Komuna e Shtimes - Foto: KALLXO.com

Performanca e Komunës së Shtimes sipas vlerësimit të Ministrisë së Pushtetit Lokal

Komuna e Shtimes është vlerësuar me 66.94 përqind ose në vendin e 12 sa i takon performancës së përgjithshme komunale.

Kjo performancë është matur nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal sa i takon kompetencave komunale në ofrimin e shërbimeve.

Raporti i Ministrisë së Pushtetit Lokal tregon se për 36 komuna të Kosovës janë bërë matjet në përkatësisht 19 fusha të ndryshme.

Komuna e Shtimes ka dalë e 17-ta nga komunat për shërbimet administrative. Matjet nga MPL janë bërë për shërbimet publike administrative, efikasitetin e shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve si dhe shqyrtimin e kërkesave të personave fizik dhe juridik. Në këtë fushë Shtimja është vlerësuar me 75.50 përqind.

MPL ka treguar në raport se sa i takon transparencës, Komuna e Shtimes qëndron në vendin e 14 me një përqindje prej 90.75.

Në këtë fushë Ministria e Pushtetit Lokal ka matur, publikimin e dokumenteve të prokurimit publik dhe kontratave, publikimin e dokumenteve për planifikim dhe shpenzime të buxhetit, publikimin e akteve me karakter të përgjithshëm të miratuara nga kryetari i komunës, publikimin e akteve të miratuara në kuvend komunal, përmbushjen e kritereve të faqes zyrtare elektronike të komunës, nivelin e qasjes në dokumente publike nga qytetarët dhe publikimin e mbledhjeve të kuvendit.

Pas transparencës, një fushë tjetër e vlerësuar nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal në Komunën e Shtimes është edhe përgjegjshmëria komunale.

Në këtë fushë Shtimja është radhitur e 16-a me 68.56 përqind ku janë matur, ndërmarrjet e veprimeve ligjore për suspendimin e zyrtarëve të cilët kanë pasur aktakuza në lidhje me veprat për shpërdrim të detyrës zyrtare.

Në performancën për strehimin e fëmijëve në nevojë dhe strehimin e tyre, familjeve në nevojë dhe sigurimi i banimit, për punësimet nga komunitetet jo –shumicë për të punësuarit me nevoja të veçanta në institucione komunale, Komuna e Shtimes është vlerësuar me 41.49 përqind. Shtimja radhitet e shtata për nga përqindja e vogël e performancës në këtë fushë të barazisë për punësim, të shërbimeve sociale dhe familjare.

Te fusha e kulturës, rinisë dhe sportit Komuna e Shtimes është vlerësuar me 95.2 përqind ose e dhjeta në listë. E në këtë fushë Ministria e Pushtetit Lokal ka bërë matjen sa i takon pjesëmarrjes së qytetarëve në veprimtari të kulturës, rinisë dhe sportit, aktiviteteve kulturore të organizuara me buxhet komunal si dhe krijimin e hapësirave sportive për numër të banorëve.

Për Menaxhimin e fatkeqësive sipas raportit të MPL-së është e 18 me 90.48 përqind.

Në këtë fushë janë bërë matjet se sa kanë qenë intervenimet e komunës për mbrojtjen nga fatkeqësitë si dhe si ka qenë niveli  i realizimit të planit komunal për menaxhimin e fatkeqësive.

Fusha e Planifikimi Hapësinor matë zhvillimin hapësinor komunal nëpërmjet instrumenteve të planifikimit hapësinor, por edhe nivelin e planifikimit të ndërtimeve komunale. Në këtë fushë Komuna e Shtimes ka radhitur të shtatën me 54.77 përqind sa i përket kryerjes së detyrave në këtë fushë.

Te krijimi dhe mirëmbajta e hapësirave publike, MPL ka radhitur Komunën e Shtimes të tretën për nga përqindja më e vogël në këtë fushë.

“Përpos nivelit të hapësirave të gjelbra për kokë banori, kjo fushë matë edhe sipërfaqen e hapësirave publike të cilat mirëmbahen rregullisht nga komunat, si dhe numrin e hapësirave publike të përcjella me ndriçim publik”, tregon raporti i MPL-së.

