Muzeu i Kosovës. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Muzeologët kundër futjes së Muzeut Kombëtar në projektligjin për artin dhe kulturën

Pjesëtarë të stafit shkencor dhe profesional të Muzeut Kombëtar të Kosovës po kundërshtojë futjen e Muzeut Kombëtar të Kosovës (MKK) në Projektligjin për artin dhe kulturën. Sipas tyre, futja e MKK-së në kuadër të një ligji të ardhshëm për art dhe kulturë do ta zhvlerësojë këtë institucion nga trashëgimia e pasur kulturore duke e shndërruar thjesht kulturore. Ata kërkojë nga MKRS që të shqyrtojë bërjen e një ligji për muzetë.

Ky grup i punëtorëve të MKKR përmes një letre dërguar ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zyrtarëve tjerë të MKRS-ë kërkojnë që MKK të mos përfshihet në ligjin për art dhe kulturë, por, siç shprehen ata, atu ku e ka vendin në kuadër të trashëgimisë kulturore.

MKRS ka draftuar Projektligji për artin dhe kulturën, i cili ka kaluara fazën e diskutimit publiko dhe pritet që ai të dërgohet për miratime dhe në Kuvendin e Kosovës. Ky draftligj, pas miratimit në Kuvendin e Kosovës do të eliminojë disa prej ligjeve që rregullojnë fushatë të ndryshme kulturore, përveç ligjit për Kinematografinë dhe ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Çështja e muzeve zë vend në Ligjin aktual për Trashëgiminë Kulturore, në mënyrë sipërfaqësore. Por, një trajtim më të gjerë muzeve, themelimit dhe funksionimit, i është dhënë në projektligjin për artin dhe kulturën.

“Ministria përkatëse për kulturën mund të themelojë institucione publike qendrore nga fusha e muzeologjisë, ndërsa komunat mund të themelojnë institucione publike lokale nga fusha e muzeologjisë. Muze mund të themelojnë edhe personat juridikë dhe fizikë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kriteret për themelimin, funksionimin, kategorizimin dhe organizimin e muzeve, si dhe hulumtimin, inventarizimin, ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë së luajtshme dhe shpirtërore, përcaktohen me akt nënligjor të miratuar nga Ministri përkatës për kulturën”- thuhet në pikën 1, 2, 3 të nenit 24 të Projektligjit për art dhe kulturë.

MKK së bashku me institucionet tjera kulturore qendrore e lokale është i përfshirë në, nenin 4 i Projektligji për artin dhe kulturën.

Pikërisht, përfshirja e MKK-së ka shtyrë stafin shkencor dhe profesional të MKK për të reaguar duke i kërkuar MKRS që muzeun ta largojë nga projektligji për art dhe kulturë. Sipas tyre, futja e MKK-së në ligjin e ardhshëm për art dhe kulturë, e minimizon dhe zhvesh MKK-në nga aduti shkencor duke i bërë të pavlefshme gradat shkencore dhe profesionale të punëtorëve të këtij institucioni.

“Kërkojmë (nga MKRS, ministri, hartuesit e projektligjit, sekretari ) që ta largojnë MKK-në nga ky projektligji dhe ta vendos aty ku e ka vendin në kuadër të trashëgimisë kulturore së bashku me IAK-në, IMMK dhe 6 qendrat rajonale të trashëgimisë kulturore, ose të hartohet një ligj i veçantë për muzetë në Kosovës. Së këndejmi i thërrasim organet kompetente të MKRS-së, duke iu tërhequr  vëmendjen se këtë lëshim profesional dhe mjaft diskriminues për MKK-në  dhe për stafin më të lartë shkencor dhe profesional mos ta lejoni të kaloj si i tillë”- thuhet në letrën e stafit shkencor dhe profesional të MKK-së.

Sipas ligjeve në fuqi, rregulloreve e statutit, thonë ata, MKK është institucion që i takon trashëgimisë kulturore, me fokus në trashëgimisë kulturore të luajtshme dhe shpirtërore, me profil shkencor nga historia, arkeologjia e etnologjia.

“Statusi i MKK-së të mbetet komponentë e trashëgimisë kulturore; Të hartohet një ligj i veçantë për muzetë, bazuar në rekomandimet e ICOM-it; Me akt ligjor të furnizohet tri institucionet shkencore të trashëgimisë kulturore si: MKK, IMMK, QRTK në Institutin e Kosovës për Trashëgiminë Kulturore, si Agjenci e pavarur shkencor;  Në hartimin e të gjitha dokumenteve me rëndësi të veçantë për MKK-së, të përfshihen në gupet punuese punëtorët me grada dhe titujt më të lartë shkencor dhe profesional dhe me përvojë punë” – thuhet në letrën e punëtorëve të MKK- së dërguar MKK-së.

Në anën tjetër MKSR në një përgjigje për kallxo.com thotë se është duke i trajtuar komentet e bëra nga grupi i punëtorëve shkencor dhe profesional në MKK-në.

“Jemi në fazën e trajtimit të komenteve të pranuara gjatë fazës së diskutimit publik. Secili koment është duke u shqyrtuar me kujdes dhe në fund do të këtë arsyetim për secilin koment të pranuar apo refuzuar”-thuhet në përgjigjen e MKRS për KALLXO.om.

Për më së dy javë Projektligji për art dhe kulturë ishe në diskutim publik në platformën qeveritare- konsultimet.