Më të mirat e ‘Jeta në Kosovë’ më 2018

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, në edicionin e saj të fundit për vitin 2018-të, sjellë një përmbledhje prej 40-të emisionesh duke përfshirë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme për këtë vit.

Një ndër ngjarjet e janarit të vitit 2018-të është edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit më 16 –të janar në Veri të Mitrovicës, për të cilën për të diskutuar në studio kanë qenë të ftuar politikani Lutfi Haziri, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tash kryetare e OJQ-së “Lëvizja Evropiane në Kosovë”, Rada Trajkoviç, si dhe Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti.

Për zbardhjen e kësaj vrasjeje u deshëm 10 muaj  që të fillohet me arrestimet e para në veri.

Me ç’rast politikani Haziri kishte deklaruar se kjo nuk ishte një vrasje ordinere dhe e rastësishme.

“ Ivanoviq e ka pasur një reputacion te shqiptarët… ka qenë lojal gjithmonë në politikat e Beogradit…Unë besoj që kjo vrasje profesionale nuk mundet me qenë ordinere, nuk është ordinere, është e porositur. E mbyll edhe kaptinën e rastit të tij dhe rastit të serbëve të Kosovës” pati thënë Haziri.

Ndërsa ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic ka rrëfyer për frikën e serbëve për të folur për çështjen e Ivanoviqit.

“Beogradi nuk po na lejon të flasim. Një pjesë e serbëve dëshirojnë të besojnë që këtë e kanë bërë shqiptarët, ndërsa shumica e serbëëve besojnë se prapa kësaj qëndrojnë qarqe, fatkeqësisht të lidhura me Beogradin” ka thënë ajo.

Përveç kësaj fillimi viti 2018-të, filloi ta trazoj edhe ‘zemrën’, e Lëvizjes Vetëvendosje, ku nga kjo parti u larguan 12 deputet të cilët e deklaruan sit të ‘pakënaqur’. Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ në studion e saj pati sjellë liderin e kësaj partie, Albin Kurti I cili ishte deklaruar se VV-ja është e fortë pavarësisht ndarjes.

“Lëvizja Vetëvendosje është e fuqishme. Nuk mund të dobësohet Lëvizja Vetëvendosje siç mund të gëzohet ndonjë kundërshtar i yni. E di që thojnë Albini dikator, Albini autoritar e kështu me rradhë”, pati thënë Kurti.

 

Për të marrë informacione se a është 2018-të viti i vizave, emisioni ‘Jeta në Kosovë’ pati ftuar edhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila kishte deklaruar se janë vetëm edhe dy kritere.

‘Ju keni bërë kaq shumë, keni përmbushur 93 nga 95 kriteret që është inkurajuese për këtë demokraci të re”, kishte thënë ajo në këtë intërvistë.

Më 1 shkurt të 2018-tës “Emisioni Jeta në Kosovë”, ka transmetuar rrëfimin e një dëshmitari okular i cili pretendon se kishte parë të vriten tre njerëz, të cilët që më vonë i njohëm si Vëllezërit Bytyqi.

“Më 9 korrik i kam parë tre persona me sy të lidhur me shirit të bardhë. Duart i kishin të lidhurra me tel. Ishin në përcjellje të dy personave. Ishte edhe një tjetër pa armatim. Dy persona kishin armë, njëri jo. Ishte Guri. E kam parë duke shtënë prapa qafe. I kam parë duke rënë në tokë” pati rrëfyer ai.

E për të diskutuar për të drejtat e grave, luftën kundër korrupsionit, trajtimin e grave në politikë, emisioni ‘Jeta në Kosovë’ mysafir e ka pasur Ish-presidenten Atifete Jahjaga, e cila tha që do të duhej të ishte më e drejtpërdrejtë me politikanët kosovarë.

“Ndoshta që nuk kam qenë edhe më e drejtpërdrejtë sa i përket liderëve të vendit dhe përfaqësuesve të institucioneve kur ishte dhe ka qenë interesi i vendit”,ka thënë Jahjaga.

Pas Ish-presidentes, emisioni ‘Jeta në Kosovë’ kishte ftuar edhe një grua, e ajo ishte Vlora Çitaku e cila në këtë emision kishte folur për përballjen me Vuqiqin në KS, si dhe për klanin Pronto.

