Prizreni. Foto: KALLXO.com

Komuna e Prizrenit adreson plotësisht vetëm 18% të rekomandimeve të Auditorit

Nga viti 2014 deri në vitin 2017, Auditori i Përgjithshëm i dha 80 rekomandime Komunës së Prizrenit për t’i përmirësuar dobësitë, mangësitë dhe shkeljet e gjetura nga Auditori.

Për periudhën 2014 dhe 2016, nga 60 rekomandime të dhëna janë adresuar 11 prej tyre, 16 janë adresuar pjesërisht dhe 33 të tjera nuk janë adresuar fare.

Në periudhën katërvjeçare 2014-2017, opinioni i Auditorit për Komunën e Prizrenit ka qenë i pa modifikuar me theksim të çështjes. Në vitin 2014-të, auditori kishte tërhequr vëmendje se regjistri i pasurive fikse dhe shpalosja e tyre në pasqyrat vjetore financiare nuk ishte e plotë. Gjithashtu Komuna i kishte fryrë investimet kapitale për 487 mijë euro.

“Si Theksim të Çështjes ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se Regjistri i Pasurive Fikse dhe shpalosja e tyre në PVF nuk është i plotë dhe si pasojë e keqklasifikimeve, investimet kapitale ishin mbideklaruar për 487,000€ dhe shpenzimet për mallra dhe shërbime ishin nën-deklaruar për të njejtën shumë”, thuhet në opionin e Auditorit.

Edhe në  vitin 2015-të, Auditori i kishte ndarë disa prej gjetjeve që e pengonin atë që konfirmonte që pasqyrat financiare ishin në përputhje të plotë me rregullat. Në vitin 2015 kishte paqartësi në vlerësimin e pasurive kishte edhe keqklasifikim të shpenzimeve.

“Opinion i Pamodifikuar me Theksim të Çështjes” sepse auditimi ynë ka idenifikuar keqklasifikime në llogaritë e PVF-ve në vlerë totale 1 milionë e 338 mijë euro. Poashtu, ka paqartësi në prezantimin e plotë të vlerës së pasurive”, thuhet në opinonin e Auditorit për vitin 2015-të.

Opinion të pa modifikuar, por me thekësim të çështjes kishte edhe në vitin pasues. Në vitin 2016-të, ishin bërë keqklasifikime të shpenëzimeve mbi 2.2 milionë euro nga investimet kapitale për mallra dhe shërbime. Sërisht ishte i njëjti problem: 2,2 milionë euro të dedikuara për investime kapitale ishin shpenzuar për mallra dhe shërbime.

Në opinionin e pa modifikuar për vitin 2017, Auditori thekson se shpenzimet për mallra dhe shërbime mbi 1.6 milionë euro ishin realizuar gabim.

“Si theksim të çështjes, duam të përmendim faktin se: Shpenzimet për mallra dhe shërbime si dhe subvencione në vlerë 1,651,787€, ishin buxhetuar, realizuar dhe raportuar gabimisht nga kategoria e investimeve kapitale”, thuhet në raportin e auditorit për vitin e përfunduar me datën 31 dhjetor 2017.

Kishte edhe gabime të tjera në PFV.

“Shpalosjet në pasqyrat financiare nuk janë prezantuar drejtë. Kartela e llogarive të arkëtueshme për menaxhimin e mbeturinave, si dhe obligimet e papaguara në pasqyrat financiare ishin të nënvlerësuara për 184,921€, përkatësisht 334,518€. Po ashtu edhe pasuritë jo-financiare me vlerë mbi 1,000€ ishin të shpalosura me gabime”, thekson Auditori në opinion e tij të 2017-ës.

Mangësi në prezantimin e Pasqyrave Vjetore Financiare

Auditorit kishte gjetur se mangësi në prezantimin e pasqyrave vjetore financiare të Komunës së Prizrenit.