Sa rrugë lokale janë riasfaltuar, sa rrugë në zonë urbane janë me shteg të biçikletave, sa është gjatësia e rrugëve lokale të pajisura me shënjezim vertikal dhe horizontal, se sa është gjatësia e rrugëve lokale të pajisura me trotuare, sa rrugë lokale mirëmbahen gjatë sezonave dimër- verë dhe sa rrugë lokale janë shtruar e ka radhitur Komunën e Shtimes në vendin e 9 e 63.9 përqind për realizimin e këtyre punëve.

Në fushën e Transportit Publik Shtimja qëndron e katërta për nga performanca më e lart me 97.1%, për vendndalimet e shenjëzuara për automjete, vendbanimet e përfshira në transport dhe realizimin e transport lokal publik.

Ndërsa, për hapësirat për parkim publik të cilat janë vende në pronësi publike dhe private, komuna e Shtimës qëndron e 21 me 35.6 përqind.

Përfshirja e ekonomive familjare, institucioneve publike dhe njësive biznisore në sistemin e ujit të pijes dhe të ujësjellësit, ka radhitur Komunën e Shtimes në vendin e 18 nga gjithsej 36 komunat e tjera që janë vlerësuar nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Në raportin e MPL-së për performancën në rrjetin e kanalizimit Shtimja qëndron e 17-ta me 41.7%. Kjo  fushë matë përfshirjen e ekonomive familjare, bizneseve dhe institucioneve në sistemin e kanalizimit si dhe realizimin e projekteve komunale për rrjet të kanalizimit.

Për menaxhimin e mbeturinave Shtimja qëndron e 25-ta për nga performanca më e lart me 68.75 përqind.

MPL-së në raport ka përmendur se mbrojtja e mjedisit është fushë e rëndësishme dhe matjet për realizimin e shërbimeve në këtë fushë janë bërë për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror dhe jetësor (urban dhe rural) nga dëmtimi, degradimi apo ndotja si pasojë e veprimtarisë njerëzore ose të ndikimit natyror. Shtimja në këtë fushë radhitet e 19-ta me 82.2 përqind.

Sa është respektuar regjistrimi i pronësisë në emër të dy gjinive, sa ka barazi gjinore te emërtimet e rrugëve, si është plani komunal për barazi gjinore, sa është pjesëmarrja e grave në takime publike, si është barazia gjinore në buxhetim për punësim dhe ndërmarrësi të grave, buxhetimi dhe shpenzimi i përgjegjshëm gjinor, barazia gjinore te anëtarët e komiteteve komunale, se sa gratë janë të emëruara në pozita politike në komunë, se sa gra janë nën udhëheqje arsimore, shëndetësore kulturore dhe sportive si dhe sa gra janë punësuar në institucione apo administratë komunale, kanë renditur Komunën e
Shtimes në vendin e dhjetë me 46.6 përqind.

Në fushën e arsimit parauniversitar Shtimja qëndron e shtata me 70.91%. Kjo fushë synon rezultate në hapësira për çerdhe dhe shkolla të pajisura me kabinete për internet, masa të efiçencës së energjisë,  rekrutimin e personelit arsimor, licencimin e mësimdhënësve, mjetet e konkretizimit, pajisjet e shkollave me mjete mësimore, kabinete të TIK-ut, si dhe kushtet e sigurisë në shkollë.

Fusha e kujdesi primar shëndetësor matë infrastrukturën dhe hapësirat e destinuara për shëndetësinë primare, resurset dhe personelin e mjaftueshëm, si dhe ofrimin e shërbimeve nga niveli komunal, Shtimja radhitet e 23-ta me 37.10 përqind.

Ndërsa fusha e zhvillimit ekonomik lokal matë aktivitetet e planifikuara dhe të zbatuara për zhvillimin e aktivitetit ekonomik në nivel lokal duke mobilizuar pronat komunale, dhe përditësim i rregullt i regjistrit të tatimpaguesve si dhe shkallë e lartë e inkasimit e tatimit në prone, në këtë fushë Shtimja është radhitur në vendin e 11 me 84.6 përqind.