Rada Trajkoviq pro shitjes së Telekomit nëse e blenë Serbia

Kandidatja për deputete nga koalicioni parazgjedhor ‘Sloboda’ , Rada Trajkoviq në një intervistë për KALLXO.com ka thënë që kauza që e ka shtyrë të kandidoj për deputet është që Lumi Ibër të jetë lum i pajtimit dhe jo i konfliktit.

Tutje Trajkoviq ka thënë se është kundër taksës, kundër shkëmbimit të  territoreve, por pro shitjes së Telekomit, nëse Serbia është blerëse si dhe pro privatizimit të Trepçës.

“Për mua më e rëndësishmja është që lumi Ibër të jetë lum pajtimi e jokonflikti dhe lajmeve të këqija përherë, siç thonë., mesazheve të këqijaedhe për qytetarët e Kosovës dhe Metohisë dhe për publikun nëpërgjithësi jashtë, në regjion”, ka thënë Trajkoviq.

Duke thënë që mandatin e saj do ta vazhdoj si deputete, Trajkovic ka theksuar se taksat më të mëdha duhet të zbatohen ndaj të pasurve.

“Mendoj se taksat më të mëdha duhet zbatuar ndaj atyre që janë të pasurdhe kursimet të cilat me të vërtetë janë tejet të mëdha duke marrëparasysh se kemi shumë popullatë të varfër”, ka thënë ajo.

Tutje Trajkoviq ka thënë se një ndër tri amendamentet e para që do ti propozoj si deputete e Kuvendit të Kosovës është përdorimi i barabartë i gjuhëve.

“Unë kisha propozuar përdorimin e barabartë gjuhëve dhe alfabeteve dhe natyrisht do të propozoja diçka që nënkupton respektimin ose në faktluftën për respektimin e të gjitha ligjeve pasi kur respektohen ligjetatëherë nuk ka shkelje të drejtave të njeriut”, ka thënë Trajkoviq.Sipas saj tri problemet më të mëdha më të cilat përballet Komuna e Graqanicës, janë nepotizmi, kriminaliteti, mafia.

Trajkoviq ka theksuar se nuk do ta ndërrojë partinë e saj dhe është zotuar se asnjëherë nuk do të dal kundër qëndrimit të partisë.

Në një intervistë për KALLXO.com Trajkoviq ka thënë që përkrahjen e saj si deputete do ta kenë të gjithë ata qytetarë që nuk ndihen të sigurte në Kosovë.“Paj, kisha thënë të gjithë ata që nuk ndjehen mjaft të sigurt dhe të lirë nëkëtë territor dhe këta janë zakonisht që janë të rrezikuar nga mafia”, ka thënë ajo.

Ndonëse është kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr në Kosovë, Trajkoviq ka thënë se do të lufton projektet që e ndotin mjedisin në Kosovë.

“Pra kisha luftuar për projekte që nuk do ta prishnin mëshumë mjedisin me ndotje të ajrit, ujit e natyrisht edhe marrëdhënietndërnjerëzorë si faktor që ndot funksionimin normal te njerëzve dheshkakton stres te njerëzit”, ka theksuar ajo.Tutje ajo ka thënë se është pro përdorimit të qymyrit nëpër shtëpi, por është kundër përdorimit të qeseve plastike.

“Nëse ka alternativë, me shumë dëshirë do të zëvendësoja nëse ajoështë më e lirë sepse popullata është e varfër dhe helmohet edhe mëshumë”, tha Trajkoviq për KALLXO.com.

Tutje Rada Trajkoviq, kandidate për deputete nga koalicioni ‘Sloboda’ ka thënë që është pro shitjes së Telekomit të Kosovës, nëse ai i shitet Serbisë.

Trajkoviq ka thënë që është pro ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, përderisa ka theksuar se është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Duke iu referuar taksës100 përqind për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ajo ka thënë që është për heqjen e kësaj takse.Duke iu referuar mosakreditimit të katër universiteteve publike, Trajkoviq ka thënë që këto universitete duhet të mbyllen më urgjencë.

Në intervistën për KALLXO.com Rada Trajkoviq është shprehur se është kundër monopolit të homologimit në Kosovë, ndërsa ka thënë që nuk do të lejoj që në Kosovë të qarkullojnë makina të cilat janë hedhur nga përdorimi në vendet evropiane.

Ndërsa e pyetur për martesat mes gjinisë së njëjte, ka thënë që njerëzit janë të lirë të vendosin vetë.Tajkoviq është shprehur kundër mbajtjes së shamisë nëpër shkolla, ndërsa pro kuotës për deputet nga diaspora si dhe pro heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën.

Trajkoviq e pyetur se a është pro ose kundër ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzuar ajo ka thënë se ‘Çdo gjë qe ka të bëjë me veteranët e luftës jam kundër’.

Rada Trajkoviq, ka thënë që fushatën e saj për kandidate për deputete nuk ia financon askush, përderisa ka thënë që aktualisht ka vetëm një vend të punës dhe të hyrat mujore të saj janë të vogla.

Trajkoviq ka thënë që banesën e saj në Beograd e ka në emër të përbashkët me burrin e saj.Tutje ajo ka thënë se për herë të fundit është shëruar në spital të huaj, përderisa ka theksuar se si deputete nëse sëmuret do të shkoj në spitalin e Beogradit.

Ndërsa e  pyetur nëse i shkollon fëmijët në shkollë private apo publike, Trajkoviq ka thënë se fëmijët e saj kanë përfunduar studimet dhe të gjithë familjarët e saj janë të punësuar.

Kandidatja e koalicionit ‘Sloboda’, Rada Trajkoviq ka thënë Trepqa duhet të privatizohet sa më shpejtë.

“Të privatizohet sa më shpejtë se vetëm me privatizim mund të aftësohet.Nuk ka buxhet i cili mund të aftësoj Trepçën dhe që njerëzit të kenëmundësinë të fitojnë rrogën dhe të punojnë”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

Trajkoviq ka thënë që puna me të cilën do të lë gjurmë si deputete është zbardhja e çështjes së të pagjeturve.“Ndoshta zbardhja e fatit të personave të kidnapuar dhe të zhdukur. Këtë do ta kem preokupim kryesor”, ka thënë ajo.

Duke ju referuar angazhimit të saj si deputete e ardhshme, ajo ka thënë që është e gatshme që çdo seancë të bëjë pyetje parlamentare, varësisht se në cilin komision do të jetë anëtare, do të organizoj dëgjime publike, ndërsa për takime me qytetarët ajo ka thënë se “Varet nga situata e sigurisë. Sa do të lirohen qytetarët nga ndikimi i mafisë që të kem mundësinë të flas lirshëm me ata e ata të vijnë”.

Trajkoviq, është zotuar se në momentin që ngritët aktakuzë për të ajo do të jap dorëheqje, dhe ka theksuar se do të votoj rrëzimin e qeverisë nëse kryeministrit ka aktakuzë.

Sipas saj secila ministri duhet ti ketë nga dy zëvendësministra, ndërsa e pyetur se a do të i votojë për borde të ndërmarrjeve publike njerëz që nuk i plotësojnë kushtet, Trajkoviq është shprehur e pavendosur.Kandidatja e koalicionit ‘Sloboda’, Rada Trajkoviq në intervistën e saj për KALLXO.com ka thënë që do ti bëjnë publike fondet e partisë dhe do ti hapin dokumentet/faturat për kuvendin dhe ministritë.