“Kryetari duhet të sigurojë se është bërë një analizë për t’i përcaktuar shkaqet që kanë ndikuar në theksim të çështjes për t’i hequr gabimet në klasifikimin e shpenzimeve si dhe për mos regjistrim të plotë të pasurisë. Është e nevojshme që të ndërmerren veprimet e duhura për t’i adresuar shkaqet që mund të ndikojnë në opinionin e auditimit, respektivisht të regjistrohen saktë të gjitha pasuritë kapitale“, thuhet në rekomandimin e ZAP të dhënë në fund të vitit 2014.

Edhe në vitin 2016-të është dhënë një rekomandim në lidhje me PVF-të financiare, por ky rekomandim u adresua pjesërisht.

“Kryetari duhet të siguroj se është bërë një analizë për t’i përcaktuar shkaqet për Theksim të Çështjes dhe të vendos procese efektive për të konfirmuar që plani i hartimit të PFV 2017 i adreson të gjitha dobësitë që ndërlidhen me PFV”, thotë rekomandimin pjesërisht adresuar.

Adresimi i rekomandimeve

Gjatë katër viteve, Auditori i ka kushtuar rekomandim të vecantë Komunës së Prizrenit për mos-adresim të rekomandimeve të dhëna. Këto shqetësime të ngritura ishin për shkak të numrit shumë të vogël të rekomandimeve të adresuara nëpër vite.

“Kryetari duhet të shqyrtoj arsyet pse rekomandimet e auditimit nuk po zbatohen”, nis rekomandimi i dhënë në vitin 2016. “Kryetari duhet të sigurojë që zbatimi i planit të veprimit, monitorohet në vazhdimësi dhe raportohet në baza të rregullta mujore ose tre mujore në lidhje me progresin e arritur në ketë drejtim. Rekomandimet të cilat nuk zbatohen sipas afateve, të rishikohen në një afat të shkurtër nga kryetari, si dhe të ndërmerren veprime pro-aktive ndaj barrierave të paraqitura gjatë zbatimit”, thuhet në rekomandimin e ZAP të dhënë në raportin e auditivit të PFV për vitin e përfunduar në me 31 dhjetor 2017.

Auditori ka evidentuar dobësi të qeverisjes pasi komuna nuk posedon një strategji për objektiva afatgjate, lidhjet në mes të planit të prokurimit dhe çështje tjera.

“Kryetari duhet të sigurojë se është zbatuar një rishikim për plotësimin e listës kontrolluese të vetëvlerësimit, si dhe është bërë adresimi i fushave me dobësi në mënyrë pro aktive. Duhet të aplikohet një mekanizëm i rishikuar për ta konfirmuar saktësinë e listës kontrolluese si dhe për të siguruar dokumentacionin”, thuhet në rekomandimin e vitit 2015-të, i cili nuk është adresuar as gjatë 2017-ës.

‘Shmangie ligjore’ e procedurave të prokurimit

Në 2015-ën auditori gjen se kishte nënshkruar kontratë me operatorin fitues i ciki kishte ofruar çmimin jo normalisht të ulë, në një rast tjetër komisioni kishte eliminuar operatorin ekonomik me çmim më të lirë dhe çështje tjera të evidentuara. Këtë rekomandim komuna e adresoi pjesërisht.

Në raportin e auditimit për vitin 2015 u evidentua se ishin bërë pagesa për marrjen e shërbimeve telefonike pa ndjekur procedurat e prokurimit, por ky rekomandim i auditori u adresua në vitin pasuese.

Auditori ka gjetur se në disa drejtor të departameve dhe punëtor të komunës kishin marrë pagesa shtesë në emër të pjesëmarrjes në komisione të ndryshme. Këto pagesa ishin të kundërligjshme, pasi takimet ishin mbajtur gjatë orarit të punës.

“Pagesat e testuara në vlerë prej 1,400€, të komisioneve të ndryshme të themeluara me vendime të Kryetarit të Komunës nuk janë të rregullta, sepse shumica e anëtarëve që ishin përzgjedhur në borde ose komisione, janë zyrtarë (drejtor të departamenteve) në Komunë, dhe se takimet janë mbajtur gjatë orarit të punës. Pagesat për pjesëmarrje në borde dhe komisione janë në kundërshtim me nenin 80 të LMFPP”, thuhet në të gjeturën e raportit për vitin 2015-të.

