Kosova vë në peshojë 20 vitet e lirisë

Dy dekada pas përfundimit të sundimit serb mbi Kosovën, politikanët, analistët dhe profesorët vlerësojnë sukseset dhe dështimet e shtetit më të ri të Evropës.

Këtë pranverë, shqiptarët e Kosovës, shumica dërrmuese e popullsisë së Kosovës, festuan përvjetorin e 20-të të çlirimit të ish-provincës nga regjimi i ashpër i Serbisë.

Mirëpo, shtegu i gjatë drejt pavarësisë dhe pranimit ndërkombëtar ka qenë një vit me pengesa, gabime dhe sfida.

Një brez i ri është rritur, brez ky i lindur pak para ose pas vitit 1999, të cilët personalisht nuk e kujtojnë luftën për pavarësi – apo faktin se çfarë ishte jeta nën regjimin e vjetër.

Ky brez përfshin të rinj, të tillë si Albini, 19 vjeçar, të cilit i dukën “interesante” të gjitha përkujtimet e masakrave, betejave dhe martirëve në qytetin e tij të Ferizajt, mirëpo, vetë ai, nuk mban mend asgjë rreth luftës.

“Është diçka interesante të mësosh për atë që ka ndodhur dikur, por unë këtë e përjetoj ndryshe nga prindërit e mi që kanë kaluar përmes saj” thotë Albini.

Fuqitë perëndimore, nën ombrellën ushtarake të quajtur NATO, intervenuan në konfliktin e Kosovës së vitit 1999 i cili gjithnjë e më shumë po bëhej më i përgjakshëm.

Pas dështimit të bisedimeve për paqe që u mbajtën në një vend të quajtur Rambouillet, në Francë, pasi që kreu serb Slobodan Millosheviç refuzoi të nënshkruante një marrëveshje të propozuar, NATO vendosi të përdorë forcën në mënyrë që të detyrojë Serbinë të përfundojë fushatën e saj ushtarake kundër një force guerile lokale, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, ku përfshiheshin edhe spastrimet masive etnike dhe vrasjet.

Ndërkohë që Serbia e quajti këtë intervenim një pushtim të jashtëligjshëm, NATO këmbënguli që kjo ishte një “ndërhyrje humanitare” më shumë se sa në kohën e duhur.

Po ashtu, ishte hera e parë që NATO kishte ndërhyrë në një vend të tretë pa aprovimin paraprak të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak se aleati i ngushtë i Serbisë, Rusia, e kishte kundërshtuar fuqishëm çdo veprim kundër Beogradit.

Pas sulmeve ajrore 78-ditëshe që zgjatën nga 24 marsi deri më 10 qershor të vitit 1999, forcat tokësore të NATO-s hynë në Kosovë më 12 qershor 1999, ditë kjo e cila tani kujtohet si ditë e çlirimit.

Kjo ishte një ditë çlirimi për 90 përqind të popullsisë që ishin shqiptarë etnikë – por jo edhe për pakicën serbe, shumë prej të cilëve u arratisën ose u detyruan të shkonin në Serbi.

Që atëherë, Kosova duhej të kalonte nëpër një proces të ashpër të shtetndërtimit, duke u përpjekur gjithashtu të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, e cila ende refuzon të pranojë humbjen e ish provincës së saj.

‘Patriotizmi i sotëm po ndalon korrupsionin ‘

Edita Tahiri, 62 vjeçare, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e Kosovës që nga fillimi i viteve 1990, thotë se arritja më e madhe e vendit në 20 vitet e fundit ishte shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Pas kësaj, shton ajo, ishte “konfirmimi i ligjshmërisë së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010. Me këtë, Kosova ligjërisht dhe zyrtarisht u bë një shtet i pavarur dhe sovran me kufij të njohur ndërkombëtarisht.

“Për mua, fakti që e kemi ndjekur një koncept liberal demokratik, është një arritje e madhe, duke krijuar një vend demokratik me një perspektivë të qartë perëndimore dhe euroatlantike”, shton Tahiri.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2015 – faza e parë e anëtarësimit në BE – dhe nisja në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, janë gjithashtu arritje të rëndësishme, sipas saj.

