Qeveria e Kosovës | Foto: KALLXO.com

Kapja e Shtetit Vazhdoi me Politizimin e Bordeve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka nisur vitin 2016 duke deklaruar se në Kosovë është e pamundur të emërohen persona jopolitikë nëpër borde. Arsyetimi i tij ka qenë se “nuk kemi asnjë gjë jopolitike në Kosovë”.

Por, nën qeverisjen e Mustafës nuk ka rastisur që në borde të emërohen persona politikë nga Lëvizje Vetëvendosje, Nisma për Kosovën apo ndonjë parti tjetër e cila nuk ka marrëveshje të koalicionit me LDK-në e tij.

Në vitin 2015, Qeveria ka kompletuar pjesën më të madhe të bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura duke emëruar në to anëtarë të LDK-së e PDK-së.

“Kemi arritur të kompletojmë pjesën më të madhe të agjencioneve të pavarura, kishte shumë ankesa dhe kritika, por nuk ishte qëllimi jonë që t’i politizojmë, mirëpo nuk kemi asnjë gjë jopolitike në Kosovë”, kishte thënë kryeministri Mustafa, në janar të vitit 2016 në një konferencë informuese në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël”.

http://kallxo.com/mustafa-thote-se-jane-te-pamundura-bordet-jopolitike/

Kjo deklaratë e tij ishte në kundërshtim me premtimet që LDK-ja kishte dhënë në fushatën për zgjedhjet e 8 qershorit të vitit 2014, për çkapje të shtetit.

Në kohën kur Mustafa i kishte bërë këto deklarata, Bashkimi Evropian e kishte kushtëzuar Qeverinë e Kosovës me heqjen e Hysni Hoxhës nga kryetari i OSHP-së.

Hoxha në atë kohë kishte tri aktakuza të ngritura për punën që kishte bërë në krye të Gjykatës së Tenderëve.

Përkundër aktakuzave të ngritura, Hoxha ishte lejuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të vazhdojë punën e tij duke dhënë fjalën e fundit nëpër tenderë.

http://kallxo.com/demarkacioni-kusht-per-heqjen-e-vizave/

Hoxha ishte dorëhequr pas presioneve të BE-së, ndërsa Qeveria nuk kishte arritur të zëvendësojë atë dhe dy anëtarë të tjerë për tre muaj. Zgjedhja e tyre sërish ishte pjesë e pazareve politike ndërmjet dy partnerëve të koalicionit, duke përfshirë edhe Listën Serbe.

Politizimi i bordeve kishte vazhduar edhe në emërimet e reja që u bënë në fillim të vitit 2016.

Bordi i Autoriteti Kosovar të Konkurrencës u kompletua me persona politikë në qershor të vitit 2016.

http://kallxo.com/propozohen-serish-anetaret-e-komisionit-te-konkurrences/

Ky institucion ishte jofunksional për më shumë se 3 vjet.

Kryetar u zgjodh Valon Prestreshi ish-drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave të Komunës së Obiliqit nga vitit 2010-2014 në kohën e udhëheqjes së Xhafer Gashit.

Zëvendëskryetar i këtij autoriteti u zgjodh Ahmet Krasniqi, ish-kryeshef ekzekutiv i Komunës së Fushë-Kosovës në vitet 2002-2007 dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës.

Anëtarë tjerë u zgjodhën Fatime Haziri, Shaqir Morina dhe Muhamed Krasniqi.

Bordin e drejtorëve e kompletoi edhe Radiotelevizioni i Kosovës tash së fundi, në dhjetor të vitit 2016.

Dy anëtarët e bordit të RTK-së Afërdita Maliqi dhe Naile Demiri u zgjodhën nga Kuvendi me 1 dhjetor të vitit 2016. Edhe personat e zgjedhur në bordin e RTK-së është raportuar nga mediat se janë të afërt me LDK-në, përkatësisht PDK-në.

http://kallxo.com/kuvendi-zgjedh-dy-anetare-te-bordit-te-rtk-se/

Në nëntor të vitit 2016 “Gazeta Jeta në Kosovë” ka hulumtuare dhe bordin e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë. Fidane Hasani, anëtare e kryesisë së AKR-së nga vjen edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u emërua anëtare e bordit të “Unitetit”, kurse anëtari tjetër i përzgjedhur për bord ishte Rrahman Grepi, ish-anëtar i kryesisë së forumit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Mitrovicë.

Komuna e Agim Bahtirit Politizon Bordin e Pastrimit

Premtimi i thyer për depolitizim

Pasi i kishin kompletuar pjesën më të madhe të bordeve me persona politikë, kryeministri Mustafa dhe kryeparlamentari Veseli ishin pajtuar që t’i japin përparësi personave profesionalë.

Në gusht të vitit 2016, kryeministri së bashku me kryeparlamentarin dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi ku Ambasada britanike do ta financojë një kompani të pavarur, e cila do t’i udhëheqë procedurat e rekrutimit për pozita të larta. Kadri Veseli në këtë konferencë kishte porositur: “djem e vajza konkurroni”.

Përkundër që Memorandumi ishte në fuqi, Ministria e Financave e kishte shpallur konkursin për drejtor të Doganës në ditë pushimi. Shpallja e konkursit nuk ishte bërë në përputhje me marrëveshjen me britanikët.