‘Bashkëbiseduesi im nga Serbia është shumë i padurueshëm, janë disa gjëra që nuk kapen nga kamerat, gjatë kohës sa flas ai bërtet përdor fjalë të rënda’ kishte thënë ajo.

Historisë së muajit mars iu  bashkëngjit edhe një ngjarje ku  Kuvendi i Maqedonisë e kaloi ligjin me të cilin gjuha shqipe është e barabartë me gjuhën maqedone. Për këtë hap, emisioni “Jeta në Kosovë” kishte ftuar Talat Xhaferin, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë i cili kishte folur për momentin e ‘përplasjes’ me Gruevskin.

“Mes ne dyve aty, që po shihemi, ka dy qëllime. Qëllimi im është që përfundimisht, me çdo kusht të vihet deri te votimi i serishëm i ligjit dhe qëllimi i tij ka qenë që me çdo kusht të pengohet procesi i seancës dhe të mos vijë deri te momenti i votimit. Gjithçka e kam pasur të parallogarit se çka do të ndodhë, por nuk kam llogaritur që Nicola Gruevski do të ishte ai që do të vinte kësisoj. Absolut asgjë s’më kë ashku në mendje, përpos qëllimi im për me votu ligjin sërish”, ka thënë ai.

Por muaji mars nuk mbaroi këtu, ndodhën edhe ngjarje të tjera, u miratua Demarkacioni, u arrestua për disa orë, Marko Xhuriqi, si dhe u depërtuan joligjërishtë 6 shtetas turq. E për të diskuruar për këtë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ishin të ftuar  Hashim Thaçi, Albin Kurti e Behgjet Pacolli.

Për depërtimin e shtetasve turk, presidenti në emision kishte deklaruar se ska informacione.

“Unë nuk kam qenë i informuar”, ka thënë ai.

Përveq kësaj emisioni “Jeta në Kosovë”, ka trajtuar edhe temën e krimeve të luftës ku Komuna e Hanit të Elezit në 2012 kishte ngritur padi për krimet që kanë ndodhur në këtë komunë. Për të diskutuar rreth kësaj iniciative emisioni “Jeta në Kosovë”, kishte ftuar kryetarin Rufki Suma.

“Gati një vit ne kemi grumbulluar të gjitha të dhënat, me vendim të Kuvendit, në 2012 Kuvendi i ka miratuar të gjitha ato materiale dhe e ka autorizuar ekzekutivin, kryetarin që të gjitha këto materiale me fotografi t’i përcjelli në Prokurorinë e Shtetit. Unë personalisht i kam dorëzuar te kryeprokurori Kabashi, me 25 janar të 2012 edhe kallëzimin penal. Ndërsa kryeprokurori Kabashi na ka lajmëruar që tërë materialin ia ka përcjellë prokurorisë Speciale të Eulexit. Fatkeqësisht nga ajo kohë, nuk ka pas diçka konkrete, përjashtimisht në përfundim të vitit të kaluar, kemi kontaktuar me disa policë që na kanë tregu që e kanë marrë urdhër arrestin nga Prokuroria”, ka thënë ai.

Prej 40-të emisioneve, 4 i janë kushtuar hulumtimit të gjatë “Aksham Pazar me aeroport ndërkombëtar”.

Në këtë hulumtim e pasqyruam: mos-përmbushjen e kontratës së partneritetit publiko privat të nënshkrum mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Limak”, punësimet familjare në Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror si dhe në Limak; për sigurinë e brishtë në aeroportin e vetëm funksional në Kosovë.

Poashtu gjatë këtij hulumtimi u zbulua se një pajisje milionëshe rregullohet me 82 euro, e shoferi paguhet 10 mijë euro në muaj.

Për të diskutuar për korrupsionin në Kosovë, emisioni “Jeta në Kosovë” kishte ftuar  Ruairi O’Connel, ambasadorin anglez. I cili kishte treguar për gjendjen e punësimeve.

