Koronavirusi kërcnon gratë me humbjen e përfitimeve të tyre globale

Për pjesën më të madhe të historisë njerëzore dhe në shumë vende të botës, vajzat konsideroheshin si pronë e dikujt. Apo, në rastin më të mirë, njerëzve të nënshtruar u kërkohej t’u bindeshin baballarëve të tyre deri në ditën kur duhej të fillonin t’u bindeshin burrave të tyre. Pak njerëz mendonin se edukimi i tyre ia vlente të bëhej. Aq më pak e imagjinonin që në një të ardhme, një vajzë mund të rritet dhe të qeverisë me Gjermaninë, ta udhëheqë FMN-në ose ta shpikë një vaksinë, shkruan sot The Economist

Në pjesën më të madhe të botës, vizioni i vajzërisë tani duket jo vetëm thjesht, i një modeli të vjetër, por, në një mënyrë të paimagjinueshme, edhe shumë i largët. Në shumicën e botës së pasur, prindërit tani i trajtojnë vajzat e tyre njëjtë siç i trajtojnë edhe djemtë e tyre dhe investojnë sa më shumë në të ardhmen e vajzave të tyre. Gratë sot janë të pranishme kudo ku janë edhe burrat. Në shkallë botërore, tani vajzat e reja e kanë tejkaluar numrin e djemve në universitete.

Shpejtësia e ndryshimit ka qenë tejet e madhe. Pesëdhjetë vjet më parë vetëm 49% e vajzave në moshë të shkollës fillore në shtetet me të ardhura të mesme dhe të ulëta ishin në shkollë, krahasuar me 71% të djemve; sot djemtë dhe vajzat përbëjnë rreth 90% të prezencës së tyre në shkollë. Në vitin 1998 bota kishte të regjistruar vetëm gjysmën e vajzave në moshë për shkollë të mesme; sot dy të tretat e vajzave janë të regjistruara në shkolla të mesme. Gjatë së njëjtës periudhë, nivelet e analfabetizmit kanë rënë nga një në pesë gra të reja të moshës 15-24 në një në dhjetë, duke i sjellë ato përafërsisht në të njëjtin nivel me të rinjtë.

Sipas The Economist, vajzat foshnja janë më të kërkuara se asnjëherë më parë. Prindërit në disa vende i preferojnë më shumë vajzat. Edhe në vende, të tilla si Kina, ku përzgjedhja e abortit të fetusit të gjinisë femërore ka qenë i përhapur, tani po bëhet gjithnjë e më pak i kërkuar. Tani vajzat gjithashtu kanë më pak të ngjarë të martohen në fëmijëri. Në vitin 1995 pothuajse gjashtë në dhjetë vajza në Azinë Jugore martoheshin para se të arrinin moshën 18 vjeç; ndërkohë sot, ky raport ka rënë përgjysmë. Në të gjithë botën, ky numër sot ka rënë nga një në katër në një në pesë.

Sot, gjinia femërore është edhe më e shëndetshme se më parë. Krahasuar me mesin e viteve ‘90, ato zgjedhin të bëhen seksualisht aktive më vonë dhe ka më shumë të ngjarë të përdorin kontracepsion. Normat e shtatzënisë në mesin e adoleshencës kanë rënë me një të katërtën në mbarë botën dhe me dy të tretat në Azinë Jugore dhe Amerikën e Veriut. Vajzat kanë më pak të ngjarë të pësojnë gjymtim të organeve të tyre gjenitale – dhe e kundërshtojnë shumë zëshëm këtë traditë të tmerrshme. Ndërkohë që në vitin 2000 vetëm 27% e grave dhe vajzave në rajonet më të prekura thanë se një gjë e tillë duhet ndaluar, sot rreth 54% e  e grave dhe vajzave janë dakord për të njëjtën ndalesë.

Atëherë kur shoqeria njerëzore e trajton mirë gjininë femërore, efektet goditëse janë befasuese. Një vajzë që e kryen shkollën e mesme ka më pak të ngjarë të bëhet nuse si fëmijë ose një nënë adoleshente. Arsimi e rrit fuqinë e grave në raport më burrat si dhe ofron më shumë zgjidhje për to, kështu që ajo ka më pak të ngjarë të jetë e varfër ose të bëhet subjekt i abuzimit në familje. Një vajzë e arsimuar mund të fitojë pothuajse dy herë më shumë se një vajzë pa shkollë.

Dhe, si e tillë,  ajo do t’u ofrojë pasardhësve të saj një llojllojshmëri avantazhesh. Ajo do të ketë më pak fëmijë dhe do të investojë më shumë në ta. Fëmijet e saj do të kenë më pak të ngjarë të vdesin në foshnjëri, ose të rriten me probleme fizikie apo mendore. Ajo do t’u lexojë fëmijëve të saj më shumë dhe do t’i ndihmojë ata në detyrat e shtëpisë. Krejt kjo nënkupton se  ata do të mësojnë më shumë dhe do të fitojnë më shumë si të rritur. Një studim i fundit nga Citigroup dhe Plan International vlerësoi se, nëse një grup ekonomish në zhvillim sigurojnë që 100% e vajzave të tyre të përfundojnë shkollën e mesme, kjo mund të rezultojë me në një rritje të qëndrueshme të PBB-së së tyre prej 10% deri në 2030, purfundon artikullin e saj The Economist.