Megjithatë, ajo nuk është aq e verbër sa të mos e vërejë mungesën e përparimit në fusha të tjera.

“Pengesa kryesore ka të bëjë me faktin se ne nuk e kemi zhvilluar ekonominë dhe nuk kemi mundur të krijojmë mundësi punësimi, apo një Kosovë si një vend shprese dhe perspektive për të rinjtë”, thotë ajo.

“Jam e shqetësuar me faktin se të rinjtë tanë po kërkojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit si pasojë e dështimit të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, shton ajo.

Frika e saj është se, që nga përfundimi i luftës, udhëheqësia e vendit ka humbur vlerat e idealizmit që kishte ruajtur gjatë procesit të çlirimit. “Pas luftës, interesat e ngushta zëvendësuan interesat e përbashkta ose kombëtare, dhe kjo ka qenë pengesë për zhvillimin tonë,” thotë ajo.

“Sfida më e madhe është të dimë se si ta duam vendin tonë sepse ne kemi politikanë të korruptuar që nuk e duan vendin. Patriotizmi i sotëm nuk është [lufta për] çlirimi sepse ne e çliruam vendin tonë në vitin 1999,” kujton Tahiri.

“Patriotizmi i sotëm nënkupton të ndalosh korrupsionin dhe fenomenet negative dhe të fuqizosh sundimin e ligjit. Kjo do të hapte perspektiva për zhvillimin ekonomik dhe do të sillte investitorë nga jashtë”.

‘Paqja dhe siguria janë arritje të mëdha’

Agon Maliqi, 34 vjeç, analist i politikave dhe bashkëthemelues i blogut Sbunker, thotë se arritja e vetme më e madhe në 20 vitet e fundit ka qenë “paqja dhe siguria, e cila për shoqëritë paskonfliktuale nuk është një detyrë e thjeshtë”.

Arritjet tjera të rëndësishme, sipas tij, po e përcaktojnë statusin politik dhe ligjor të Kosovës, ndërtimin e institucioneve, demokratizimin dhe rindërtimin e infrastrukturës kombëtare.

“Sa për kujtim, Kosova kishte kushte shumë të këqija sa i përket energjisë elektrike, furnizimit me ujë dhe me rrugë, andaj janë arritur disa përmirësime të rëndësishme,” vëren ai.

Ashtu sikurse Edita Tahiri, edhe Agon Maliqi e sheh ekonominë si një pjesë të një zhgënjimi të thellë. “Në çështjet ekonomike dhe sociale, është bërë pak përparim… që nga fundi i luftës në krahasim me vendet e tjera”, thotë ai….

Agoni ka frikë se shumë pak investime janë bërë në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit.

“Ka mungesë progresi edhe në fusha të tjera, të tilla si drejtësia, planifikimi urban, hulumtimet, mjedisi dhe të tjera. Në disa nga këto fusha, madje shumë lehtë mund të identifikohet një prapakthim gjatë dekadës së fundit, “shton ai.

“Sfida më e madhe është ndërtimi i besimit në institucione dhe shpresa për një të ardhme më të mirë, veçanërisht për të rinjtë. Si pasojë e korrupsionit, për shkak të një sistemi të patronazhit si dhe për  arsye të  shkallës së lartë të papunësisë dhe kushteve të vështira socio-ekonomike, ka një pesimizëm dhe mosbesim të gjërë për vendin dhe të ardhmen e tij”, vë në dukje ai.

“Është tejet me rëndësi që shoqëria të angazhohet në mënyrë aktive në gjetjen e alternativave politike dhe e cila do të instalonte një qeverisje më të mirë, e cila mund të ndërmarrë reforma në strukturë dhe personel në institucionet publike dhe, si i tillë, të ofrojë mundësi më të mira për prosperitet ekonomik”, përfundon ai.

