Mitrovica e Veriut Paguan 240 Euro Një Orë Dore

Komuna e Mitrovicës e Veriut ka blerë ora luksoze për dy punonjës të saj që së fundmi janë pensionuar.

Do të shpenzojë 240 euro për blerjen e një ore të dorës.

Publikimi i nënshkrimit për kontratë në Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) bën të ditur se komuna shpenzon 480 euro për dy orët e dorës.

Sipas njoftimit, blerja e orëve të dorës si dhuratë për dy nëpunës civilë të dalë në pension ishte qëllimi i këtij aktiviteti të prokurimit.

“Blerja e orëve të dorës  për dy nëpunësit civilë të Komunës së Mitrovicës së Veriut për shkak të daljes në pension”, thuhet në njoftim.

Orët e dorës komuna i blen me paratë e buxhetit të konsoliduar të Kosovës.

Blerje të shtrenjta të orëve të dorës janë realizuar edhe në të kaluarën.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave kishte shpenzuar 445 euro për blerjen e orëve të dorës për pesë anëtarëve të bordit të saj. Çmimi i një ore të dorës sillej rreth 90 euro.

http://kallxo.com/445-euro-per-ore-dore/

Me qëllim të njëjtë me Komunën e Mitrovicës së Veriut, po një çmim më të ulët pagoi Komuna e Klinës.

Komuna shpenzoi mbi 1 mijë euro për blerje të orëve të pensionuarve të arsimit.

http://kallxo.com/komuna-e-klines-harxhon-1-mije-euro-per-ore-dore/

Gazeta Jeta në Kosovë dhe KALLXO.com kanë hulumtuar se si zyrtarët e lartë të shtetit trashin luksin e tyre me paratë e buxhetit të vendit dhe përmes tenderëve të vegjël krijojnë shpenzime të mëdha.