Foto: Ilustrim

Në çdo palë zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, mesatarisht 37 mijë vota shkuan huq

Që nga viti 2014 në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, mesatarisht 37,675 vota u vlerësuan se ishin të pavlefshme, që i bie mbi 37 mijë qytetarë me të drejtë vote nuk kanë votuar sipas udhëzimeve të KQZ-së. Për krahasim, ky numër është pothuajse sa popullsia e vlerësuar e Komunës së Fushë Kosovës dhe Komunës së Dragashit.

Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të datës 14 shkurt 2021, numri i qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote ishin 1,851,927. Numri i qytetarëve që votuan në secilin vendvotim si dhe atyre jashtë vendvotimit me kusht apo me postë, shkon në 903,386 apo në përqindje 48.78 për qind.

Ndonëse numri i votuesve të regjistruar ishte më i vogël në raport me zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës për vitin  2019, sa ishte 1,961,213 votues, pjesëmarrja ishte më e madhe në këto zgjedhje.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës për vitin 2019, morën pjesë në zgjedhjet respektivisht votuan gjithsej 826,916 votues apo 44.56 për qind e votuesve të evidentuar.

Prej atyre që votuan në zgjedhjet e fundit, respektivisht votat e 32,756 qytetarëve u vlerësuan të pa vlefshme. Në raport numrin atyre që votuan i bie mbi 3.6 për qind.

Ndërsa në zgjedhjet e njëjta të vitit 2019, numri i fletëvotimeve të pafvlefshme ishte 33,271 votues dhanë votë të pavlefshme apo 4 për qind e atyre që hodhën fletëvotimin në kutit e votimit. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme ishte më i madh në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017 me 49,107 sosh. Që në raport me numrin e atyre që kanë votuar në ato zgjedhje ishte më shumë se 6.5 për qind.

Sipas një hulumtimi të KomisionIt Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), për zgjedhjet e vitit 2019, gjysma e rasteve ishin kur votuesit kishin shenjuar kandidatin por jo edhe subjektin politik, me një rritje prej 3 për qind në raport me zgjedhjet e vitit 2014-të, ndërsa për 12.27 për qind u rritën rastet ku votuesit dëmtuan qëllimshëm fletëvotimin.

Grafika-Votat e pa vlefshme-Burimi-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve-KQZ

Gjetjet nga tereni i zgjedhjeve të 2019-ës.

Me qëllim të analizimit të shkaqeve të pavlefshmërisë së votave, Komision Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga gjithsej 2,547 vendvotime ka përzgjedhur 289 vendvotime në mënyrë të rastësishme në secilën komunë apo rreth 10 për qind të numrit të vendvotimeve në atë komunës.

KQZ, në bazë të gjetjeve ka identifikuar kategoritë pavlefshmërisë së votës, si: Kandidati i shenjuar dhe subjekti politik i pa shenjuar, i shenjuar më shumë ne një subjekt politik, dëmtim i qëllimshëm i fletëvotimit, fletëvotime të pa plotësuara dhe fletëvotime të pa vulosura.

Në bazë të rezultateve nga mostra e përzgjedhur prej 289 vendvotime, rreth gjysma apo 49.10 për qind e votave të pavlefshme ishin të natyrës ku kandidati ishte shenjuar ndërsa nuk ishte shenjuar subjekti politik, pastaj me 29.24 për qind rastet kur fletëvotimi ishte i pavlefshëm për shkak se ishte shenjuar më shumë se një subjekt politik, me 19.12 për qind rasteve fletëvotimi ishte dëmtuar qëllimshëm ndërsa me përqindje më të vogël raste kur fletëvotimet ishin të paplotësuar apo atyre të pa vulosura.

Tek kjo natyrë e votës së pavlefshme KQZ thotë se ka rritje për më shumë se 3 për qind në raport me zgjedhjet e vitit 2014.

“Shumica e fletëvotimeve të pavlefshme i përkasin kësaj kategorie, që do të thotë se 49.10% e pavlefshmërisë së fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës 2019 është si pasojë se kandidati është shenjuar, ndërsa subjekti politik jo. Krahasuar me Zgjedhjet e vitit 2014, kjo është rritur për 3.27%”, thuhet në raport.

Tek rastet kur votuesit kishin dhënë dy e më shumë subjekte politike, ka një rënie prej 13.48 për qind në raport me zgjedhjet e vitit 2014.

Ndryshe, te fletëvotimi i pavlefshëm për shkak të dëmtimit të qëllimshëm nga ana e votuesit, është rritur për 12.27 për qind në raport me vitin 2014.

Ndërsa për fletëvotimet e pa plotësuar, 0.98 për qind më pak në raport me zgjedhjet e vitit 2014 ndërsa për fletëvotimet e pa vulosura kemi rënie prej 0.50 për qind.

