Mungesa e diasporës mund ta godasë ekonominë e Kosovës

Qindra mijëra kosovarë të diasporës zakonisht bëjnë pushime të gjata çdo vit në atdheun e tyre. Kështu që mungesa e mundshme e tyre këtë vit, për shkak të krizës shëndetësore do të sjellë një goditje të re për ekonominë e Kosovës, shkruan Balkan Insight.

 

Arbnora Shkreta jeton me familjen e saj në Suedi, ajo gjithmonë viziton vendlindjen e saj Kosovën dy herë në vit. Një herë në verë dhe përsëri në dimër. Megjithatë, ky vit mund të jetë i ndryshëm prej viteve tjera.

Në mes të këtyre ditëve që konsiderohen të rrezikshme nga prania e COVID-19, sipas babait të saj udhëtimi për të është bërë papritur i rrezikshëm, dhe që familja Shkreta po mendojnë të shtyjnë vizitën e tyre të verore për pesë-gjashtë javë, pavarësisht nëse vendi hap kufijtë me heqjen e kufizimeve pandemike.

Ajo mendon se nuk është e drejtë të rrezikosh, t’u krijosh tension shtesë spitaleve të Kosovës.

“Nuk është etike për ne “të huajt” që të marrin vendet e kujdesit shëndetësor dhe të rëndojnë sistemin”, tha Shkreta për BIRN.

Nëse pjesa tjetër e diasporës kosovare është aq e vëmendshme sa Shkreta, ekonomia e Kosovës është në një tronditje.

Diaspora e madhe e Kosovës

Përafërsisht 800,000 kosovarë jetojnë jashtë vendit, shumë prej tyre udhëtojnë rregullisht për të vizituar familjen dhe miqtë në shtetin më të ri të Europës.

Parat e dërguara nga diaspora janë një shtysë për ekonominë e Kosovës, por gjithashtu janë të rëndësishme edhe eurot që kosovarët e diasporës i shpenzojnë në dyqane, kafene dhe restorante gjatë pushimeve të zgjatura në vendlindje.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vizitorët në Kosovë shpenzuan pothuajse 1.3 miliardë euro në vitin 2019, rreth gjysmën e asaj shume në muajt korrik dhe gusht, sezonë e cila është periudha më e popullarizuar për kosovarët nga diaspora.

Ekonomia e Kosovës vlen pak më shumë se 8 miliardë euro. Hotelet, restaurantet, transporti dhe shitja me pakicë që janë sektorët ku shpenzojnë më së shumti turistët, të gjitha së bashku llogariten 21.5 përqind e buxhetit të vitit 2019.

Shumica e vizitorëve janë kosovarë nga diaspora, por këtë vit shumë kanë frikë se do të duhet të anulojnë, ose të paktën të shtyjnë, çdo udhëtim veror që kishin planifikuar.

“Ne vërtet duam të takojmë familjet dhe të afërmit tanë që jetojnë atje, kështu që të mund të udhëtojmë në vjeshtë”, tha Shkreta.

 

Lavdi Zymberi, blogere me qendër në Sudanin e Jugut i Kosovo Girl Travels, tha për BIRN se udhëton në Kosovë çdo verë dhe në ndonjë një rast tjetër gjatë vitit.

Zymberi tha që ajo ishte ende duke planifikuar të vizitonte “rreth mesit të qershorit”, por shanset janë të pakta.

“Ende nuk e kam anuluar udhëtimin tim”, tha ajo. “Ende shpresoj dhe uroj që të mund ta bëj”.

Turizmi i goditur që nga dita e parë

Me mbi 1000 raste të konfirmuara dhe 29 vdekje, Kosova ka filluar të lehtësojë masat kufizuese për përhapjen e COVID-19. Gjatë kësaj jave janë rihapur dyqanet e shitjes me pakicë, ordinancat e stomatologëve, sallonet e bukurisë, tregjet e fermerëve dhe të tjerë. Kafenetë dhe restorantet tani lejohen të ofrojnë shërbime për “mere me vete”, por ende nuk dihet se kur do të rihapen kufijtë.

Qeveria i ka imponuar sektorit të turizmit një sistem kuponësh dhe kompensim për udhëtime të shtyera ose anuluara. Tashmë duke u ankuar për neglizhencë, industria e turizmit thotë se përballet me humbje të mëdha.

“Skenari i makthit”

Një raport i 27 marsit nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim vlerësoi se sektori i mikpritjes në Kosovë i cili një qarkullim prej rreth 86.5 milionë euro,  do të marrë një goditje serioze nga pandemia.

Por në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 5 maj, Ministri i Financave Besnik Bislimi tha se turizmi nuk siguroi “një hyrje të konsiderueshme ekonomike”.

Ndërsa restaurantet dhe kompanitë e turizmit përbëjnë gjashtë përqind të vendeve të punës në Kosovë, dhe se “ato kontribuojnë vetëm 1.5 deri në 1.8 përqind të të ardhurave totale të ekonomisë kombëtare”, tha ai, duke përmendur shifrat si dëshmi se Kosova mund të bëjë një rikuperim të shpejtë ekonomik sesa shumë vende të tjera.

Megjithatë, turizmi është një kontribues kryesor në suficitin tregtar që gëzon Kosova në shërbime, në krahasim me deficitin e madh që ka në mallra. Dhe viti 2020 filloi me 27.1 milionë euro në janar dhe shkurt në krahasim me dy muajt e parë të vitit 2019.

BIRN kontaktoi ministritë e financave dhe ekonomisë, tregtisë dhe industrisë në lidhje me kontributin e kosovarëve të diasporës në sektorin e turizmit dhe hapat që do të ndërmerrte qeveria për të kompensuar goditjet e sektorit, por nuk mori asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit.

Shkreta, në Suedi, tha që shpresonte të vizitonte më vonë gjatë vitit, “nëse situata është më pak kritike”. Por jo nëse kishte një valë të dytë të coronavirusit, siç kanë frikë disa.

“Një skenar makthi do të ishte nëse vjen një valë e dytë dhe ne ngecemi në Kosovë dhe nuk mund të kthehemi në Suedi në punët dhe shkollat tona,” tha ajo.

Përgatiti – Antigonë Isufi – KALLXO