Në AKP Punojnë Zyrtarë të Pakualifikuar

Agjencia Kosovare e Privatizimit është një prej institucioneve me pagat më të larta në Kosovë. Përkundër kësaj, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka zyrtarë të cilët nuk e kanë kualifikimin e duhur për t’i mbajtur ato pozita që kanë.