Raste pothuajse të ngjashme, në fshat dhe qytet

Sipas zonave të banimit, rezultatet e hulumtimit tregojnë se në zonat rurale numri më i madh i fletëvotimeve të pavlefshme apo 48.54 për qind ishin të natyrës ku kandidati ishte shënjuar mirëpo nuk ishte shënjuar subjekti politik, me 31.34 për qind të rasteve ishte shënjuar më shumë se një subjekt.

Tutje, me 17.75 për qind të rasteve kishte dëmtim të qëllimshëm të fletëvotimit, ndërsa në përqindje të vogël të fletëvotimit të pa plotësuar dhe atij të pa vulosur.

Në zonat urbane, rreth gjysma e rasteve apo 49.9 për qind e fletëvotimeve të pavlefshme ishin në rastet kur votuesit kishin shënjuar kandidatin por nuk kishin shënjuar subjektin politik. Me 26.40 për qind të rasteve janë fletëvotimet e pavlefshme për shkak se janë shënjuar më shumë se një subjekt politik,  ndërsa 21.01 për qind të rasteve kishte dëmtim të qëllimshëm të votës ndërsa përqindje tjetra i përkasin natyrës së fletëvotimit të pa plotësuar dhe fletëvotimit të pa vulosur.

Lidhur me informimin e publikut, Komisioni konsideron se fokusi i votuesit është vetëm te kandidatët

“Numri më i madh i fletëvotimeve të pavlefshme (49.10% e rasteve) është shenjimi i kandidatit dhe jo subjektit dhe nuk ka një trend rënie nga zgjedhjet e kaluara. Komisioni konsideron se nga analizimi i këtyre fletëvotimeve, një ndër shkaqet që ka ndikuar mund të jetë fokusimi i votuesit vetëm tek kandidatët”, thuhet në përfundmin e raporti.

Andaj raporti rekomandoi që të bëhet një analizë kualitative për të gjetur arsyet e pavlefshmërisë së fletëvotimeve dhe të adaptohet strategjia e Informimit Publik nga të gjeturat që dalin.

Në mes tjerash, pati edhe rekomandime për Këshillat e Vendvotimeve (KVV), në ngritjen e nivelit profesional dhe të përgjegjësive.

Fletëvotime të pavlefshme sa numri i atyre që u larguan nga lista e votuesve

Për rastësi, numri i fletëvotimeve të pavlefshme në vitin 2019, ishte 33 mijë e 271 pothuajse i përafërt është numrit i atyre votuese emrat e të cilëve KQZ i kishte hequr nga lista, me një diferencë prej 1.5 për qind.

Me 4 shtator të vitit 2019, KQZ vendosi për pastrimin e listave të cilët kanë vdekur ose si votues që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Numri i atyre emrave që KQZ vendosi t’i heq nga lista e votuesve ishte 33 mijë e 791.

Mirëpo lista duket se nuk ishin pastruar si duhet, KALLXO.com raportoi se për më shumë se dhjetë vjet firguron emri i babit i qytetari nga Ferizaj, Adem Beluli, rast tjetër që është raportuar edhe në kryeqytet, Prishtinë, ku babai në listën e votuesve gjen emrin e djalit të vratrë në luftë.

Gjatë procesit zgjedhor, KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar lidhur me veprimet që bën qytetarë të cilat ishin të ndaluara me ligj apo me vendim të KQZ-së.

Ndonëse ishte ndaluar me vendim nga KQZ publikimi i votës, në zgjedhjet e vitit 2019, kishte raste ku në rrejtet sociale kishte publikime të votave.

KALLXO.com kishte raportuar se policia kishte nisure hetimet lidhur me fotografimin e votës. Raste të dyshimit të fotografimit të votës kishte edhe në Komunës së Rahovecit, në Komunën e Ferizajit Pastaj në komunën e Prizrenit pati cenim të fshetësisë së votës ku përsoni ishte shoqëruar për në Polici, mirëpo kishte edhe raste tjera në këtë komunë, është raportuar se pati parregullsi edhe në dy fshatrat e Skenderajt.

Kishte edhe denocime të votimeve grupore tek minoriteti serb. Një denoncim të tillë e kishte bërë kandidati i kolocionit të partive “Sloboda”, Nenad Rashiq,

Gjithashtu një qytetar kishte raportuar në KALLXO.com rast kur materiali propagandues ishte vendosur në kabinën e votimit.

Në përjashtim me zgjedhjet paraprake për Kuvendin e Kosovës, në këto të fundit, të datës 14 shkurt 2021, u vlerësuan se pati më pak raste.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi, si në rastet e fotografimit të votë, problemeve në qendrat e votimit e kolonat e gjata të organizuara në komunat veriore të Kosovës.