Gjithashtu ishin bërë pagesa në vlerë 4 mijë e 994 euro për analizën e plleshmërisë së tokës pa dëshmi të kryerjes së këtij shërbimi.

“Kryetari duhet të kryej një rishikim të Kompensimeve/ pagesave për komisione si dhe marrëveshjeve me institucionet tjera në mënyrë që të vërtetohet arsyeshmëria e tyre dhe të jetë në harmoni me ligjet e aplikueshme për të shmangur pagesat e pa arsyeshme”, thuhet në rekomandimin e vitit 2015-të. Ky rekomandim është adresuar në vitin pasues.

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja

Fenomeni i shmangies se tenderëve të hapur përmes procedurës së kuotimit të çmimit e kishte prekur edhe komunën e Prizrenit.

Në vitin 2014-të Komuna kishte zhvilluar 100 procedura të prokurimit me koutime të çmimeve ku sipas Auditorit mund të përdorej procedura e hapur. Auditori gjithashtu përmend kontratat ku komuna kishte përdorur procedurat e koutimit të çmimeve.

“Furnizimi me lëndë djegëse – dru për shkolla, ishte subjekt i dy prokurimeve me kuotim në vlerë totale prej 21,660€. Komuna kishte një kontratë prej 179,580€ të realizuar me procedurë të hapur për furnizim të tillë; dhe Komuna kishte bërë tri kontrata në vlerë totale 28,540€ me kuotim të çmimeve për organizimin e tri festivaleve tradicionale”, thuhet në të gjeturën e auditorit për vitin 2014-të.

“Kryetari i komunës duhet të sigurojë se përgatitja e paramasave bëhet në mënyrë profesionale dhe reflekton nevojat reale për artikujt/projektin e caktuar. Kualiteti i dokumentimit të punëve të kryera duhet të përmirësohet për t‟u siguruar që pagesa bëhet vetëm për punët që janë kryer dhe që është arritur vlera për paranë e paguar”, thuhet në rekomandimin e adresuar gjatë vitit 2015-të

Në vitin 2014, Auditori kishte gjetur se shmangja e procedurave të prokurimit ishte bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe komuna e kishte adresuar këtë problem në vitin pasues. Por, pas një pauze, Komuna e Prizrenit serish ka nisur të bëjë shkeljen e njëjtë. Përsëritje të shmangies së procedurave të prokurimit kishte edhe në vitin 2017-të.

Më shumë se gjysma e procedurave të prokurimit publik janë përdorë procedura të koutimit të cmimeve.

“Prej 350 procedurave të kryera në prokurim, në 220 raste apo 63% prej tyre, janë përdorur procedurat e kuotimit të çmimeve dhe atyre me vlerë minimale”, gjeti auditori në vitin 2017-të.

Janë dhënë rekomandimet se si të adresohen shkeljet në prokurim.

“Kryetari duhet të siguroj se kontrollet e vendosura janë funksionale gjatë vlerësimit dhe përzgjedhjes së operatorëve, aty ku ekziston mundësia të shqyrtoj në detaje rastet dhe të kërkojë sqarime shtesë. Me tutje te kërkojë një planifikim të hollësishëm dhe njësitë të vlerësojnë në mënyrë të drejtë kërkesat për prokurim, si dhe të respektohen në plotësi LPP si dhe UA, në mënyrë që rastet e mësipërme të mos përsëriten”, thuhet në raportin e vitit 2017-të.

Realizim i ulët i buxhetit dhe dobësi në vjeljen e të hyrave

Në vitin 2015-të, Auditori gjeti se dobësi në kontrollet menaxheriale duke vërë në pah një raportim të dobët financiarë mbi shpenzimet dhe të hyrat tek menaxhmenti i lartë. Kjo kishte ndodhur pasi raportet nuk kishin ofruar shpjegime për variancat në buxhet dhe parashikimet nuk ishin azhurnuar çdo muaj. Auditori i rekomandoi Kryetari të Komunës të sigurohet se është kryer rishikimi për të përcaktuar formën e raportimit.

