Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Foto: KQZ

Kandidatëve të VV-së në Gjilan u ‘avullohen’ votat pas rinumërimit

Enver Dugollit dhe Lindita Rexhës, të dy kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, rinumërimi i votave në një qendër të Gjilanit bëri që pothuajse të gjitha votat e tyre të ‘zhduken’.

Nga 92 vota që kishte në fillim, Dugolli pas rinumërimit mbeti me vetëm 2 vota.

Kurse rinumërimi nuk i solli fat as kandidates Lindita Rexha, e cila pas rinumërimit të vendvotimi 0401X/18R, në shkollën ‘Thimi Mitko’ në Komunën e Gjilanit, nga 84 vota sa kishte në fillim mbeti pa asnjë votë.

KALLXO.com është duke monitoruar rinumërimin e vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim, për shkak të parregullsive me rezultate.

Rinumërimi në këtë qendër nuk solli ndryshime te numri i votave për partinë politike, mirëpo 27 kandidatëve të partive politike iu ndryshua numri i votave.

Ndryshimi më i madh gjatë analizimit të rezultateve të numërimit dhe rinumërimit u vërejt tek kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), koalicionit AAK-PSD si dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lëvizja Vetëvendosje në këtë qendër të votimit, mori 162 vota, të cilat nuk i ndryshuan as pas rinumërimit.

Mirëpo 10 kandidatëve për deputetë të kësaj partie iu ndryshoi numri i votave pas rinumërimit.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Albulena Haxhiu 17 16
Arben Vitia 09 10
Haki Abazi 03 04
Hydajet Hyseni-Kaloshi 11 12
Mentor Hyseni 02 03
Alban Hyseni 60 61
Drita Kabashi 01 00
Lindita Rexha 84 00
Mirlinda Sadiku 02 01
Enver Dugolli 92 02

 

Edhe për Lidhjen Demokratike e Kosovës, rinumërimi nuk solli ndryshime tek votat për partinë.

Kjo parti në të dy rastet mori 80 vota, mirëpo ndryshime u vërejtën tek numri i votave te kandidatët për deputetë.

10 Kandidatët të listën e mëposhtme kanë pësuar rritje ose zvogëlim të votave gjatë procesit të rinumërimit, ndonëse nuk ka mospërputhje të madhe të rezultateve, kandidatët e mëposhtëm pas rinumërimit kanë humbur ose fituar nga një votë.

Ndërsa kandidati Drilon Piraj pas rinumërimit të votave në vendvotimit 0401X/18R, e cila është në shkollën ‘Thimi Mitko’ humbi të vetmen votë që e kishte.

 

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Vjosa Osmani 61 62
Kujtim Shala 06 07
Avdullah Hoti 04 05
Anton Quni 11 12
Lirije Kajtazi 29 30
Fatmir Rexhepi 37 36
Valentina Bunjaku-Rexhepi 36 37
Imet Rrahmani 28 29
Xhevdet Çuni 02 01
Drilon Piraj 01 00

 

Partia Demokratike e Kosovës e cila në bazë të rezultateve preliminare në zgjedhjet e 6 tetorit doli e treta, pësoi ndryshime të vogla te votat për kandidatë pas rinumërimit në këtë qendër.

Ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, rinumërimi ia shtoi një votë, ndërsa kandidates Leonora Morina Bunjaku, rinumërimi ia shtoi 3 vota.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Idriz Vehapi 00 01
Leonora Morina-Bunjaku 15 18

 

Te koalicioni AAK-PSD, rinumërimi nuk solli ndryshime te votat për partinë, ndërsa solli ndryshime të vogla te votat e 5 kandidatëve në listën e mëposhtme.

Kjo parti në këtë qendër të votimit mori 35 vota.

Ndërsa pas rinumërimit kandidati Brahim Mehmetaj humbi të vetmen votë që e kishte.

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Xhafer Gashi 02 01
Besnik Tahiri 01 03
Gëzon Kastrati 06 07
Gazmend Syla 03 02
Brahim Mehmetaj 01 00

 

Në këtë qendër të votimit, kryesues ka qenë Nexhat Sahiti, ndërsa anëtarë kanë qenë: Zijavere Krasniqi, Shpat Veseli, Ariana Dragusha, dhe Xhenet Selca.

KALLXO.com ka raportuar edhe për parregullsi të tjera mes votave të LDK-së dhe VV-së që janë hasur në këtë shkollë pas rinumërimit të vendvotimeve.

Gjilan, parregullsi të mëdha tek votat e VV-së dhe LDK-së

.