 ‘Kemi evituar shtetdështimin”

Bekim Baliqi, 41 vjeçar, profesor i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, thotë se arritja më e madhe e dy dekadave të fundit ishte “dalja jo vetëm nga një luftë, por edhe nga një dekadë paaftësie e aparteidit”.

“Mirëpo ne pastaj u kaluam në një periudhë të kaosit paskonfliktual, me infrastrukturë të shkatërruar dhe pa institucione për të ofruar shërbime. Duke u nisur nga ajo pikë ku jemi tani, marrë parasysh të gjitha plagët e së kaluarës, ky nuk është edhe një hap aq i vogël”, thotë ai.

Ai thotë se Kosova ka bërë “disa hapa, duke krijuar korniza thelbësore të shtetit dhe ekonomisë, dhe ka arritur të ndërtojë një demokraci të brishtë por mjaft të gjallë ndërkohë përballet me sabotim nga Serbia në arenën ndërkombëtare”.

“Arritja më e madhe është elasticiteti ynë ndaj shumë forcave që dëshironin që Kosova të bëhej një shtet i dështuar”, thotë ai.

Por një tjetër sfidë, thotë ai, është shfaqur nga brenda, domethënë nga “sulmet që e kanë ngrënë shtetin nga brenda” – natyra grabitqare e elitave politike dhe disa prej rrymave reaksionare opozitare”.

Duke rikujtuar dështimet e 20 viteve të fundit, ai sheh “një kontrast midis situatës politike dhe suksesit që kosovarët kanë treguar në kulturë, sport apo biznes. Kudo që klasa politike ka pasur më pak kontroll mbi gjërat, mu aty përparimi ka qenë më i madh”, thotë ai.

“Natyra grabitqare e politikës dhe sundimit nëpërmjet klientelizmit, me kalimin e kohës i ka gërryer zërat kritikë, institucionet dhe besimin shoqëror.

“Kjo, në të njejtën kohë ka krijuar një klimë që nuk e shpërblen talentin dhe aftësitë dhe ka detyruar shumë njerëz të kualifikuar ta braktisin këtë bend. Kjo qasje nuk ka arritur të ndërtojë më shumë besim tek pakica serbe për t’ii tërheqë ata nga Beogradi. Ka grumbulluar frustrime sociale duke bërë një konfuzion të sundimit të ligjit.

“Udhëheqja politike që ka dominuar dy dekadat e fundit nuk e kishte llojin vizionar, vullnetin politik apo talentin e nevojshëm për të nxitur zhvillimin e Kosovës,” paralajmëron ai.

Ai nuk e sheh Kosovën duke e përvetësuar atë llojin e brishtë me atë lloj udhëheqësish politikë që ka tani, qoftë në pushtet apo në opozitë – që përbëhet kryesisht nga njerëz që karrierën e tyre e kanë nisur në lëvizjet çlirimtare të viteve 1980 dhe 1990 ose të cilët dikur ishin pjesë e regjimit komunist jugosllav.

“Ajo që ne po përjetojmë dhe shohim tani,” thotë ai, pra, e ka fjalën për bllokimin në bisedimet me Serbinë, “është një dështim i plotë i elitës – jo vetëm nga klasa politike, por edhe në skenën intelektuale. Njerëz të rinj, të moralshëm dhe të guximshëm duhet të dalin nga brendësia  e skenës politike, të cilët do të mund t’a prishnin dhe ta trondisnin sistemin aktual “.

“E ardhmja e Kosovës është në pikëpyetje”

Gjylieta Mushkolaj, 55 vjeçare, shefe e Departamentit për të Drejtat Kushtetuese dhe Administrative dhe një ish-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thotë se një nga arritjet kryesore të 20 viteve të fundit ishte iniciativa e presidentit, tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova, për të ngritur një “Ekip të Unitetit” në shtatorin e vitit 2005, i ngarkuar me përgjegjësinë për zhvillimin e negociatave për statusin e Kosovës.

Ajo thekson se sot, pengesat më të mëdha në procesin e shtetndërtimit janë marrëdhëniet konfliktuale ndërmjet partive politike, grupeve dhe fraksioneve.