“Për sekretarët gjeneral të ministrive, njëri ka shku mirë në ministrinë e Drejtësisë, ndërsa në Ministrinë e Arsimit dhe të Tregtisë nuk kanë shku mirë. Pra, disa borde në Telekom ka qenë “gjysmë gjysmë”. Disa që janë emëru në bord kanë pasur poena të lartë, e disa jo”, kishte thënë ai.

Qershorin emisioni “Jeta në Kosovë” e filloj me hulumtimin TARALUSHA E NOTIT ku dy emisione iu kushtuan këtij hulumtimi në të cilin janë treguar skandalet në federatën e notit.

Në këtë emision sekeltori, Enver Hajredini thotë se nuk i ka zgjedhur ai notarët.

“Përcaktimi i notarëve nuk ka qenë nga ana ime. E kam thanë edhe ne deklaratë se jam akuzu edhe nga fëmijët e STEP-it. I ka përzgjedhë sekretari, Kryetari ka thanë. Unë i kam thanë, kadal se mos po bajmë gabime” ka thënë ai.

Vera filloi me temën e “shkëmbimit, korrigjimit” të kufirit, për të cilën emisioni “Jeta në Kosovë” realizoj në sërë intervistash.

Njohësi i çështjes së Ballkanit, Daniel Serëer, ka treguar ‘zhgënjimin’ e Kosovës.

“Kosova ka marrë gjithmonë më pak se që ka shpresuar, një gjë që nuk i ka ndodhur Kosovës është që të shkoj prapa ka mar më pak se që ka shpresuar në vitin 1999, ka marrë më pak me raportin e Kai Aides ka marrë më pak me planin e Ahtisarit prapë ka bërë progres duke mos rrëshqitur mbrapa”, ka thënë ai.

Ndërsa idenë për shkëmbim territoresh e ka quajtur kthim mbrapa.

“Mendoj se kjo marrëveshje do të ishte kthim prapa dhe do të dëmtonte ambiciet kryesore të Kosovës që është shtetësi e plotë, hyrje në NATO dhe BE kjo do ta bënte më të vështirë jo më të lehtë” ka thënë tutje ai.

Emisioni “Jeta në Kosovë”, ka trajtuar edhe vendimin e vendosjes së taksës prej 5 euro nga Republika e Shqipërisë për të cilën kishte ftuar Ditmir Bushati, Ministri i punëve të Jashtme të Shqipërisë.

“Qëllimi i Qeverisë është për të i shërbyer njerëzit, e dimë që ka një ndjeshmëri opinioni për këtë çështje. Taksa është e përcaktuar është 5 euro për automjet dhe ka një tarifë të relaksuar në maksimum për banorët që jetojnë në atë zonë që janë frekuentuesit më të rregullte”, ka thënë ai.

Ndërsa për të diskutuar për punën tri vjeçare, emisioni “Jeta në Kosovë” kishte ftuar ambasadorin e SHBA-vë Greg Delaëie i cili kishte folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ne i nxisim të dyja vendet që të përpiqen që të arrijnë një ujdi nuk po ofrojnë një “cek të zbrazët”. Qëndrimi ynë është që çdo ujdi të mund të shitet brenda dy vendeve nuk do ta përshkruaj se si duket ajo ujdi, pozicioni ynë tani është që ujdia duhet të vijë në mënyrë organike dhe ne po përpiqemi që të ju japim hapësirë për ta arritur atë lloj marrëveshje”, ka thënë ai.

Emisioni “Jeta në Kosovë”, gjatë vitit 2018-të nuk la pa e përfshirë as arsimin, konkretisht me rastin e mosavancimi i Rozafa Koliqit, ku pas një beteje 1 vjeçare, ajo arrin të avancohet në pozitën e merituar si profesoreshë-asistente e farmacisë klinike.

“Një gjë duhet me ditë njerëzit që të drejtën tënde duhesh me fitu, duhesh me luftu vetë, unë kam shku në çdo institucion të mundshëm që ka pasur lidhje me drejtësi dhe nuk jam ndal në asnjë moment. Unë i respektoj institucionet e vendit tem dhe i respektoj ato institucione, e bukura e kësaj është që gjatë kësaj kohe unë kam taku njerëz që punojnë për këtë vend nuk janë të gjithë të kqi, ideja është që mos me u ndal edhe me lyp të drejtën tënde se definitivisht ke me fitu” ka thënë ajo.