“Kryetari duhet të sigurojë se është kryer një rishikim për të përcaktuar formën e raportimit financiar dhe operativ tek menaxhmenti i lartë, nga i cili kërkohet që të mbështesë menaxhimin efektiv të veprimtarisë dhe të sigurojë se është vendosur një zgjidhje e përshtatshme deri në fund të vitit 2016”, thuhet në rekomandimin e raportit 2015. Ky rekomandim nuk është adresuar gjatë viti 2016 dhe 2017.

Gjatë periudhës katërvjeçare 2014-2017 dhënia me qira e pronës komunale është shoqëruar me probleme. Qiramarrësit shfrytëzojnë pronën komunale dhe nuk i kryejnë plotësisht obligimet e qirasë ndaj komunës, qiramarrës pa kontrata valide, dhënia në shfrytëzim pa ankand publik.

Në vitin 2014, Auditori kishte evidentuar mangësi në kontratat e koncesioneve dhe qiradhënies. Si pasojë e këtyre dobësive, prej 249 mijë e 284 euro nga ngarkesa komunale janë arritur të inkasohen vetëm 44 mijë e 844 euro apo 17 për qind.

Tutje Auditori thotë se komuna bëri tri kontrata me “Is-Company”. Ngarkesa e qirasë për vitin 2014-rë ishte 84 mijë euro dhe qiramarrësi kishte paguar vetëm 14 mijë euro. Qira të pa paguar prej 12 mijë e 420 euro një kompanie dhe tjetër për 71 mijë euro për një kompani tjetër nuk ishte paguar asnjë cent. Asnjë cent nuk ishte paguar nga qiraja prej 26 mijë e 798 euro nga Shoqata e Invalidëve të Luftës. Gjatë 2014-ës komuna kishte dhënë lokale e prona me qira pa kontrata dhe borxhi i pa paguar ishte 177 mijë e 251 euro.

“Kryetari i komunës duhet të iniciojë veprime të menjëhershme duke bërë një vlerësim detal për arsyet prapa nivelit të ulët të inkasimit në fushën e pronave të dhëna në shfrytëzim. duhet të vendosen masat e duhura që brenda një periudhe të arsyeshme të inkasoj të gjitha borxhet e prapambetura, ose në të kundërtën, të ndaloj shfrytëzimin e pronave publike”, thuhet në rekomandimin e Auditorit për vitin 2014-të i cili nuk ishte adresuar.

“Auditori kishte evidentuar mangësi edhe tek kontratat e koncesioneve dhe qiradhënies. Komuna u kishte dhënë hapësirat publike komunale kompanive të cilat më pas u mbetën borxhe komunës edhe gjatë vitit 2015-të.

Kryetari iu rekomandua që të ndërpres shfrytëzimin e pronave publike pa paguar borxhet, por ky rekomandimi i auditorit nuk u adresua.

“Kryetari duhet të shqyrtoj arsyet e gjendjes ekzistuese dhe të vendos masat e duhura që brenda një periudhe të arsyeshme të inkasoj të gjitha borxhet e prapambetura, ose në të kundërtën, të ndaloj shfrytëzimin e pronave publike pronarëve, të cilët nuk i kanë kryer obligimet ndaj Komunës”, ky rekomandim i vitit 2015-tënuk që adresuar në vitin pasues.

Auditori kishte gjetur se fituesi i ofertës për shfrytëzimin e lokaleve afariste me çmim me të ulët, për shkak të tërheqjes së ofertuesve me çmim më të lartë dhe komuna nuk kishte ndërmarr masa. Rekomandimi i dhënë lidhur më këtë çështje është adresuar gjatë vitit 2017-të.

“Kryetari duhet të siguroj që me rastin e shpalljes se ankandeve publike, pjesëmarrësit paraprakisht të kushtëzohen më sanksione nëse tërhiqen pas hapjes se ankandit publik dhe të respektoj Rregulloren për dhënien në shfrytëzim të hapësirave publike përmes ankandit publik”, thuhet në rekomandimin e Auditorit për vitin 2015-të i cili u adresua.

Në vitin 2016-të, Komuna kishte planifikuar të inkasonte 1 milionë e 350 mijë euro nga dhënia me qira e pronës komunale por inkasoi vetëm 501 mijë e 328 euro apo 37 për qind.