“Marrëdhëniet problematike midis partive politike, grupeve dhe fraksioneve po e vënë në pikëpyetje seriozisht të ardhmen e Kosovës,” thotë ajo.

Ajo konsideron se mbrojtja e të drejtave dhe lirive individuale dhe sundimit të ligjit janë obligimi kryesor i Kosovës. Megjithatë, thotë ajo, mund ta marrim si shembull faktin se deri më tani Kosova nuk ka arritur të miratojë një ligj të duhur për organizatat fetare dhe komunitetet.

“Ky është një dështim serioz. Kjo jo vetëm që e pengon funksionimin e demokracisë tonë kushtetuese, por i ndërlikon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Komisionit të Venecias – një prej disa organeve të institucioneve evropiane ku arritëm me sukses të bëheshim palë shtetërore”, argumenton ajo.

“Komisioni i Venecias i ka ofruar ndihmë serioze vendit tonë në përgatitjen e komenteve dhe udhëzimeve për hartimin e një ligji të mirë për regjistrimin e bashkësive fetare – ndërkohë,  institucionet tona me vite të tëra manovrojnë kot duke mos e miratuar një ligj të tillë”, shton ajo.

Ajo thotë se Kosova duhet të zbatojë gjithashtu marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila përfshinte formimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

“Në fund të fundit, marrëveshja [e vitit 2013] na mundësoi gjithashtu që të rimarrim kontrollin mbi të gjithë vendin, përfshirë veriun”, vëren ajo.

“Është obligim ynë të mundësojmë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Kjo ka të bëjë me të ardhmen e vendit tonë, dhe me seriozitetin e republikës sonë “.

‘Të paktën, dhuna me motive etnike ka parë fundin e saj’

Tatjana Lazarevic, 49 vjeçare, redaktore e KoSSev, një portal informacioni në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës që udhëhiqet nga serbët, thotë se arritja më e madhe për komunitetin e saj gjatë 20 viteve të fundit ka qenë mbarimi i dhunës sistematike etnike që ka si target minoritetin serb.

“Që nga viti 2004, nuk ka pasur ndonjë nxitje të dhunës ndër etnike me përmasa të viktimave njerëzore,” thotë ajo.

“Komuniteti serb i Kosovës përjetoi një periudhë jashtëzakonisht të vështirë të sulmeve fizike ku rrezikohej jeta e tyre, trashëgimia dhe prona e tyre deri në marsin e vitit 2004, për shkak të përkatësise së tyre etnike”, kujton ajo.

Që nga atëherë, thotë ajo, “liria e lëvizjes është përmirësuar ndjeshëm”.

Ajo thotë se është shumë e vetëdijshme në lidhje me perceptimet e ndryshme që kanë serbët dhe shqiptarët e Kosovës kur bëhet fjalë për pavarësinë dhe nuk ndihet kompetente për të gjykuar sukseset apo dështimet e shtetit të Kosovës, pjesërisht për shkak se veriu i Kosovës i drejtuar nga serbët që nga lufta e fundit ka funksionuar kryesisht brenda orbitës së shtetit serb.

Por, thotë ajo, zbatimi i dobët i sundimit të ligjit, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkelja e të drejtave etnike, qytetare dhe të tjerëve, çështjet e pronësisë, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe papunësia si dhe niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar janë sigurisht probleme kyçe.

Kërcënimin kryesor për të ardhmen e tyre, serbët e Kosovës e shohin tek një bashkim potencial ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, vëren ajo.

Një shqetësim tjetër është mënyra se si serbët integrohen në shoqërinë kosovare pa konsultime paraprake.

“Përvoja e tyre ka qenë e hidhur në rrethanat e tanishme,” thotë ajo për komunitetin e saj.

“Integrimi i tyre nuk është bërë në baza vullnetare dhe deri tani janë integruar në sistemin në të cilin nuk janë ndjerë të sigurt, të mbrojtur dhe të trajtuar me dinjitet, qoftë si qytetarë, qoftë si një bashkësi etnike”, përfundon ajo.