Ilustrimi: Jeta Dobranja/ Trembelat

'Heshtja zyrtare' për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve

Në kuadër të projektit për avancimin e të drejtave pronësore, ne si BIRN nga muaji qershor në vazhdimësi jemi duke e realizuar një hulumtim në lidhje me regjistrimin e pronave të zyrtareve të lartë, që mbajnë poste të rëndësishme në vendin tonë.

Ndonëse Udhëzim Administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve i liron nga pagesa çiftet bashkëshortore që i regjistrojnë pronat për herë të parë, ka dallime në mënyrat se si komunat e kanë adaptuar këtë të fundit.

Me qëllim të vazhdimit të kësaj fushate, hulumtimi ka pasur për qëllim që të pasqyroj se sa po zbatohet ky Udhëzim Administrativ për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve.

Pjesë e hulumtimit janë zyrtarët e lartë, që mbajnë poste të rëndësishme në vendin tonë, siç janë kryetar Komunash, drejtor të Drejtorive nëpër Komuna, ministra, gjykatës, prokurorë, deputetë etj. Me ç’rast parashihet që në vazhdimësi me anë të këtij hulumtimi do të paraqiten gjetje në lidhje me pronën e zyrtarëve të lartë në Republikën e Kosovës.

Por, gjatë realizmit të këtij hulumtimi jemi duke hasur në vështirësi, kjo për shkak të mos bashkëpunimit të institucioneve përkatëse.

Ne kemi provuar që secilin zyrtar ta kontaktojmë më tepër se dy herë përmes emali-it, qoftë përmes zyrtarëve për informim të publikut e qoftë përmes numrave personal të telefonit. Por prapë se prapë përkundër këmbënguljes tonë nuk kemi arritur që të marrim përgjigje nga një pjesë e madhe e tyre.

Nga 31 kryetarë të komunave të cilët vazhdimisht i kemi kontaktuar vetëm nga 16 kemi marrë përgjigje, nga ta vetëm 4 kryetarë kanë deklaruar se posedojnë pronë të pa luajtshme të regjistruara në emër të përbashkët me bashkëshortet.

Kurse nga 333 drejtorë të 31 Komunave në Republikën e Kosovës të cilët janë kontaktuar, prej 53 drejtorëve nga të cilët kemi marrë përgjigje, vetëm dy drejtor të drejtorive posedojnë pronë të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshortet.

 

42 Kandidatë nuk e Kanë Regjistruar Pronën Bashkë me Gratë

 

Ndërsa në fazën e dytë në të cilën i kemi kontaktuar të gjitha ministritë, përkundër faktit se disa herë ju kemi dërguar emaile, vetëm nga 5 Ministri kemi marrë përgjigje lidhur me pyetjen të cilën ua kemi adresuar.

Faza e tretë e këtij hulumtimi ka vazhduar me kontaktimin e gjykatësve dhe prokuroreve, nga të cilët gjykatësit e Gjykatës Supreme na janë përgjigjur menjëherë, ndërsa nga gjykatësit e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatave Themelore në të gjithë vendin, përpos atyre të Gjykatës së Prizrenit, deri më tani prej shumicës prej tyre nuk kemi përgjigje.

Nga përgjigjet që kemi marrë nga gjykatësit e Gjykatës Supreme ka rezultuar se nga 16 gjykatësit të kontaktuar nga BIRN, përfshirë këtu edhe kryetarin e Gjykatës, prej 11 nga të cilët kemi marrë përgjigje, vetëm 2 gjykatëse kanë thënë se posedojnë pronë të paluajtshme të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshortët.

Nga kjo rezulton se asnjë gjykatës i Gjykatës Supreme duke përfshirë edhe vetë kryetarin e kësaj Gjykate Enver Pecin, nuk ka pronë të paluajtshme të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshorten.

 

https://kallxo.com/asnje-gjyqtar-i-gjykates-supreme-nuk-ka-prone-te-perbashket-me-grua/?fbclid=IëAR0oat3K-yf-n6VenChEqqsdUKA8ËaaXëzqmcëiRqHkZKO9xëKdrinI3AFE

 

As nga prokuroret e prokurorive në vend, të cilët i kemi kontaktuar deri më tani nga më shumë se 90% prej tyre nuk kemi marrë përgjigje.

Pyetja të cilën ua kemi adresuar këtyre zyrtarëve ka qenë shumë e thjeshtë, kemi kërkuar nga ta të dimë a posedojnë pasuri të paluajtshme të cilën e kanë krijuar gjatë jetës së përbashkët martesore e të cilën e kanë të regjistruar në emër të përbashkët me bashkëshorte.

Ne si organizatë do të vazhdojmë me këmbëngulje të kërkojmë nga këta zyrtar që të na kthejnë përgjigje lidhur me pyetjet tona pasi që konsiderojmë se është obligim i tyre që në vazhdimësi të jenë të hapur dhe llogaridhënës para qytetarëve.