Në 2016-ën janë evidentuar mangësi në të hyrat nga dhënia me qira e pronës komunale. Si dhënie në shfrytëzim pa ankand publik, në shfrytëzim për 1 euro në muaj për partitë politike sipas një vendimi të asamblesë i vitit 2005 si dhe lokale për OJQ-të, dhe tregje shfrytëzuesve të cilët kanë borxhe komunës dhe pa kontrata valide.

Problemet me qira shfaqen edhe në vitin 2017-të. Auditori ka evidentuar parregullësi në dhënien e pronave me qira. Auditori thotë se qiramarrësit shfrytëzojnë pronat pa kontratë valide dhe obligimet e tyre shkojnë mbi 182 mijë euro

Në vazhdim, e gjetura thotë se Komuna kishte lidhur kontratë për shfrytëzimin e pronave komunale me çmim 1€ në muaj, për nëntë lokale për partitë politike të cilat përfaqësojnë Asamblenë Komunale. Për këto lokale nuk ishte organizuar ankand publik siç kërkohet me Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale. Sipas zyrtareve komunal lokalet ishin dhënë në shfrytëzim në bazë të vendimit të asamblesë komunale të vitit 2005.

“Kryetari duhet të shqyrtoj arsyet e gjendjes ekzistuese dhe të vendos masat e duhura që brenda një periudhe të arsyeshme të inkasoj të gjitha të arkëtueshmet e prapambetura, ose në të kundërtën, të ndaloj shfrytëzimin e pronave publike pronarëve, të cilët nuk i kanë kryer obligimet ndaj komunës, të siguroj që për të gjitha pronat publike të organizohet ankandi publik dhe të nënshkruhen kontratat sipas legjislacionit.”, thuhet në rekomandimin e vitit 2017-të.

Telashet në mbledhjen e të hyrave

Gjatë vitit 2015-të, komuna kishte inkasuar 1,886,884 euro përderisa faturimi për vetëm këtë vit ishte 2,172,349 euro. Auditori gjeti mangësi në raportim, planifikim dhe faturim. Mungesa e shënimeve të plota dhe mungesa e kontrolleve efektive ndikon ne inkasimine ulët të të hyrave.

“Kryetari i Komunës duhet të siguroj një proces të harmonizimeve të rregullta mujore ndërmjet drejtorive Komunale dhe administratës së financave, si dhe të vendos kontrolle të qëndrueshme që sigurojnë një planifikim të mirëfilltë dhe inkasim efektiv të të hyrave vetjake të Komunës”, thuhet në rekomandimin e vitit 2015-të, i cili nuk u adresuar.

Komuna e Prizrenit kishte marrë përsipër faturimin dhe inkasimin e të hyrave nga sektori i mbeturinave në vende urbane dhe rurale. Gjate vitit Komuna kishte faturuar 1,812,759 euro duke inkasuar 33.2 për qind të tyre. Sipas auditorit, marrja përsipër menaxhimin e faturimit të mbeturinave pa analiza të mirëfillta të inkasimit, rritë borxhet ndaj komunës.

“Kryetari duhet të sigurojë se do të kryhen analiza të mirëfillta të mos inkasimit të të hyrave nga menaxhimi i mbeturinave në mënyrë që të arrihen objektivat e Komunës në krijimin e sistemit të qëndrueshëm financiar. Po ashtu, të merret në konsideratë që paraprakisht të bëhen barazimet me OE dhe të mos kryhen pagesat ndaj atyre që kanë borxhe ndaj Komunës”, thotë rekomandimi i pa adresuar i vitit 2015-të.

Dobësi janë evidentuar edhe tek vjelja e të hyrave nga tatimi në pronë pasi komuna nuk kishte arritur të kryej 1/3 e verifikimit të pronave.

Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, Foto: Kallxo.com

Sipas rekomandimit të vitit 2016-të, i cili nuk është adresuar gjatë vitit pasues, kryetari duhet të siguroj se verifikimi i pronave komunale duhet të bëhet siç parasheh ligji në mënyrë që në bazën e të dhënave të integrohen të gjitha ndryshimet eventuale tek pronat, të vlefshme për bazën e tatueshme.