Ministria e Financave pas dorëzimit të aplikacioneve nga 15 kandidatë ishte obliguar që të anulojë konkursin, me arsyetimin se edhe kjo pozitë do të përzgjidhet nga britanikët.

http://kallxo.com/britaniket-rol-kyc-ne-perzgjedhjen-e-drejtorit-te-doganes/

Por, Veseli e Mustafa duket se nuk e kanë pasur me gjithë mend kur kanë premtuar depolitizimin e bordeve.

Depolitizimi do të vlejë vetëm për konkurset që mbikëqyren nga britanikët.

“Gazeta JnK” ka gjetur se Qeveria e Kuvendi kanë bërë emërime politike nëpër borde edhe pas zotimeve të bëra për depolitizim të bordeve.

Me 5 tetor, Komisioni për Zhvillim Ekonomik për bord të Autoritet Rregullativ të Hekurudhave propozoi sërish njerëz të politikës.

Për kryesues të këtij bordi u propozua Arsim Berisha zyrtar i LDK-së në Klinë. Nga LDK-ja ishte edhe anëtari tjetër i propozuar për këtë bord, Ilmi Ahmeti, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e të njëjtës parti. E Shkumbin Hyseni, anëtari tjetër i propozuar, ishte asistenti personal i Adem Grabovcit ish-anëtar i bordit të hekurudhave “Trainkosi” në vitet 2011-2015.

Kapja përmes politizimit

Politizimi i bordeve është bërë normë e pashkruar në Kosovë. Partitë opozitare, por edhe partia në pushtet – LDK, e kishin kritikuar Partinë Demokratike se e ka kapur shtetin duke emëruar njerëz politikë dhe të afërm në çdo pozitë të rëndësishme të shtetit.

Por, edhe me ardhjen e Isa Mustafës në krye të Qeverisë avazi i emërimeve politike ka vazhduar.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), vazhdimisht e kanë kundërshtuar politizimin e bordeve. Madje këto OJQ thonë se politizimi i bordeve dhe parimet diskriminuese janë vendosur në marrëveshjen e koalicionit në mes të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht në pikën e 8 të marrëveshjes parashihet ndarja e barabartë e pozitave.

http://kallxo.com/tri-organizata-kunder-emerimeve-te-fundit-ne-ndermarrjet-publike/

Ashtu edhe kanë vepruar dy partnerët e koalicionit.

Gjatë vitit 2015, Qeveria e ka kompletuar bordin e ndërmarrjes “Ibër Lepenci”, duke e emëruar Mërgim Lushtakun, djalin e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, si dhe motrën e shefes së kabinetit të kryeministrit Mustafa.

“Infrakos” është një tjetër ndërmarrje që udhëhiqet nga njerëzit e politikës. Kryesuesi i bordit të kësaj ndërmarrjeje është Enver Aruqaj, këshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaçi në periudhën 2013-2014. Aty është emëruar edhe Fëllënza Xhelili-Fiqi, e bija e Fatmir Xhelilit, deputetit dhe zyrtarit të lartë të PDK-së. Po ashtu, anëtar i bordit të “Infrakos”-it është edhe Millosh Dimiq, i cili ka qenë këshilltar politik në Zyrën e Kryeministrit.

Ish-Këshilltari i Thaçit në Krye të Infrakos-it

Qeveria e ka politizuar edhe bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila ka përgjegjësi për caktimin e tarifave për rrymë dhe ngrohje.

Arsim Janova, i emëruari i parë i ZRRE-së, ishte anëtar i kryesisë së LDK-së nga vitit 2011-2015. Edhe anëtari tjetër i bordit të ZRRE-së, Besim Sejfijaj ka qenë kryetarë i degës së LDK-s në Deçan. Kurse, Qemajl Mustafa ka qenë kryetar i Komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së, si dhe ka garuar me PDK-në në zgjedhjet e 14 qershorit të vitit 2014.

ZRrE e Pushtuar nga Partitë në Pushtet

Mustafa është dorëhequr pasi ndaj tij është ngritur aktakuzë për keqpërdorim me tenderë sa ishte kryetar i Gjilanit.

18 Tenderët që Rëndojnë mbi Qemajl Mustafën me Shokë

Pa bord të politizuar nuk mbeti as Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP). Edhe këtu pozitat u ndanë mes PDK-së dhe LDK-së.

Kreshnik Gashi e la pozitën e sekretarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme që udhëhiqej në atë kohë nga Hashim Thaçi për ta marrë pozitën e kryetarit të bordit në ARKEP. Anëtari tjetër i përzgjedhur, Nijazi Ademaj, erdhi në bordin e ARKEP-it nga kryetari i degës së LDK-së në Zhur të Prizrenit, e Hazir Hajdari nga nënkryetari i nëndegës së PDK-së në Suharekë.

Bordi i ARKEP, Pikëpyetje për Politizimin dhe Kualifikimet

Qeveria e ka politizuar edhe bordin e Telekomit të Kosovës.

Posta e Kosovës- – Bordi Politik që Dëshmon Pafuqinë e Kryeministrit