Ilustrim

Projektligji për Pagat sjell vendin buzë kolapsit

Rreth 20 mijë shërbyes civilë të Kosovës pritet që nga sot t’i bashkangjiten “valës’ së grevave në vend, të nisura nga mësimdhënësit, mjekët e minatorët javë më parë.

E krejt kjo për shkak të kategorizimit në Projektligjin për Paga, i cili pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës më 31 janar.

Në këtë Projektligj koeficientët më të lartë të pagës parashihen për presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas sociologëve, grevat e tilla janë të drejta, pasi shoqëria formohet nga këta sektorë.

Ndërsa, deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës kanë kërkuar zgjidhje sa më të shpejt për to, duke kërkuar edhe dorëheqje të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Mursel Zymberi tha për Gazetën Jeta në Kosovë se greva do të vazhdojë në të gjitha komunat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Greva nesër do të fillojë nga ora 10:00 deri në ora 11:00. Kërkesat janë të formuluara dhe janë vetëm dy: Kërkesa e parë është nivelizim të pagës me sektorët e tjerë, do të thotë ngritje në krahasim me sektorët e tjerë si dhe kërkesa e dytë është njohja e përvojës së punës së personave të cilët janë larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve ’90, derisa u njihet kontributi tash edhe mësimdhënësve. Mendoj se të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre nga pak gjatë asaj kohe”, tha të hënën Zymberi.

Derisa shërbyesit civilë kanë mbajtur ditën e parë të grevës, për mësimdhënësit ka nisur java e tretë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha për Gazetën Jeta në Kosovë se greva do të vazhdojë edhe këtë javë, deri sa të rritet koeficienti për 30% për të gjitha pagat në sistemin arsimor.

Ai po ashtu tha se zgjidhje e shohin tërheqjen e Projektligjit për Paga nga Kuvendi dhe pagat të mbesin këto që janë.

“Ne si SBAShK nuk do të heqim dorë deri në përmbushjen e kërkesave tona. Nesë Qeveria nuk dëshiron ta pranojë rritjen për 30%, atëherë le ta tërheqin këtë Projektligj krejt dhe të mos votohet fare, sepse oferta e dhënë ditë më parë ishte diskriminuese”, tha Jasharaj për JnK.

Edhe Këshilli i Prindërve të Prishtinës ditë më parë kishte paralajmëruar protesta për shkak të “bllokimit” të sistemin arsimor nga greva e mësimdhënësve.

Ata u kanë bërë thirrje Qeverisë dhe SBAShK-ut që të gjejnë një zgjidhje të situatës, pasi sipas tyre po dëmtohen nxënësit.

Ndërsa, mjekët kanë kërkuar që pagat e tyre të jenë të barabarta më prokurorët dhe gjyqtarët në këtë Projektligj.

Kurse, minatorët pasuan mjekët, duke zhvilluar një grevë nëntëditore nga 3 janari për të kërkuar ndër të tjera një ngritje pagash me 20 për qind.

https://kallxo.com/greva-e-minatoreve-flet-drejtori-i-trepces/

Greva përfundoi më 12 janar pas arritjes së një marrëveshjeje të përkohshme me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Lidhur me këto greva, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se nëse vazhdohet kjo gjendje, atëherë në Kosovë mund të përsëritet skenari i krizës në Greqi.

“Që rritja e pagave të shkojë proporcionalisht me rritjen ekonomike dhe që të përcaktohet sistemi i pagave të njëjta për punë të njëjta. Ndryshe përfundojmë me krizë financiare si Greqia e para disa viteve, por me dallim se Greqia shfrytëzoi fondet e BE-së, si anëtare, e ne falimentojmë lehtë, sepse nuk jemi anëtare e BE-së”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Kurse, deputeti Korab Sejdiu i është drejtuar me letër të hënën kryeministrit Ramush Haradinaj duke thënë se nëse s’mundet të bëjë zgjidhje “të lëshojë rend”.

https://kallxo.com/sejdiu-leter-haradinajt-per-greven-ne-arsim-gjej-zgjidhje-ose-lesho-rruge/

Xërxa: Memorandumet paraelektorale, shkaktare të grevave

Sipas sociologut Genc Xërxa, situata e krijuar nga grevat është bërë për shkak të premtimeve elektorale nga Qeveria e Kosovës, po ashtu edhe për shkak të bindjeve të krijuara se ka kushte për të gjithë.

“Kjo gjendje nëse palët kanë dallime skajshmërisht në qëndrime dhe nuk përafrohen deri tek kompromisi vetëm sa do përkeqësojnë situatën e krijuar të status quos ndoshta edhe duke i radikalizuar edhe më shumë veprimet e tyre sindikatat e ndryshme drejt realizimit të qëllimit te tyre, që mund të ndikojë negativisht edhe në aspektin politik të qëndrueshmërisë qeveritare si pasojë e një kolapsi të tërë social të shkaktuar nga grevat e shumta”, tha Xërxa për Gazetën Jeta në Kosovë.

Ai shtoi se kërkesat e sindikatave janë të drejta, pasi sipas tij shoqëria varet nga këta sektorë.

“Kërkesat janë legjitime të arsimit, shëndetësisë, etj, pasi janë hallka themelore të një shteti të mirëfilltë që duhet të mbështetet në estabilishmentin e intelektit, pasi janë grupe sociale që duhet edhe shteti të identifikohet me këto kategori të dijes dhe afirmimit social. Për atë qëllim duhet edhe ta kenë vendin e merituar në ngritjen e mirëqenies së tyre, pasi zhvillimi jonë si shoqëri varet nga këta sektorë se çfarë shteti dëshirojmë të krijojmë, të intelektit apo të injorantëve duke i ripozicionuar e që do marrin kreun e hierarkisë sociale në elitat tona shoqërore”, tha Xërxa për JnK.

https://kallxo.com/nga-sot-ne-greve-edhe-sherbyesit-civil-te-komunes-se-prishtines/

 

Bojkoti pa arsye i avokatëve të Kosovës

Bojkoti pa arsye i avokatëve të Kosovës

Greva të tilla për këtë Projektligj ishin lajmëruar edhe gjatë vitit 2018, pasi këto sindikata kishin pasur edhe takime me kryeministrin për të gjetur një gjuhë të përbashkët, porse ajo gjë nuk ndodhi.

https://kallxo.com/kercenimet-e-sbashk-ut-per-ligjin-e-pagave-haradinaj-u-premton-se-do-merren-parasysh-kerkesat/

www.kallxo.com