Realizim të ulët të buxheti, auditori evidentoi edhe gjatë vitit 2017-të me ç’rast i rekomandoi kryetarit të sigurohet që monitorohet performanca

“Kryetari duhet të sigurojë që përformanca buxhetore është monitoruar në mënyrë sistematike në baza mujore dhe që ky rishikim i identifikon dhe adreson barrierat për realizim të buxhetit në nivel të planifikuar. Aty ku supozimet e buxhetit fillestar janë të pasakta, kjo duhet të reflektohet plotësisht në pozitën e buxhetit final. “, thotë rekomandimi i vitit 2017-të.

Borxhlinjtë e Komunës dhe borxhet e saj

Në vitin 2014-të, shuma e llogarive të arkëtueshme ishte 14 milionë e 534 mijë euro. Pjesa më e madhe ishte nga tatimi në pronë, mbi 9.3 milionë euro, licenca mbi 4.6 milione euro nga tregjet 2041 mijë euro dhe tarifat tjera 388 mijë euro.

E gjetura e raportit të auditimit për vitin 2015-të thotë se borxhet totale ndaj komunës ishin mbi 14 milionë euro ku borxhi kryesorë ishte i tatimit në pronë mbi 6.2 milionë. Lidhur me këtë të gjetur, auditori rekomandoi kryetarit për ngritjen e një grupi punë për mbledhjene borxhit por ky rekomandim nuk u adresua.

“Kryetari të shqyrtojë ngritjen e një grupi pune të veçantë për shqyrtimin e realizimit të inkasimit të borxheve, në veçanti rritjen enorme brenda një viti të llogarive të arkëtueshme nga shërbimet për mbledhje të mbeturinave. Gjithashtu, të bëjë një analizë në mënyrë që të nxjerr shkaktarët e dështimit të bizneseve në pagesën e borxheve, si dhe të gjitha mjetet në dispozicion të shfrytëzohen, përfshirë edhe veprimet ligjore”, thuhet në rekomandimin e vitit 2015-të, i cili nuk është adresuar.

Borxhet që i kanë Komunës së Prizrenit kaluar 15.5 milionë euro në fund të vitit 2016, ku borxhi kryesorë mbetet nga tatimi në pronë. Kurse, lista e borxhlinjve sipas Komunës në viti 2017-të është rrituar, pasi borxhet arrin në 17 milionë e 63 mijë euro.

Komuna e Prizrenit edhe vetë nuk është treguar borxhli i mirë, pasi nuk i ka shlyer shumë fatura. Nën anën tjetër, pasqyra e detyrimeve të pa paguara në fund të vitit 2014-të ishin 2 milionë e 234 mijë e 878. Në vitin 2015-të, borxhet e komunës ishin në vlerë 2 milionë e 26 mijë euro. Nga 1 milionë e 383 mijë e 866 euro sa ishin në vitin 2016-të ato u rritën në 3 milionë e 294 mijë euro në 2017-ën.

Rritja e obligimeve dhe rritja e detyrimeve kontigjente shtyri auditorin që të dal me rekomandim edhe në raportine auditimit për vitin 2017-të.

Auditimi i brendshëm

Në vitin 2015-të, Auditori ka evidentuar mangësi. Komitetit i Auditimit ku rekomandimet e auditorëve të brendshëm ishin adresuan në numër të vogël. Në vitin 2016-të auditori gjeti se komuna dobët kishte adresuar rekomandimet e auditorëve të brendshëm.

“Kryetari duhet marr të gjitha veprimet ndaj njësive administrative që u adresohen rekomandimet, që të kenë një përkushtim maksimal në marrjen e masave përmirësuese në fushat ku dobësitë janë identifikuar”, ky rekomandim i 2016-ës pjesërisht u adresua.

