Foto: DTK

Institucionet ‘braktisin’ trashëgiminë kulturore në veri të Mitrovicës

Ministria e Kulturës dhe institucioneve vartëse të sajë të trashëgimisë kulturore kanë afërsisht 5 vjet pa qasje në trashëgiminë kulturore që ndodhet në pjesën veriore të vendit.

Problemet politike dhe fërkimet e shumta në mes të institucioneve qendrore dhe atyre lokale të komuna: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubinpotok, vazhdojnë të pengojë ekspertët kosovarë për trajtimin e trashëgimisë arkeologjike e monumentale në këtë pjesë të Kosovës.

Pavarësisht se edhe ajo pjesë hynë në juridiksionin e institucioneve, konkretisht të Ministrisë së Kulturës, e cila nuk është se ka bërë shumë për të siguruar sigurinë për punë e stafeve që nevojiten në rast se lind nevoja për restaurim të asaj pasurie.

Pamundësia e institucioneve shtetërore të trashëgimisë në lokalitetet dhe monumentet e trashëgimisë në veri është konfirmuar edhe nga drejtues të këtyre institucioneve.

Sipas tyre, mos qasja me vite e ekspertëve të trashëgimisë në atë pjesë ka ndodhur për shkaka të mos bashkëpunimit të ‘veriorëve’ dhe shkaqeve të sigurisë.

Kulla e Isa Boletinit

Krejt ajo që kanë mundur të bëjnë institucione në trashëgiminë e veriut është restaurimi dhe kujdesi për Kompleksin e Isa Boletinit në Boletin, jo pa probleme.

Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë, Rreze Loxha -Vitaku, ka thënë në një prononcim për Kallxo.com se qasja e qendrës së ajo drejton në këtë pjesë të vendi, varet nga vullneti i komunave veriore. Edhe pse sipas saj edhe ajo pjesë është brenda mandatit të punës së QTRK në Mitrovicë.

QRTK Mitrovicë dhe pse brenda mandatit të punës duhet të ushtrojë programin edhe në Komunat Veriore në nuk kemi qasje. Çdo kërkesë e jona që ka ecur në formë zyrtare në institucionet që veprojnë ne Komunat në fjalë ka mbetur pa përgjigje dhe pa bashkëpunim”, ka thënë drejtoresha Laoxha-Vitaku.

Foto: DTK

Pesë vjet pa raporte

Qasja në lokalitet arkeologjike në veri u është pamundësuar edhe ekspertëve të Instituti Arkeologjik të Kosovës. Zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë për Kallxo.com se ka afër 5 vjet që ky institucion nuk ka mundur të kryejnë përgjegjësitë e tij në lokalitetet arkeologjik në veri.

 Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, ka potencuar se vizita e fundit që është bërë në pjesën veriore për qëllime pune është bërë para afër 5 vjetëve.

“Nga institucionet tona vetëm para 4 apo 5 vjet (Enver Rexha dhe Jusuf Musa tani në pension) është bërë një vizitë dhe Raport për gjendjen e monumenteve të trashëgimisë arkeologjike dhe arkitektonike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë”, ka thënë Rexha.

Ai ka thënë se në veri të Kosovës ka lokalitete arkeologjike të tri periudhave arkeologjike, të cilat janë të evidentuara edhe në Data Bazën e Trashëgimisë së MKRS-së.

Ai ka thënë se arsyeja e mos qasjes dhe mungesa e informatave nga ne institucionet përgjegjëse të MKRS-së është, gjendja -situata politike.

Në anën tjetër zyrtarë të MKRS, konkretisht të Departamentit të Trashëgimisë nuk kthyer përgjigjen në pyetjen e Kallxo.com për të sqaruar mos prezencën e institucionet shtetërorë dhe  të trashëgimisë në veri të vendit për trajtimin e e trashëgimisë kulturore.