Edhe gjatë nëntorit, emisioni “Jeta në Kosovë” u përkujdes që të mos i lë pa përfshirë temat e këtij muaji si : zgjedhjet për Këshill Nacional në Luginën e Preshevës, për taksën 100% që qeveria e Kosovës e vendosi ndaj  produkteve të Serbisë si dhe çështjen e veteranëve për të cilën në emision ka qenë e ftuar Drita Hajdarin e cila e kishte nda zyrën me Elez Blakën, prokurorit në rastin e veteranëve

“Njerëzit kanë kuriozitet për Elez Blakën.. A osht tuc a osht trim?…Ai ka qenë një prokuror që është paraqitë së bashku me mu me punu në këtë fushë, një person i arsimuar.. Largimi i tij është goditje  e madhe për departamentin për krime lufte… E kam ditë për shqetësimet e tij… Ai nuk është as hero as tuc……Duhet me mbrojte shpija e vet, sot Elezi nesër tjetërkush” kishte thënë ajo.

E për taksën 100%, për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, u zhvillua një debat i gjerë në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj për ekonomi dhe koordinator i Ballkanit Perëndimor, Gazmend Abrashi pati thënë që ne mund të shfrytëzojmë edhe burime alternative për bukë.

“Në një anë Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa që kjo taksë të mos ketë reprekusion te prodhuesi i fundit kryesisht për prodhuesit e grurit, ne e kemi informatën e parë që ka pasur ngritje të çmimit të bukës por na ne konsulta me njerëz që janë importues të grurit kemi gjete burime tjera alternative në të cilën çmimi kushtues nuk bënë të rritet më shumë se 15 përqind, secila rritje më shumë se 15 përqind është spekulim i njerëzve që merën me këtë biznes”, ka thënë ai.

Ashtu si edhe viteve të tjera, nëntori ‘rëndon’ edhe me shumë gjendjen e ajrin në kryeqytet, e për të diskutuar për këtë emisioni “Jeta në Kosovë” ka bërë një hulumtim se sa po zbatohet ligji për ndalimin e shitjes së qymyrit.

Ndërsa për pasojat e këtij ajri në këtë emision kanë folur Naser Ramadani Instituti i Shëndetit Publik.

“Ndikimi në shëndet është në mënyrë të vazhdueshme pa marrë parasysh vlerat që nuk janë gjithmonë konstante. Vlerat e rritura dhe tejkalimet gjithmonë shkaktojnë brengë . Duke e pasur këtë parasysh Instituti Kombëtarë është duke e përcjell ndikimin në shëndet. Duke pasur këto efekte afatshkurta të aerondotjes sidomos në partikulat në kohë reale sipas të dhënave na qojnë drejtë numrit të rritur të vdekjeve të parakohshme “ ka thënë ai.

Një ndër ngjarjet që tronditi opinion publik në Kosovë gjatë vitit 2018-të është padyshim vrasja Valbona Ndreces dhe vajzës se saj edhe pasi qe e kishin raportuar ne polici kërcënimin nga burri i saj. Edhe pse ka ndodhë para 6 muajve, edhe sot e kësaj dite askush nga policia nuk ka dhënë llogari .

Lidhur me këtë tragjedi emisioni “Jeta në Kosovë” kishte ftuar Kreshnik Gashi nga Drejtësia në Kosovë i cili e kishte pyetur policinë se pse ende nuk ka kërkuar falje.

“E para që po du me u ndërlidhë te rasti i Valbonës, absolutisht asnjë institucion nuk ka kërkuar falje për mosreagim në këtë rast përfshirë, duhet me kërkuar falje. Policia e Kosovës ende e ka qëndrim zyrtar konferencën që e ka mbajte mbas një ditë”, ka thënë Gashi.

Manchester Unitedi ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Crystal Palaces, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.

Trajneri gjerman Ralf Rangick ka debutuar me fitore te “Djajtë e kuq”.

Golin e fitores për Unitedin e shënoi mesfushori brazilian Fred në minutën e 77-të.

Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi pozicionohet në vendin e gjashtë me 24 pikë.

Kurse, Crystal Palace në vendin e 12-të me 16 pikë.