë, andaj kjo shëmti realisht nuk do të vlerësohet në sallën e turpit. Megjithatë, nuk duket aq e mirë.

Albin po përpiqej t’ia mohonte masat urgjente (për t’u përballur me Covid-19) Presidentit Thaçi, sepse ai kishte frikë se Hashimi do t’i përdorte ato për të finalizuar një marrëveshje me Serbinë, të papranueshme për qeverinë pavarësisht faktit se parlamenti dhe gjykata kushtetuese janë deklaruar se qeveria duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për bisedimet me Beogradin.

Kryeministri ka bërë gabim duke e shkarkuar një figurë me rëndësi nga LDK në momentin kur ministri i Brendshëm ishte i mendimit që Presidenti të merrte kompetencat e masave të gjendjes emergjente të cilat i dëshironte. Kjo, përfshirë edhe presionin e madh amerikan, duket se e ka kthyer LDK kundër Albin Kurtit.

Unë mendoj se Hashimi tani do të përpiqet të formojë një qeveri e cila do të jetë më shumë sipas dëshirës së tij dhe që do t’i japë atij kompetencat e masave të një gjendje emergjente për të cilat ishte në kërkim. Albini gjendet në një pozicion të dobët pasi që partia e tij nuk mund të qeverisë pa partnerë të koalicionit e të cilët si duket nuk do t’i ketë në dispozicion. Megjithatë, ka shenja se Albini do të dalë mirë me rezultate në zgjedhjet e reja.

Kosova është plotësisht kundër shkëmbimit territorial me Serbinë për të cilin Hashimi është i hapur, por nëse i jepet mundësia, ai do të përpiqet të vazhdojë tutje drejt një marrëveshjeje me Beogradin sa më shpejt që është e mundur pas zgjedhjeve të 26 prillit në Serbi.

Pyetja e madhe që kërkon përgjigje është: Pse? Pothuajse të gjithë janë të mendimit se amerikanët i kanë premtuar Hashimit mbrojtje nga ndjekja penale, veçanërisht nga Dhomat e Posaçme që veprojnë në Hagë që merren me krime të veçanta të kryera para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës në vitin 1999.

Nuk e di nëse ka diçka të vërtetë në këtë dhe për një kohë të gjatë kam dyshuar se prokurori i Dhomave të Posaçme ka provat e nevojshme për të ngritur aktakuzë. Mirëpo prokurori është një Amerikan, i emëruar nga Administrata e Presidentit Trump. Nuk është e vështirë të imagjinohet se atij mund t’i thuhet se do të ketë aktakuzë ndaj tij apo jo.

Padyshim se presidenti është i shqetësuar për trashëgiminë e tij dhe nuk dëshiron që një aktakuzë ta shkatërronte atë. Mirëpo ai do të duhej të mendonte dy herë para se të vazhdojë tutje me një shkëmbim territorial/të njerëzve që do të rezultonte me fundin e pranisë së serbëve në Kosovë sepse ata që e gjejnë vetën e tyre në territorin që nuk do të jetë pjesë e pazarit me Serbinë ose do të ikin ose gradualisht do të zhvendosen gjatë viteve të ardhshme.

Kosova atëherë do të ishte pjekur për t’u vjelur si krahinë lindore e Shqipërisë. Babai i këtij vendi mund ta gjente trashëgiminë e tij politike të kthyer në pluhur./www.peacefare.net

Përgatiti: Nuhi Shala – KALLXO