Edhe në raportin e auditimit për vitin 2017, thuhet se kishte nivel të ulët të zbatimit të rekomandimeve të dala nga auditorët e brendshëm të komunës. Në rekomandimin e ZAP thuhet se në tetë raportet e përfunduara, NjAB-tё kishin dhënë 23 rekomandime për të përmirësuar funksionimin e kontrollit të brendshëm në komunë. Pjesa më e madhe e rekomandimeve ishin zbatuar pjesërisht. Për me tepër zbatimi i rekomandimeve të dhëna edhe për vitin 2016 nuk ishte në nivelin e duhur. Nga 43 rekomandime, vetëm 13 janë zbatuar dhe 12 ishin në proces të zbatimit. Për me tepër një numër i drejtorive të audituara nuk kanë përgatitur plane të veprimit.

“Kryetari duhet sa më parë të miratoj një strategji të përgjithshme të menaxhimit të rrezikut, ku do të përcaktohet qartë qasja e menaxhmentit për reagime ndaj rreziqeve. Krahas identifikimit të rreziqeve në nivel operativ dhe strategjik, menaxhmenti duhet të hartoj edhe një plan veprimi ku përcaktohen masat e veprimit për të parandaluar dhe menaxhuar rreziqet e mundshme. “, thuhet në rekomandimin e vitit 2015-të i cili mbeti i pa adresuar.

Pasuritë e Komunës

Sistemi i regjistrimit “E-Pasurita” ende nuk është në funksion, komuna ende nuk ka caktuar një zyrtar të logjistikes, rekomandimin e auditorit lidhur me këtë të gjetur nuk e adreson komuna.

“Kryetari duhet të rishikojë pse pasuritë e identifikuara nuk janë regjistruar në sistemin e-Pasuria, dhe të adresojë dobësitë që kanë të bëjnë me azhurnimin e vazhdueshëm të regjistrit të pasurisë. Kërkesat në lidhje me regjistrimin dhe mirëmbajtjen e tyre duhet të aplikohen në tërësi”, thuhet rekomandimi e vitit 2015-të qënuk është adresuar.

Inventarizimi dhe vlerësimi i pasurisë nuk ishte në pajtim me rregulloren për Menaxhimin e Pasurisë Financiare, komuna nuk kishte përfshirë në raportin e saj shkollat dhe QKMF. Këtë rekomandim nuk e adresoi komuna.

“Kryetari të siguroj që komisioni i inventarizimit dhe vlerësimit të pasurisë jo financiare do ta kryej punën në pajtim me rregulloren, duke përfshinë dhe vlerësuar gjithë pasurinë e komunës”, thuhet në rekomandimin e vitit 2016-të pa është adresuar

Gjithashtu lidhur me mosfunksionimi i sistemit të E-Pasurisë –  Auditori rekomandoi kryetarit se duhet që të rekrutoj zyrtarin pranues/logjistikës në një afat sa më të shkurtër në mënyrë që sistemi i e-pasurisë të funksionalizohet plotësisht dhe evidencat e pasurisë të azhurnohen. Ky rekomandim u adresua pjesërisht.

Komuna nuk ka procedurave të brendshme për menaxhimin e pasurisë. Auditori i rekomandoi kryetarit se duhet që të bëj hartimin e rregullave dhe procedurave të brendshme për evidencën, ruajtjen dhe tjetërsimin e pasurisë jo financiare sipas kërkesës së rregullores 02/2013.”.

Në raportin e auditimit për vitin 2017, rekomandimet të cilat duhej tëadresohen gjatë vitit 2018-të në mes tjerash auditori gjeti se komuna ka mungesë e dosjeve të personelit, mungesë e dëshmive për punët jashtë orarit, parregullsi në angazhimin e stafit për shërbime të veçanta, pagesa për mallra dhe shërbime pa procedura të prokurimit, dobësi sistematike në menaxhimin e kontratave për investime kapitale, pagesat e gjobave i pasojë e vonesave në kryerjen e obligimeve, Planifikim dhe menaxhim i dobët i kontratave, shmangie nga procedurat e rregullta të prokurimit

Dobësi në regjistrimin e pasurisë nën 1,000€- E-pasuria, depozitimi i vonuar i parasë së arkëtuar, nivel i ulët i zbatimit të rekomandimeve nga viti paraprak dhe viti i mëhershëm.